Katër ikona unikale nga qyteti i lashtë bullgar Nesebër janë ekspozuar në Moskë në një nga muzetë më të mëdhenj në botë – “Galeria Tretjakovskaja”.
Dy nga ikonat janë të Shën Dhimitrit nga shekulli i 16 dhe i 17, një është e Shën Poliefkt nga shekulli i 15, kurse tjetra është e Shën Galinës nga viti 1809. Eksponatet janë pjesë nga ekspozita prestigjioze “Kryeveprat e artit kishtar bullgar” dhe do të tregohen në galeri deri në fillimin e muajit shtator.
Ekspertët rus të artit nënvizojnë se në qendrën e pjesës më të madhe të traditave ortodokse kishtare ndodhet kultura bizantine, por pavarësisht nga ky ndikim i fortë, ikonat bullgare kanë një stil të vet të posaçëm dhe dëshmojnë për origjinalitetin e shkollës vendase të pikturimit.
Foto: nessebarinfo.com
Një ankand kushtuar artit bullgar modern dhe të pasluftës, duke përfshirë një përzgjedhje prej 104 veprash arti, do të mbahet në Sofje më 2 prill në Hyatt Regency Sofia, njoftoi BTA. Ndër eksponatet janë vepra ikonike të Jarosllav Veshinit dhe tre..
Kisha "Shën Nikollaj" e mjeshtrit Kolju Fiçeto në Veliko Tërnovo mori statusin e monumentit të kulturës me rëndësi kombëtare, raportoi korrespondentja e BNR Zdravka Masljankova nga Veliko Tërnovo. Në këtë mënyrë do të gjenden dy milionë eurot e..
Në Ditën Botërore të Teatrit - 27 mars, në një ceremoni në Teatrin Popullor "Ivan Vazov", u dhanë për të 50-tën herë çmimet e artit skenik "Ikarus". "Haga" u shpërblye për performancën më të mirë. Krijuar nga autorja ukrainase Sasha Denisova dhe..
Çdo vit në prag të festës së vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi, të alfabetit, arsimit dhe kulturës bullgare dhe letërsisë sllave - 24 maj, një..
Një riprodhim i dorëshkrimit të peshkopit Petar Bogdan "Për lashtësinë e atdheut dhe për çështjet bullgare" - traktati i parë historik për Bullgarinë,..