Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Angell Xhambazki: “Kufijtë e padukshëm pengojnë unitetin e Bashkimit Evropian”

БНР Новини
Foto: dw.com

Me fillimin e krizës ekonomike botërore në vitin 2018, Bashkimi Evropian hyri në “syrin” e stuhisë, efektet e së cilës akoma nuk janë plotësisht të qarta. Megjithëse që atëherë kaluan 10 vjet, po mbetemi me ndjenjën se ajo thellohet më shumë. Përveç kësaj problemet lokale dhe evropiane po shtohen – si këto të lidhura me refugjatët, me situatën në Itali, referendumin në Katalonjë, të cilin qeveria spanjolle nuk e njohu. Ngjarja e fundit, por ndoshta edhe më e rëndësishmja në këtë kontekst është dalja e Britanisë së Madhe nga BE-ja më 29 mars 2019. Ky vendim i një shteti sovran në fakt është shkëputja e ekonomisë së dytë për nga madhësia nga BE-ja dhe ngrit shqetësime serioze.

Se çfarë në fakt e provokoi divorcin mes Londrës dhe Brukselit dhe cilat janë mësimet që mund t’i nxjerrim nga kjo situatë – këto ishin temat e një forumi të zhvilluar në Sofje dhe të organizuar nga Partia e Konservatorëve dhe Reformistëve evropianë (ECR). Në të morën pjesë Zëvendës Kryetari i grupit parlamentar të ECR-së Sayed Kamall, deputetë nga Gjermania dhe Britania e Madhe. Nga pala bullgare fjalime mbajtën deputeti evropian Angell Xhambazki dhe juristi dhe profesori në Universitetin e Sofjes Atanas Semov. Sipas tyre fakti se Mbretëria e Bashkuar braktis familjen evropiane, nuk do të thotë se do të rrëzohen të gjitha urat mes tyre. Bashkëpunimi me BE-në do të vazhdojë në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes, për shkak të ekspertizës dhe mundësive, me të cilat disponon Mbretëria në këto sfera. Brexit-i u bë fakt për disa arsye, mendon profesori Semov:

СнимкаNjëra arsye për këtë votë të zgjedhësve në Mbretërinë e Bashkuar ishte nënvlerësimi i domosdoshmërisë për dialog të hapur dhe të sinqertë me qytetarët. U nënvlerësua nevoja për shpjegim të përpiktë të të gjitha përparësive dhe negativave që i sjell anëtarësia në Bashkimin Evropian. Gjithmonë kam besuar se ai, i cili e do BE-në, duhet ta kritikojë atë në mënyrë të hapur. Brexit-i në fakt ishte Brukselexit – një shenjë e qartë e mospranimit të dy realiteteve evropiane. Njëri nga këto realitete, për të cilat bëhet fjalë është mbirregullimi. Një shembull i mirë për të është dokumenti i lidhur me të dhënat personale, i njohur si GDPR. Por arsyeja akoma më e madhe për të ishte federalizmi i BE-së dhe ndjenja për kufizimin e sovranitetit të shteteve-anëtare.”

Një argument tjetër i rëndësishëm në favor të brexit-it ishte ftesa e bërë nga kancelarja Angela Merkel ndaj të gjithë refugjatëve dhe mesazhi i drejtuar ndaj tyre se janë të mirëpritur në Evropë. Ky është një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë e kufijve të jashtëm të BE-së. Kjo pasiguri ndikoi negativisht të gjitha shtetet-anëtare, sepse provokoi skepticizëm evropian dhe shtoi besimin në formacionet e ndryshme të djathta. Për këtë dëshmojnë rezultatet e zgjedhjeve në Austri dhe Itali, ku partitë e skajshme të djathta u bënë faktor i pashmangshëm në formimin e qeverive në Vjenë dhe Romë. Arsyejen e tretë për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja mund ta kërkojmë në dëshirën e Komisionit Evropian të përcaktojë rendin e ditës të shteteve-anëtare. Një përpjekje e tillë është ashtuquajturi pakt “Mobilitet”, i cili kërcënon vetë ekzistencën e kompanive transportuese në Evropën Juglindore. Deputeti bullgar nga Parlamenti Evropian Angell Xhambazki tha se debatet për këtë çështje kanë nxjerrë në pah në mënyrë të qartë kufijtë e padukshëm brenda BE-së:

Снимка"Nga njëra anë qëndrojnë ata, të cilët dëshirojnë që Bashkimi Evropian të bëhet një shtet federal shumëkombësh sipas shembullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në anën tjetër ndodhen njerëzit, për të cilët traditat dhe arritjet historike të kombeve të ndryshme kanë rëndësi të madhe. Shprehësi i tendencës së parë është Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili flet për unitet evropian, por në të njëjtën kohë provokon ndarje të BE-së – në vende “të vjetra” perëndimore dhe vende periferike nga duhet marrë punëtorë dhe ku shiten mallrat e prodhuara nga ekonomitë perëndimore. Në anën tjetër qëndrojnë shtetet Polonia, Hungaria, Austria, Italia. Kështu formohet një rend i ri i ditës në Evropë dhe mund të fillohet debati i vërtetë për të ardhmen e Bashkimit."

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Përbërja e qeverisë së përkohshme është gati

Kandidati për kryeministër të përkohshëm Dimitër Gllavçev ia prezantoi përbërjen e qeverisë së përkohshme kreut të shtetit Rumen Radev dhe përfaqësuesve të forcave politike në Kuvendin Popullor, pa BSP-në. Kryeministri - Dimitër Glavçev..

botuar më 24-04-05 11.12.PD

Autorizimet e ndryshuara të presidentit dhe situata e ndërlikuar pas zgjedhjes së një kryeministri në detyrë

Bullgaria nisi rrugën drejt zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare brenda tre viteve. Kjo u bë e qartë pasi të tre mandatet për formimin e qeverisë iu kthyen presidentit të paplotësuara. Deri para pak kohësh, në rreshtat e..

botuar më 24-04-02 2.05.MD

Marrëdhëniet bullgaro-rumune midis erës së ndryshimit dhe inercisë

Marrëdhëniet bullgaro-rumune janë duke u forcuar, pasi ekziston një kontekst ndërkombëtar dhe vullnet politik në një nivel të lartë në të dy vendet për zhvillimin e këtyre marrëdhënieve. Ka kaluar një vit që kur presidentët Rumen Radev dhe Klaus Iohannis..

botuar më 24-04-01 7.30.PD