Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Emra të rinj, vepra të painterpretuara deri tani dhe muzikë klasike bullgare në stinën e re të Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare

БНР Новини

Sivjet Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare /BNR/ feston shtatë dekada prej krijimit të saj. Shtatëdhjetë janë edhe stinët krijuese, në qoftë se përfshijmë atë, e cila fillon më 28 shtator, me koncert në sallën e kryeqytetit “Bullgaria”.

Çfarë përfshin programi, me të cilin muzikantët e Orkestrës Simfonike të BNR-së e vënë fillimin e serisë së re të ngjarjeve të rëndësishme muzikore. Këtë e mësojmë nga dirigjenti Mark Kadin.

E hapim stinën tonë festive me muzikën e bullgares “Dobrinka Tabakova – një emër e rëndësishme ndër kompozitorët bashkëkohorë, veprat e së cilës interpretohen në mbarë botën. Tonët e parë, që do të dëgjojë publiku në koncert, do të jenë nga pjesa e saj “Kometa e Orfeut” – muzikë festive, e cila është shumë solemne dhe i jep impuls tërë stinës. Do të vazhdojmë me Koncertin e dytë për Piano të Shopenit, në skenë do të jemi partnerë me pianisten e njohur ruse Anna Tsybuleva, laureate në disa konkurse ndërkombëtare. Do të interpretojmë një prej margaritarëve në krijimtarinë e Dvorzhakut – Simfoninë e tij të tetë. Ajo është deri diku në hijen e “Simfonisë së tij të Nëntë, por gjithashtu është shumë e bukur.

Programet e ardhshme përfshijnë edhe vepra të tjera bullgare, si dhe vepra të përfaqësuesve të shkollave të ndryshme, të cilat interpretohen, ose tingëllojnë rrallë te ne.

СнимкаPër ne është me rëndësi të paraqesim jo vetëm muzikën bashkëkohore bullgare, por edhe ta mirëmbajmë interesin ndaj krijimtarisë së kompozitorëve të brezave të kaluar. Në program kemi vepra të Ljubomir Pipkovit, Aleksandër Rajçevit.Koncerti më 01.02.2019 i është kushtuar përvjetorit të 80 të lindjes së Georgi Minçevit – një prej figurave më të shquara në muzikën bashkëkohore bullgare. Vetë kompozitori ia ka dhënë titullin “Përulje e madhe para mësuesve të mi”, sepse në program janë përfshirë jo vetëm vepra të tij, por edhe të  pedagogëve të tij – Marin Goleminov, Rodion Shtedrin, Aram Haçaturjan. Desha t’i kushtoja vëmendje edhe koncertit, i cili do të mbahet më 15 mars – Dita e Pavarësisë së Hungarisë. Ia kushtoj këtij vendi të mrekullueshëm. E ftuam violinistin e njohur Kristof Barati, i cili zuri vendin e vet ndër violinistët më të mëdhenj. Mendoj se publiku bullgar do ta vlerësojë mjeshtërinë e tij. Më 17 maj 2019 për herë të parë në Bullgari do të interpretojmë suitën prej filmit “Shpirtrat e vdekura” të Alfred Shintke, si dhe muzikën e Prokofievit për filmin e parealizuar “Dama Pika”. Kuptohet që koncertet e tjera në programin tonë gjithashtu meritojnë vëmendje. Në ndonjë prej tyre ka diçka interesante për publikun.

Çfarë është ideja e përbashkët, e cila i bashkon 12 programet e koncerteve? Ja përgjigja e maestros:

Koncepti, për të cilin e përgatitim programin, është i thjeshtë. Nuk kemi shumë koncerte, sepse detyra jonë kryesore si radio-orkestër janë incizimet. Kemi më pak shfaqje në sallat e koncerteve në krahasim me orkestrat e tjera. Prandaj përpiqemi që çdo një program yni të dallohet nga të tjerat dhe publiku të mësojë diçka të re. Prandaj edhe solistët nuk janë ndër emrat më të njohur. Kemi dëshirë që të punojmë me interpretues të rinj – ata janë brezi i ri dhe ndoshta pas disa vitesh do të radhiten ndër yjet e mëdha të kohës moderne. Na pëlqen të zbulojmë emra të rinj – Anna Tsybuleva, Fabian Müller, i cili do të jetë solist në koncertin për piano të Shumanit më 9 nëntor. Nuk mund të injorojmë atë që pëlqehet nga publiku, por përpiqemi të mirëmbajmë standarde të larta në interpretimin e “hiteve”, t’i interpretojmë kështu, siç nuk i ka interpretuar askush para nesh.”

Në fund të stinës së kaluar krijuese muzikantët nga Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare protestuan për paga më të denja. Orkestra mbajti koncerte të improvizuara në të hapur, nën dirigjimin e Maestros.

Aktualisht zhvillohen bisedime në nivelin më të lartë qeveritar dhe shpresoj se gjatë javëve, ose muajve në vijim tashmë nuk do të flasim për këtë. Për fat të keq problemi ende nuk është i zgjidhur, por ne nuk mund ta ndalojmë procesin e punës. Pikërisht të gjitha këto 70 vite të provave të përditshme, të koncerteve dhe incizimeve të shumta e bëjnë formacionin të jashtëzakonshëm dhe të një niveli të lartë” – vuri në dukje gjithashtu dirigjenti i njohur.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Ani Petrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Koncert i Korit të Dhomës së Sofjes "Vasill Arnaudov"

Në vitin 2024, Shtëpia e Kulturës e Institutit Kulturor Komunal "Sredec" në Sofje feston 50 vjet nga themelimi i saj - rast që stafi i Shtëpisë po e shënon me një sërë ngjarjesh. Ndër to është edhe koncerti i Korit të Dhomës të Sofjes “Vasill..

botuar më 24-04-25 8.10.PD

“Përralla" e grupit P.I.F. me një version të ri

Një version i ri dhe tejet emocionues i këngës së tyre legjendare “Përrallë” do të prezantohet nga muzikantët e grupit P.I.F. Emra ikonë nga estrada bullgare janë ndër këngëtarët që marrin pjesë në incizimin e ri. Kështu, në vend të zërit të..

botuar më 24-04-24 8.10.PD

Kënga e lidh të renë Viktoria Asenova me autorë të hiteve në Itali

Kur një person zbulon talentin brenda vetes, asgjë nuk mund ta ndalojë atë të zhvillohet dhe të ndjekë rrugën e ëndrrave të tij. Dhuntinë e të kënduarit dhe të interpretuarit në skenë e ka këngëtarja e re Viktoria Asenova. Ajo filloi të merret me..

botuar më 24-04-21 12.45.MD