Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Iniciativa “Dialogu civil” e shkurton distancën midis institucioneve evropiane në Bruksel dhe njerëzve të zakonshëm

Robert Soltik
Foto: ec.europa.eu

Iniciativa “Dialogu civil” përbën një seri prej takimesh tematike, nëpërmjet të cilave përfaqësuesit e strukturave evropiane në Bruksel takohen sy më sy me qytetarët dhe bisedojnë për problemet e përbashkëta të bashkësisë. Ideja për organizimin e debateve të tilla pa skenar paraprak është krejtësisht e përbërjes së tanishme të Komisionit Evropian. Në Bullgari takimet e “Dialogut civil” organizohen tashmë disa vite jo vetëm në Sofje, por edhe në qytete të tjera të vendit. Në to gjithmonë bëjnë pjesë edhe përfaqësues të pushtetit – Presidenti, ministra, nëpunës të administratës shtetërore etj.

“Njerëzit ndiejnë se distanca midis tyre dhe nëpunësve të lartë po shkurtohet dhe shfrytëzojnë mundësinë të bëjnë pyetje më të ndryshme” – thonë gazetarët, të cilët gjithashtu janë të pranishëm dhe interesohen për rendin e ditës. Atyre u bën përshtypje se qytetarët vijnë me pyetje të përgatitura paraprakisht dhe madje po të mos ketë kohë për të pyetur për gjithçka, ata i lënë dosjet dhe po vazhdojnë ta presin përgjigjen. Kjo u jep bindje se zëri i tyre do të dëgjohet. “Mirëpo, çështja është deri ku shtrihen kompetencat e institucioneve evropiane dhe se si ato duhet t’i reagojnë një sinjali, ku alarmohet se ka abuzime me mjetet financiare. Në Bruksel nuk disponojnë organe hetuese, të cilat të bëjnë hetime të tilla. Është bukur t’i njohim rregullat, çfarë janë të drejtat e institucioneve në Bruksel kështu qe të mund të jenë të dobishme në zgjidhjen e problemeve konkrete të qytetarëve” – shënon gazetari, i cili ishte i pranishëm në debate. 

Tema më e vështirë për debatim sa u përket politikave të BE-së ishte ajo për valën e migrantëve drejt Evropës. “Kjo temë është në vend të parë ndër të gjitha 28 shtetet-anëtare, krahas temës së terrorizmit, por mendoj se ne nuk i kushtojmë vëmendjen e merituar” – thotë Robert Soltik, këshilltar në kryedrejtorinë “Komunikacionet” pranë Komisionit Evropian.

Kur të flasim për Evropën, ne duhet të flasim me njerëzit për gjithçka që u përket atyre. Distanca duhet të shkurtohet më shpesh, debatet duhet të zhvillohen edhe në qytetet dhe fshatrat e vogla, që të na kuptojnë zgjedhësit. Vendimet e drejta në BE merren nëpërmjet dialogut dhe respektimit të mendimit të njeriut të zakonshëm. Jemi dëshmitarë se si disa prej politikave të BE-së pranohen menjëherë, pa u menduar se si ato do të ndikojnë në bashkësitë e vogla. Letrat dhe ankesat e njerëzve shpeshherë nuk arrijnë tek instancat përkatëse në BE. Mirëpo, njerëzit në Bruksel janë si unë dhe ju, ata janë atje, sepse janë zgjedhur nga ne. Ne, komisionarët, mbajmë përgjegjësi për imazhin publik të BE-së, siç është në çdo një shoqëri demokratike. Parlamenti Evropian ka mekanizma dhe gjithashtu ushtron presion mbi Komision, kur të ndërmarrim disa iniciativa. Kurse buxheti evropian, i cili tani po diskutohet, në fakt është një instrument – kjo që ne mund t’u japim njerëzve të zakonshëm. Fakti se institucionet në BE ekzistojnë nga pothuajse 60 vjet dhe vendi juaj është aderuar në të kaluarën jo të largët, si Polonia, i detyrohet modelit të suksesshëm të BE-së.”

Si një shembull aktual i komunikacionit të suksesshëm në Evropë ishte shënuar komenti i zëdhënësit të Komisionit Evropian Margaritis Shinas. Ai me shaka komentoi rastin lidhur me lopën bullgare Penka, e cila kaloi pa problem kufirin bullgaro-serb, pas kësaj u kthye dhe nuk u prek nga sanksionet e direktivave evropiane, të cilat nuk lejojnë lëvizjen e pakontrolluar të kafshëve shtëpiake përmes kufijve shtetërorë. Kishte bërë aluzion midis komentit të Shinasit dhe temës aktuale të Brexitit. Ja dhe komenti: “Rroftë lopa Penka! Është bukur kur të largohesh nga BE-ja dhe pas kësaj gjithmonë mund të kthehesh prapë!”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bulqiza ka një potencial të madh turistik

Ndihma bullgare për zhvillimin e turizmit në bashkinë shqiptare të Bulqizës

Një projekt i financuar nga Bullgaria do të rrisë kapacitetet e punonjësve në administratën e Bashkisë së Bulqizës, Shqipëria Lindore, për zhvillimin e turizmit rural dhe malor në rajon, ku banon një pjesë e konsiderueshme e pakicës kombëtare..

botuar më 24-04-26 11.04.PD

Sa do të kushtojë tryeza e Pashkëve për bullgarët këtë vit?

Më thuaj çfarë ke në tavolinë që të të them se çfarë je duke festuar. Kështu, me shaka mund të shikojmë kalendarin bullgar të festave nga e kaluara deri në ditët e sotme. E vërteta është se tryeza ka qenë gjithmonë një element shumë i rëndësishëm i jetës..

botuar më 24-04-26 7.30.PD

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD