Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Antoni Donçev: “Na pret një stinë shumë e fortë dhe emocionuese”

БНР Новини

Big bendi i Radios Kombëtare Bullgare dhe dirigjenti i tij Antoni Donçev do të hapin stinën e vet të re të koncerteve më 4 tetor, në studion numër 1 të mediаs sonë. Programi i është kushtuar trumpetistit të madh dhe kompozitor Majlls Dejvis (Miles Davis), i cili deri më sot është idhull për shumë muzikantë të xhazit. Solistët janë 3 trumpetistë të shkëlqyer bullgarë – Rosen Zahariev-Roko, Mihaill Josifov dhe Venci Bllagoev. Hollësira për këtë koncert, si dhe për ngjarjet e tjera të cilat do të zhvillohen, mësojmë nga Antoni Donçev:

Gjatë stinës së re kemi përgatitur një muzikë shumë emocionuese, muzikë, të cilën sipas nesh publiku e meriton. Shpesh shija e publikut tonë nënvleftësohet. Mendohet se duhet t’i ofrohet diçka të lehtë, “dëfryese”. Ne na pëlqen balancimi – përveç të sjellë një kënaqësi, muzika mund ta detyrojë njeriun të mendojë, ajo mund ta prekë thellë, ose ta frymëzojë. Fillojmë me një program, të cilin e kam quajtur Electric Miles. Ai përfshin këngë nga periudha e fundit e Majlls Dejvisit, kur ai ekzekuton bashkë me interpretues, të cilët krijojnë një muzikë “më komunikatave” dhe njëkohësisht me këtë mjaft “të vërtetë” dhe “të madhe”. Do të ketë dy koncerte, të cilat do t’u ndajnë një nderim të merituar kolegëve tanë. Mjerisht, njëri prej tyre nuk është më midis nesh. Bëhet fjalë për kompozitorin Aleksandër Brëzicov, i cili ka punuar vite të tëra me radhë për Big Band-in e Radios Kombëtare Bullgare. Ajo të cilën do ta interpretojmë është një pjesë e vogël nga krijimtaria e tij, ai ka këngë dhe pjesa të papërsëritshme. I përkushtojmë dhe një koncert dhe flautistit Simeon Shterevit-Banana. Ai është muzikanti i vetëm bullgar, i cili ka marrë pjesë në klasifikimet e mëdha të xhazit. Ne pranojmë si një detyrim t’i nderojmë personalitete të tilla dhe të punojmë me ta gjithmonë, kur është e mundur. Në fund të vitit planifikojmë një koncert me rastin e Krishtlindjeve me muzikë të shkëlqyer dhe solistë Petër Sallçev, Vasill Petrov, “Radiofëmijët”... Për herë të parë në afishen tonë është një program i titulluar “Xhaz në klasikë”. Shpresoj që të bëhet një varg i tërë, me qenë se tema është shumë interesante – shumë nga kompozitorët e mëdhenj të shekullit të 20-të fare hapur i drejtohen xhazit në disa nga veprat e veta.”

Në koncertin “Xhazi në klasikë” solistët janë klarinetisti nga Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare Danço Radevski dhe violonçelisti i ri Atanas Krëstev. Do të vazhdojë dhe vargu “Big Band - Akademia e Xhazit” e cila u jep rrugë interpretuesve të rinj të kësaj muzike. Muzikantët e xhazit presin shfaqje të përbashkëta me miq nga jashtë, por tani për tani i ruajnë si sekret emrat e tyre.

Bendi ynë do të ekzekutojë dhe me muzikantin tonë të madh Angjell Zaberski-biri – thotë akoma Antoni Donçev. Siç dihet, ai ka hyrë shumë thellë në muzikën për Big Band, kjo është diçka shumë e dashur për të. Dua ta ftoj atë si dirigjent mik – të realizojë një projekt me bendin tonë dhe të interpretojë muzikën e vet.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Koncert i Korit të Dhomës së Sofjes "Vasill Arnaudov"

Në vitin 2024, Shtëpia e Kulturës e Institutit Kulturor Komunal "Sredec" në Sofje feston 50 vjet nga themelimi i saj - rast që stafi i Shtëpisë po e shënon me një sërë ngjarjesh. Ndër to është edhe koncerti i Korit të Dhomës të Sofjes “Vasill..

botuar më 24-04-25 8.10.PD

“Përralla" e grupit P.I.F. me një version të ri

Një version i ri dhe tejet emocionues i këngës së tyre legjendare “Përrallë” do të prezantohet nga muzikantët e grupit P.I.F. Emra ikonë nga estrada bullgare janë ndër këngëtarët që marrin pjesë në incizimin e ri. Kështu, në vend të zërit të..

botuar më 24-04-24 8.10.PD

Kënga e lidh të renë Viktoria Asenova me autorë të hiteve në Itali

Kur një person zbulon talentin brenda vetes, asgjë nuk mund ta ndalojë atë të zhvillohet dhe të ndjekë rrugën e ëndrrave të tij. Dhuntinë e të kënduarit dhe të interpretuarit në skenë e ka këngëtarja e re Viktoria Asenova. Ajo filloi të merret me..

botuar më 24-04-21 12.45.MD