Katër ikona unikale nga qyteti i lashtë bullgar Nesebër janë ekspozuar në Moskë në një nga muzetë më të mëdhenj në botë – “Galeria Tretjakovskaja”.
Dy nga ikonat janë të Shën Dhimitrit nga shekulli i 16 dhe i 17, një është e Shën Poliefkt nga shekulli i 15, kurse tjetra është e Shën Galinës nga viti 1809. Eksponatet janë pjesë nga ekspozita prestigjioze “Kryeveprat e artit kishtar bullgar” dhe do të tregohen në galeri deri në fillimin e muajit shtator.
Ekspertët rus të artit nënvizojnë se në qendrën e pjesës më të madhe të traditave ortodokse kishtare ndodhet kultura bizantine, por pavarësisht nga ky ndikim i fortë, ikonat bullgare kanë një stil të vet të posaçëm dhe dëshmojnë për origjinalitetin e shkollës vendase të pikturimit.
Foto: nessebarinfo.com
Pas romanit “Strehim kohe”, me të cilin shkrimtari Georgi Gopodinov dhe përkthyesja e romanit në anglisht Angela Rodel fituan çmimin prestigjioz “Booker”, lexuesit britanikë mund të njihen me një libër tjetër të Georgi Gospodinov – “Fizika e..
Piktori Donço Donçev përfaqëson Bullgarinë në një ekspozitë botërore për artin e krijuar nga materialet e ricikluara në kryeqytetin e Katarit, Doha. Ekspozita fillon më 18 shkurt dhe do të vazhdojë deri në fund të muajit. Bullgari do të prezantojë 10..
Portretet Popart të Vasill Levskit, të frymëzuara nga vepra e artistit Andy Warhol, janë krijuar nga nxënësit e klasës së njëmbëdhjetë në shkollën bullgare "Dr. Petër Beron" në Reding. "Nxënësit tanë e njohin mirë punën e Andy Warhol dhe për këtë arsye..