Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja në rehabilitim: po rritet, vallë a po zbukurohet?

БНР Новини
Foto: BTA

Aktualisht një pjesë e rëndësishme e qendrës së kryeqytetit bullgar Sofja i ngjan një sheshi të madh të ndërtimit. Rehabilitohen dhe rinovohen rrugë, bulevarde, lulishte, trase të tramvajeve, të gjitha ato me rëndësi për qytet. Ndaj të gjitha këtyre duhet të shtojmë edhe disa projekte private për rrokaqiej. Në praktikë një pjesë e rëndësishme e qendrës së qytetit është e paarritshme, e zhytur në pluhur dhe mbeturina të ndërtimit dhe të pakalueshme si për këmbësorët, ashtu edhe për automobilat dhe transportin urban. Objektet e rehabilitimit të veçuara rreth e përqark me gardha të larta prej metali nuk u lejon qytetarëve kureshtarë të shikojnë se çfarë ndodh prapa tyre, punojnë apo jo punëtorët dhe teknika. Ka kohë, thonë nga bashkia – afatet për përfundimin e rehabilitimeve përfundojnë pranverën e vitit të ardhshëm. Mirëpo, kryeqytetasit dhe miqtë e qytetit vështirë kalojnë pranë këtyre objekteve. Për më tepër, se dëshmitë e disa reporterëve mediatikë të cilët arritën të fotografojnë atë që bëhet prapa gardhave prej metali, nuk japin shkas për gëzim.

Motoja e Sofjes është “Po rritet, por nuk plaket”. Më kureshtarët sot bëjnë pyetjen: krahas rritjes, arrin të zbukurohet apo jo kryeqyteti, ose harxhohen para, edhe evropiane, për lavdinë e ndonjë pushtetari, duke bërë aluzion me kryetaren e bashkisë së qytetit Jordanka Fandëkova. Ajo tërhoqi zemëratën e sofianasve ashtu, që ata organizuan mitingje të protestës nën dritaret e kabinetit të saj në bashkinë e kryeqytetit. Nga ana e vet ajo pa u ndërprerë shpjegon, se rehabilitimet akoma nuk janë të përfunduara dhe prandaj nuk mund të thuhet a janë të mira ose të këqija dhe shton se për punën e kryer keq bashkia nuk do t’u paguajë firmave të ndërtimit edhe do ta gjobojë. “Prapë do të ketë rehabilitime të rehabilitimeve” thonë lidhur me këtë qytetarët e pakënaqur të cilët gjithnjë e më shpesh përmendin edhe fjalën “korrupsion”.

Nga pak gjërat, të cilat disa arritën të shikojnë prapa gardhave prej llamarine në mediat u përhapën disa fotografi dhe reportazhe shqetësuese – mungesa e shijes estetike, mosrespektimi i stilistikës së qytetit, punë e keqe, materiale me cilësi të ulëta... Indinjatës së njerëzve të zakonshëm iu bashkua edhe biznesi. Rrugët në rehabilitim janë me shumë dyqane, të cilat për shkak të meremetimeve humbin klientë, për më tepër se disa prej këtyre objekteve tregtare edhe u mbyllën deri në përfundimin e punimeve të rehabilitimit.

Në parim sofianasit nuk janë kundër modernizimit të qytetit. Dëshmi për këtë janë zgjerimi, ristrukturimi dhe rehabilitimi i shumë rrugëve, bulevardeve, shesheve, parqeve dhe lulishteve. Të gjitha ato punime krijuan vështirësi të shumta për njerëzit, por projektet u sollën banorëve të qytetit dobi reale. Shembulli më i mirë në këtë drejtim është ndërtimi i metrosë së Sofjes. Dy lindja tashmë janë të përfunduara dhe punojnë. Aktualisht po ndërtohet linja e tretë dhe ndërtimi i stacioneve të saj gjithashtu shkel qetësinë e banorëve, por ata nuk protestojnë për këtë. Thënë me një fjalë nuk ka asnjë i pakënaqur nga ndërtimi i metrosë, e cila është një nga më modernet dhe më të komodet në Evropë.

Mirëpo, krejt e ndryshme është situata rreth rehabilitimeve në zemrën e kryeqytetit. Është e vërtetë, se Sofja duhet të modernizohet dhe për këtë ka para në buxhetin e madh të kryeqytetit i cili tejkalon 500 milion euro.

Në fund të fundit herët ose vonë punimet e rehabilitimeve do të përfundojnë, do të ketë gabime dhe punë të kryer keq, do të ketë të kënaqur dhe të pakënaqur, do të ketë të ndëshkuar dhe të lavdëruar. Mirëpo, problemi është, se rehabilitimet e mëdha në zemrën e qytetit nuk iu shpjeguan mjaftë mirë banorëve. Projektet e ndryshme konkurruese u diskutuan në popull dhe shumë njerëz kishin mundësi të shprehin qëndrimin e tyre dhe të japin rekomandime. Mirëpo, asnjë herë as kryetari i bashkisë, as Këshilli Bashkiak nuk iu drejtuan banorëve në mënyrë të drejtpërdrejtë për të shpjeguar përmasat e projektit dhe vështirësitë të cilat do të shoqërojnë realizimin e tij. Asnjeri nuk doli që të shpjegojë sa e bukur do të bëhet zemra e re e Sofjes pas rehabilitimit.  Kryetarja e bashkisë Jordanka Fandëkova deri tashti shfaqte një qëndrim të hapur dhe komunikues, por kësaj here ajo nuk arriti të fitojë zemrat dhe shpirtrat e bashkëqytetarëve të paktën për të ëmbëlsuar hapin e hidhur. 

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët nuk janë ndër entuziastët për votën evropiane

Të lodhur nga kriza politike që vazhdon për të tretin vit me përsëritjen e pafundme të zgjedhjeve parlamentare, bullgarët nuk janë entuziastë për zgjedhjet evropiane. Gatishmëria e tyre për të marrë pjesë në to është më e ulët në krahasim me vitin..

botuar më 24-04-17 8.59.PD

Kujt dhe si i lëshohet Karta Blu e BE-së për të drejtën e punës në Bullgari?

Radio Bullgaria, si program i BNR-së, i botuar në 11 gjuhë, ka një audiencë të shpërndarë në gjashtë kontinente. Një pjesë e saj ka një qëndrim të veçantë ndaj vendit tonë dhe dëshiron të mësojë më shumë për historinë, kulturën, traditat dhe të..

botuar më 24-04-17 7.30.PD

Medalje argjendi për Bullgarinë nga Olimpiada e Shkencave Eksperimentale

Dy medalje argjendi fituan ekipet bullgare në Olimpiadën Evropiane të Shkencave Eksperimentale EOES 2024, e cila u mbajt nga 7 deri më 14 prill 2024 në Luksemburg, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Nxënësit tanë garuan kundër 45 ekipeve nga..

botuar më 24-04-16 2.38.MD