Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillon edicioni i tretë i festivalit “kvARTal” në Sofje

БНР Новини
Foto: fest-bg.com

СнимкаArtisti me famë botërore për art rrugor Nasimo po vizaton mbi fasadën e një ndërtese në qendrën e Sofjes dhe do të ndryshojë tërësisht pamjen e saj. Kjo bëhet në lidhje me Vitin evropian të trashëgimisë kulturore dhe në kuadrin e një nga festivalet e reja të Sofjes, i cili shpejt fiton popullaritet gjithnjë e më të madh. Sivjet një lagje e tërë e kryeqytetit do të ndryshohet – premtojnë organizatorët. Ata janë krijues nga kolektivi “kvARTal”, i cili zhvillon veprimtarinë e tij në territorin e rajonit qendror të Sofjes, të njohur në fillimin e shekullit të 20-të si Lagja e Hebrenjve (mes bulevardeve “Maria Luiza”, “Levski”, “Slivnica” dhe “Dondukov”).

Për një periudhë të gjatë ai mbetet në harresë dhe pak nga pak rrëzohet. Vitet e fundit entuziastët nga “kvARTal”, ndër të cilët janë “Shtëpia e Kinemasë”, fondacioni artistik “DOMA” dhe Shoqata e Trashëgimisë Arkitekturale kanë një mision të rëndësishëm – ta rikthejnë shpirtin specifik të këtij vendi dhe ta shndërrojnë në një lagje të arteve, sipas shembullit të shumë kryeqyteteve evropiane.

Sot fillon edicioni i tretë i festivalit (14-16 shtator), kurse motoja e ngjarjes është “RIstart: kvARTal i përgjigjet kohës” – kohës, e cila ka mbuluar me gjurmët e viteve rajonin më autentik të Sofjes nga fillimi i shekullit të XX-të.

Снимка

Na pret një program të pasur, vende të reja në të hapur”
– shpjegon Aleksandra Genova – një nga organizatorët, e cila jeton në lagje. “Jemi shumë të lumtur për këtë se na lejuan të mbyllim për lëvizje të automjeteve disa nga rrugët – kjo na siguron më shumë hapësirë për banuesit dhe mysafirët e rajonit. Lagja i ka problemet e vendeve të mbipopulluara dhe mbyllja e rrugëve gjatë ditëve të festës do të sigurojë rehati për njerëzit.

Снимка

Ngjarjet muzikore do të zhvillohen në ndërtesën qendrore tregtare “Centralni Hali”. Në një skenë të posaçme atje vizituesit mund të shikojnë banda  të ndryshme.

Снимка

Theksi kryesor i edicionit të sivjetshëm është vizatimi mbi mure, shpjegoi Aleksandra Genova. Në lidhje me festën profesionale të zjarrfikësve (14 shtator) një nga fasadat e godinës së Brigadës së zjarrfikësve, do të mbulohet me vizatime. Kjo është detyra e artistëve nga “140 ideas” , të cilët në vitin 2017 ndryshuan tërësisht imazhin e qytezës bregdetare Sozopol. Bashkë me ta do të punojë dhe piktori i talentuar Jasen Sgurovski.

Снимка

Qëllimi ynë tjetër është të tregojmë trashëgiminë arkitekturale të lagjes së vjetër të hebrenjve
– vazhdon Aleksandra Genova. Vizituesit do të mund të mësojnë më shumë për arkitekturën dhe historinë e ndërtesave të njohura në kuadrin e shëtitjeve të organizuara gjatë këtyre 3 ditëve.

Снимка

Në programin e festivalit “kvARTal” 2018 do të ketë dhe vizita “gourme”, punishte të ndryshme për fëmijët, do të zhvillohet një diskutim të hapur, kushtuar të ardhmen e kësaj pjese të Sofjes.

Përpiloi: Rosica Petkova
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: fest-bg.com, BTA dhe BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët nuk janë ndër entuziastët për votën evropiane

Të lodhur nga kriza politike që vazhdon për të tretin vit me përsëritjen e pafundme të zgjedhjeve parlamentare, bullgarët nuk janë entuziastë për zgjedhjet evropiane. Gatishmëria e tyre për të marrë pjesë në to është më e ulët në krahasim me vitin..

botuar më 24-04-17 8.59.PD

Kujt dhe si i lëshohet Karta Blu e BE-së për të drejtën e punës në Bullgari?

Radio Bullgaria, si program i BNR-së, i botuar në 11 gjuhë, ka një audiencë të shpërndarë në gjashtë kontinente. Një pjesë e saj ka një qëndrim të veçantë ndaj vendit tonë dhe dëshiron të mësojë më shumë për historinë, kulturën, traditat dhe të..

botuar më 24-04-17 7.30.PD

Medalje argjendi për Bullgarinë nga Olimpiada e Shkencave Eksperimentale

Dy medalje argjendi fituan ekipet bullgare në Olimpiadën Evropiane të Shkencave Eksperimentale EOES 2024, e cila u mbajt nga 7 deri më 14 prill 2024 në Luksemburg, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Nxënësit tanë garuan kundër 45 ekipeve nga..

botuar më 24-04-16 2.38.MD