Artisti me famë botërore për art rrugor Nasimo po vizaton mbi fasadën e një ndërtese në qendrën e Sofjes dhe do të ndryshojë tërësisht pamjen e saj. Kjo bëhet në lidhje me Vitin evropian të trashëgimisë kulturore dhe në kuadrin e një nga festivalet e reja të Sofjes, i cili shpejt fiton popullaritet gjithnjë e më të madh. Sivjet një lagje e tërë e kryeqytetit do të ndryshohet – premtojnë organizatorët. Ata janë krijues nga kolektivi “kvARTal”, i cili zhvillon veprimtarinë e tij në territorin e rajonit qendror të Sofjes, të njohur në fillimin e shekullit të 20-të si Lagja e Hebrenjve (mes bulevardeve “Maria Luiza”, “Levski”, “Slivnica” dhe “Dondukov”).
Për një periudhë të gjatë ai mbetet në harresë dhe pak nga pak rrëzohet. Vitet e fundit entuziastët nga “kvARTal”, ndër të cilët janë “Shtëpia e Kinemasë”, fondacioni artistik “DOMA” dhe Shoqata e Trashëgimisë Arkitekturale kanë një mision të rëndësishëm – ta rikthejnë shpirtin specifik të këtij vendi dhe ta shndërrojnë në një lagje të arteve, sipas shembullit të shumë kryeqyteteve evropiane.
Sot fillon edicioni i tretë i festivalit (14-16 shtator), kurse motoja e ngjarjes është “RIstart: kvARTal i përgjigjet kohës” – kohës, e cila ka mbuluar me gjurmët e viteve rajonin më autentik të Sofjes nga fillimi i shekullit të XX-të.
Na pret një program të pasur, vende të reja në të hapur” – shpjegon Aleksandra Genova – një nga organizatorët, e cila jeton në lagje. “Jemi shumë të lumtur për këtë se na lejuan të mbyllim për lëvizje të automjeteve disa nga rrugët – kjo na siguron më shumë hapësirë për banuesit dhe mysafirët e rajonit. Lagja i ka problemet e vendeve të mbipopulluara dhe mbyllja e rrugëve gjatë ditëve të festës do të sigurojë rehati për njerëzit.
Ngjarjet muzikore do të zhvillohen në ndërtesën qendrore tregtare “Centralni Hali”. Në një skenë të posaçme atje vizituesit mund të shikojnë banda të ndryshme.
Theksi kryesor i edicionit të sivjetshëm është vizatimi mbi mure, shpjegoi Aleksandra Genova. Në lidhje me festën profesionale të zjarrfikësve (14 shtator) një nga fasadat e godinës së Brigadës së zjarrfikësve, do të mbulohet me vizatime. Kjo është detyra e artistëve nga “140 ideas” , të cilët në vitin 2017 ndryshuan tërësisht imazhin e qytezës bregdetare Sozopol. Bashkë me ta do të punojë dhe piktori i talentuar Jasen Sgurovski.
Qëllimi ynë tjetër është të tregojmë trashëgiminë arkitekturale të lagjes së vjetër të hebrenjve – vazhdon Aleksandra Genova. Vizituesit do të mund të mësojnë më shumë për arkitekturën dhe historinë e ndërtesave të njohura në kuadrin e shëtitjeve të organizuara gjatë këtyre 3 ditëve.
Në programin e festivalit “kvARTal” 2018 do të ketë dhe vizita “gourme”, punishte të ndryshme për fëmijët, do të zhvillohet një diskutim të hapur, kushtuar të ardhmen e kësaj pjese të Sofjes.
Përpiloi: Rosica Petkova
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Foto: fest-bg.com, BTA dhe BGNES
Nisma për mbledhjen e kapakëve prej plastmase e njohur si "Kapakë për të ardhmen" vazhdon të gjenerojë energji pozitive. Prej disa vitesh ajo ka treguar se si një produkt i mbeturinave si kapakët e shisheve plastike mund të bëhet simbol i së..
Fizikë argëtuese me eksperimente nga të gjitha fushat e fizikës, demonstrime të metodave për kërkimin e botëve të reja në hapësirë, kushtet e nevojshme për të quajtur një planet "binjaku i Tokës", një takim me kërkuesit bullgarë të ekzoplaneteve..
700 janë bullgarët e diagnostikuar me hemofili. 100 prej tyre janë fëmijë. Sëmundja është zakonisht e trashëgueshme dhe rekomandimi për familjet është që të ekzaminojnë djemtë e tyre të porsalindur menjëherë pas lindjes. Deri para pak kohësh..
Përfshirja e të drejtës së abortit në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së – këtë e mbështeti shumica në Parlamentin Evropian dhe tregoi një përgjigje..
61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë..
Më thuaj çfarë ke në tavolinë që të të them se çfarë je duke festuar. Kështu, me shaka mund të shikojmë kalendarin bullgar të festave nga e kaluara deri..