Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dubluesi Todor Llazarov: Adrenalina është gjithmonë më shumë nga frika

БНР Новини

Një jetë e përmbushur me sfida dhe befasi të shumta. Kështu në mënyrë fare të shkurtër mund të përshkruajmë rrugën e bashkatdhetarit tanë Todor Llazarov, nga një fshat i vogël  në rrethin e qytetit Bllagoevgrad deri në sheshin e xhirimit të filmave të disa nga prodhimeve më të shitura të Hollivudit. Të jetë dublues ose shtesë në film asnjëherë nuk ka qenë një qëllim për të, pavarësisht se prej 20 vjetëve dekoret janë shtëpia e tij e dytë.

Ëndrra e tij është ti përkushtohet krejtësisht sportit, për të cilën merr një përkrahje të plotë nga ana e prindërve të vet. Ai gjendet në Sofje kur është në moshën 19 vjeçare me shpresën se do të mund të gëzojë babanë e tij, po të bëhet futbollist në skuadrën e tij të dashur CSKA. Por, në vend të kësaj, një shok i tij e shpie me vete në një stërvitje në sambo. Ky sport e pushton Todorin për sekonda, kurse pasioni i tij e shpie deri tek skuadra kombëtare. Pas kohe merret dhe me një aktivitet stërvitës. Gjithmonë, kur është tek ne, gjen kohë të vizitoj përsëri sallën dhe të bisedojë me fëmijët, të cilët  stërviten aty. Thotë se, një takim me ta, e kthen optimizmin e tij, se pavarësisht nga të gjitha telashet dhe problemet, përmes të cilave kalojmë, do të mundim të drejtohemi dhe të vazhdojmë para. Në qoftë se jo ne, të paktën trashëgimtarët tanë.

Снимка

Një dorë e zgjatur prej një miku e çon Todorin për herë të parë “në teren” – për fotot e filmit të parë, në të cilin pavarësisht se është me një rol episodik, kupton se, kinemaja do të jetë një pjesë e pandarë nga jeta e tij që këtu e tutje. Pavarësisht se puna e tij është jashtëzakonisht ngarkuese për trupin, ai është kategorik se, dublimet janë një gjë pa të cilat nuk mundet. Shpesh për shkak të adrenalinës, kërkon sfida të reja dhe të reja, pavarësisht se nganjëherë kuadrot në të cilat ai merr pjesë xhirohen nga disa ditë. Pikërisht kjo e detyron të pranojë dhe ftesën e shefit të kinostudios “Nju Bojana”, Arif Lerner, të bëhet pjesë nga shkolla për dublues, të cilën e hapin në kompleksin e studios. Sot, aty mësojnë 35 veta, por sipas Llazarovit, nuk ka sesi ta mësosh këtë zanat i mbyllur në sallë. Kjo rastis, pavarësisht nga të gjitha rreziqet, vetëm në kohën e xhirimit. Në një moment kalon një dridhje dhe aftësia të bësh të pamundurën, bëhet një pjesë prej teje. Udhëtimi po kështu bëhet një pjesë nga ditët e tua të përditshme, me qenë se shumë shpesh fotot e filmave rrjedhin paralelisht në disa shtete dhe bile dhe në disa kontinente.

Снимка

Për 20 vjet Todori ka vizituar qindra shtete në pothuajse të gjitha kontinentet. Ka marrë pjesë në fotot në Kolumbi, Malajzi, Indi, në Zelandën e Re, Shtetet e Bashkuara, si dhe në shumë shtete evropiane. Ka luajtur në mbi 60 filma, mes të cilave “Troja”, “Të pamposhturit”,”Kronikat e Narnias” e të tjera ku numri i tyre vazhdon të rritet. Momentet e rralla, kur nuk fluturon në rrugë drejt aventurës së re, Todor shfrytëzon rastin të kthehet në shtëpi dhe të ndihmojë si fëmijët nga salla e sambos, ashtu dhe njerëzit e moshuar dhe të sëmurë, përmes fondacionit të vet “Të falënderoj”. Çfarë e motivon ta krijojë dhe cilat janë motivet e tij?

Ta krijoj më shtyu fakti se, shteti tonë nuk është në gjendje tu ndihmojë njerëzve të shumtë dhe nevojtarë të cilët janë të sëmurë dhe të moshuar”, tregon Todor Llazarov. “Unë prej shumë viteve mundohem të ndihmojë me aq sa mundem, por në një moment vendosa se mund të bëj diçka më tepër. Prandaj krijova fondacionin, ku ideja ime ishte të takohem me njerëzit të cilët janë në nevojë dhe me ata, të cilët do të donin tu ndihmojnë. Bëra një propozim për telefon, i cili quhet “të falënderoj”. Ka njerëz të shumtë në Bullgari, të cilët duan të ndihmojnë, por janë të gënjyer tepër shumë. Siç e dimë, ka raste të shumta, në të cilat “nevojtarët” përfitojnë nga mirësia e tjetrit. Me aplikimin tim dua që tu shmangem pikërisht mundësisë për spekulime dhe mashtrime. Kur ti e gënjen një njeri, ai nuk mund të të besoj më lehtë. Qëllimi im është që ai i cili ka dëshirë të ndihmojë ta bëjë personalisht para nevojtarit dhe jo unë ta shtyj me parulla të ndryshme, në mënyrë që të dhurojë para.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD

PE vendosi: E drejta e abortit duhet të bëhet pjesë e Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së

Përfshirja e të drejtës së abortit në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së – këtë e mbështeti shumica në Parlamentin Evropian dhe tregoi një përgjigje vendimtare ndaj sulmeve në rritje ndaj grave dhe të drejtave të tyre nga e djathta ekstreme..

botuar më 24-04-24 2.37.MD
At Aleksandër Çëkërëk

Ajo që u krijua nga At Aleksandër Çëkërëk në Edrene po jep fryte

Para shpërthimit të Luftës Ballkanike 1912-1913, bullgarët në rajonin e Trakisë së Edrenesë numëronin 410 724 persona, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të atëhershme të Bullgarisë. Me marrjen e kalasë së Edrenesë më 26 mars 1913,..

botuar më 24-04-24 7.10.PD