Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

17-vjeçari Zvezdin Besarabov: Njerëzit duhet të zgjerojnë kreativitetin e tyre, çdo gjë tjetër mund ta bëjnë makinat

БНР Новини
Foto: dnevnik.bg

Ëndërron të bëjë një shpikje të stërmadhe në shkencë, me ndihmën e së cilës njerëzit do të shpëtohen nga rreziku i madh, i cili kërcënon ekzistencën e tyre në Planet– ndoshta kështu ai do të provojë se e meriton emrin e tij, me të cilin renditet ndër yjet („Zvezdin“ vjen nga fjala “звезда” që do të thotë “yjë”).

Ai është Zvezdin Besarabov nxënës 17-vjeçar në Gjimnazin e matematikës dhe shkencave natyrore në Sofje – mendimtar, shpikës dhe vizionar. Para pak kohe ai fitoi dekoratën e garës më të madhe për gjimnazistë të lidhur me shkencën dhe inxhinierinë – International Science and Engineering Fair (Intel ISEF). Falë fondacionit “Mohiba” të mbretit të Arabisë Saudite, e cila ndihmon fëmijë të talentuar, Zvezdin do të mund ta zgjedhë universitetin, në të cilin dëshiron të vazhdojë arsimin e vet. Në punën e tij të prezantuar në garën në fjalë djali i mençur analizon kriptovalutat, informacionet për transaksionet e të cilave janë në dispozicion të publikut. Në bazë të këtyre informacioneve dhe me ndihmën e intelektit artificial ai ofron një instrument për parashikim më të saktë të çmimit të tyre në të ardhmen.

Foto: cryptodnes.bg

Akoma në orën e partë të informatikës në shkollë kur isha në klasën e tetë kuptova se me shkrimin e disa rreshtave kod mund të krijohet një program i thjeshtë kompjuterik – tregon për fillimin e veprimtarisë së tij Zvezdin Besarabov. – Dhe atëherë kuptova se krijimi i programeve nuk është një gjë e vështirë. Kështu në fillim bëra disa lojëra kompjuterike, njërën prej të cilave e ofrova në dyqan aplikacionesh për Android. Pastaj zbulova një makinë, e cila riprodhon në mënyrë të përpiktë shkrimin e përdoruesit dhe me të ai mund të shkruajë tekste mbi letër dhe duke përdorur stilolaps. Njerëzit prej shumë kohe nuk e përdorim stilolapsin. Kjo shpikje mund të jetë e dobishme për shembull për mbishkrime mbi ftesa dasme ose kartolina të ndryshme. Teksti i shkruar me dorë gjithmonë duket më mirë dhe të ngroh zemrën.

Foto: arkiv personal

Një nga përjetimet më me vlerë për shpikësin e ri në botën e shkencës ishte qëndrimi i tij në CERN, ku shkencëtarët me ndihmën e përshpejtuesit të grimcave përpiqen të zbulojnë të fshehtat e ligjeve themelore dhe zanafillës së gjithësisë.

Të gjithë njerëzit atje, pa përjashtim janë më të mençur sesa isha unë – gjë, e cila për mua është shumë frymëzuese dhe motivuese. Dhe në të njëjtën kohë kjo më dha shpresë për të ardhmen e njerëzimit. Për mua ishte me rëndësi të madhe komunikimi me njerëzit e shkencës së madhe. Atje e shikoja se si ata zgjidhin problemet e vërteta të shkencës” – nuk e fsheh entuziazmin e tij Zvezdin.

Foto: arkiv personal

Sipas tij problemet globale, të cilët tashmë janë në rendin e ditës së njerëzimit janë lidhur me mjedisin, me ndotjen e oqeaneve, ngrohjen globale, me politikën joefektive sociale në shumë vende të botës. Por politikanët nuk merren me to në mënyrën e duhur, anashkalojnë kërcënimet dhe nuk mendojnë se shkenca duhet zhvilluar me prioritet. Zvezdin Besarabov mendon se në këtë situatë vetëm shkencëtarët mund të punojnë për evitimin e katastrofës së pashmangshme, drejt së cilës po ecim me hapa të mëdha.

Stephen Hawking mendonte në mënyrë realiste, duke këshilluar njerëzit të kërkojnë një planet të ri – në se ata vazhdojnë t’i injorojnë problemet globale të planetit tonë në një moment do të duhet të ikim nga Toka, sepse shumë procese të pakthyeshme janë duke ecur – tha ai duke parashikuar të ardhmen tonë – Pas pesë apo dhjetë vitesh pothuaj të gjitha profesionet do të zbatohen nga makinat dhe robotët. Intelekti artificial do të dominojë tregun e punës. Për këtë arsye nxënësit dhe studentët duhet të zhvillojnë kreativitetin e tyre – ata nuk duhet më mësojnë përmendësh fakte dhe veprime mekanike, sepse vetëm atëherë automatizimi i botës nuk do të ndikojë negativisht jetën e tyre. Në këtë kuptim njerëzit duhet të përpiqen vazhdimisht të krijojnë diçka të re, sepse ky është kuptimi i ekzistencës së tyre. Të gjitha gjërat e tjera do të mund t’i bëjnë makinat.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bulqiza ka një potencial të madh turistik

Ndihma bullgare për zhvillimin e turizmit në bashkinë shqiptare të Bulqizës

Një projekt i financuar nga Bullgaria do të rrisë kapacitetet e punonjësve në administratën e Bashkisë së Bulqizës, Shqipëria Lindore, për zhvillimin e turizmit rural dhe malor në rajon, ku banon një pjesë e konsiderueshme e pakicës kombëtare..

botuar më 24-04-26 11.04.PD

Sa do të kushtojë tryeza e Pashkëve për bullgarët këtë vit?

Më thuaj çfarë ke në tavolinë që të të them se çfarë je duke festuar. Kështu, me shaka mund të shikojmë kalendarin bullgar të festave nga e kaluara deri në ditët e sotme. E vërteta është se tryeza ka qenë gjithmonë një element shumë i rëndësishëm i jetës..

botuar më 24-04-26 7.30.PD

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD