Shumë e vërtetë, pak fantazi dhe dashuri pa kufi ndaj Bullgarisë

Illko Minev prezanton librin e tij “Në hijen e botës së humbur” të botuar në Brazili

Biznes i suksesshëm, familje e madhe dhe e bashkuar, kureshtje e vazhdueshme ndaj traditave dhe proceseve moderne bashkëkohore – ky është versioni i shkurtër i përshkrimit të Illko Minevit. Versioni i plotë është i vështirë për t’u përshkruar. Ai jeton në Manaus të Brazilit, ku boton librat e tij. Më 11 tetor në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje është prezantimi i veprës së të tij të tretë letrare “Në hijen e botës së humbur”, të përkthyer nga portugalishtja nga Rumen Stojanovi – përkthyes nga portugalishtja dhe spanjishtja dhe shkrimtar i njohur.

СнимкаLibri tregon për një ngjarje të rëndësishme për Brazilin. Kur vijnë portugezët, gjejnë një popullsi autoktone indiane prej rreth 1000 fiseve. Numri i tyre pakësohet për arsye të ndryshme dhe tokat e tyre përvetësohen nga të sapoardhurit. Në fund të fundit qeveria braziliane vendos të kompensojë trashëgimtarët e sotëm të indianëve, lumenjtë, liqenet dhe tokat e të cilëve, përpara shekujve kanë qenë të marra. Krijojnë rezervate, për t’ia lënë trashëgimtarëve. Por, aty jetojnë njerëz të bardhë, të cilët janë detyruar t’i lënë shtëpitë e tyre brenda një afati të caktuar. Bëhet fjatë për njerëz, familjet e të cilëve jetojnë aty më shumë se 100 vjet dhe kanë dokumente krejtësisht të ligjshme për pronësi. Është shumë e vështirë që të thuhet se kush e ka të drejtën. Lavdi Zotit që nuk arrihet deri në përleshje të armatosura, por mbetet hidhërimi, se një padrejtësi e dikurshme zëvendësohet me një tjetër. Aktualisht indianët në Brazili janë nën 1%, kurse këto masa kompensimi u ofrojnë atyre ofrohen mbi 12% nga territori kombëtar – përafërsisht dy herë sipërfaqen e Spanjës, gjë e cila çon deri në mospajtime dhe kundërvënie në shoqëri. E gjithë kjo është subjekt i një përshkrimi artistik në librin e Illko Minevit nëpërmjet heroit të tij kryesor Oleg. Flitet dhe për Bullgarinë dhe për Sofjen dhe për bullgarët në Brazil – me  fjalë të tjera kjo është një hallkë e radhës e pranisë letrare bullgare në vendin e madh. Mbi 140 janë librat prej autorëve bullgarë në Brazil, të krijuar aty ose të përkthyer nga gjuhët e ndryshme – prozë, poezi, publicistikë, letërsi shkencore. Në këtë drejtim Illko Minev zë një vend të rëndësishëm. Në librat e tij gjithmonë ka një prani bullgare. Ai mbase është bullgari, i cili më mirë e njeh Amazonën , ku më shumë se 30 vjet është konsull nderi i Holandës. Libri i tij i fundit, në mënyrë të papritur dhe për vetë atë, për një farë periudhe u bë libri më i shitur në Brazil. Në të edhe përmes mjeteve të letërsisë artistike, ai prek një çështje, e cila deri atëherë ka qenë larg syrit të shkrimtarëve brazilianë.”

Por, kush është Illko Minev? Përse e ndërmerr rrugën drejt Brazilit të largët dhe si e zbulon dhuntinë e vet për të shkruar – ja dhe tregimin e tij:

Gjatë vitit 1969 ndodhi diçka në jetën time, e cila më befasoi dhe më ktheu në disident. Në fakt, një shoku im shumë i ngushtë u bë disident dhe nga Sigurimi i Shtetit nuk më besuan se unë nuk isha i përzier. U bë shumë e vështirë, kuptova qartë se nuk kisha të ardhme në Bullgari. Përdora mundësinë e parë dhe ika nga vendi për në Belgjikë, ku përfundova shkenca ekonomike, kurse gjatë vitit 1972 shkova në Brazil. Shumë shpejt pas mbërritjes u nisa për në Manaus – më parë për 3 muaj, por jam aty tanimë 46 vjet. Në atdhe studiova filologji gjermane, gjithmonë kam pasur interes ndaj letërsisë, por kur u largova nga vendi duhej të zgjedhja diçka tjetër. “Dashuria ime e dytë” janë shkencat ekonomike. Para 5-6 vjetëve, kur dola në pension unë u ktheva drejt pasionit tim të parë, por gjithmonë kam qenë një lexues i zjarrtë. I njoh mirë klasikët bullgarë – Ivan Vazov, Ljuben Karavellov, poetët tanë të mëdhenj... Dhe sot e kësaj ditë më pëlqen të lexoj Debeljanovin, Smirnenskin, Javorovin, për mua ata janë mes elitës botërore. Mbase sepse e ndiejdhe e kuptoj poezinë më mirë në gjuhën bullgare, sesa në gjuhët e tjera.

Gjatë 10 vjetëve të para pas emigrimit Illko Minev nuk ka pasur mundësi të kthehet në Bullgari, kurse tani ai vjen tek ne çdo vit.

Kur ndodhet larg, njeriu ndien më fort mungesën e gjuhës, të miqve, kuzhinës – thotë ai. Gjithmonë kur vij në Sofje fillimisht shikoj në malin Vitosha dhe tek unë vërshojnë një mori kujtimesh nga periudha e adoleshencës sime. Unë e pëlqej shumë detin,qytetet Sofje, Plovdiv, Ruse, gjatë viteve të fundit dhe malin e Rodopeve, të cilin e njihja shumë pak në të kaluarën. Gruaja ime është braziliane, por fëmijët e mi dhe nipërit janë edhe bullgarë edhe brazilianë. Krenohem me faktin se kam 3 kultura. Njëra, me të cilën kam lindur dhe jam rritur – pa dyshim se jam bullgar. Pas afro 50 vjetëve në Brazil, kam fituar dhe kulturën e atyshme. Nëna ime është hebre dhe prej saj kam trashëguar adhurimin ndaj historisë mijëvjeçare të këtij populli. Në librat e mi unë tregoj ngjarje, të cilat i njoh dhe kanë ndodhur me të vërtetë, por i prezantoj në një formë të romanizuar. Ka shumë të vërtetë, por dhe pak fantazi. Nuk duhet të pranohet  se kjo është jeta ime. Marr tema nga jeta  e xhaxhallarëve të mi, të cilët kanë shkuar në Brazil shumë vite para meje. Mundohem  të prezantoj një qëndrim neutral kur bëhet fjalë për tema të diskutueshme dhe t’i jap mundësi lexuesit të zgjedhë vetë pozitën, por kjo jo gjithmonë është e mundur. Dy librat e parë, të cilat i shkrova ishin pranuar shumë mirë na publiku. Në librin e tretë doja të tregoja për një problem me shumë gjemba nga historia e Brazilit, studiova rreth gjysmë viti para se ta filloja. Duket se “ia vura gishtin në plagë”, sepse provokoi reagime nga më të ndryshmet. Për mua është e mjerë se nëpër të gjithë botën njerëzit filluan të polarizohen dhe ky është një proces mjaft i rrezikshëm. Shpresoj që ta gjejmë bilancin. Sa i përket Bullgarisë – unë jam një pjesë prej saj dhe ajo është një pjesë prej meje, sepse ruaj vetëm kujtimet e mira.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Bullgarët fituan për të tretën herë me radhë çmimin në një festival në Berlin

Spektakli “Rryma”, kushtuar lidhjes midis njeriut dhe teknologjisë, që u zhvillua në fasadën e kullës televizive në Berlin, fitoi çmimin e parë në kategorinë “Le të krijojmë një të ardhme më të mirë” të Festivalit për Art me Dritë në kryeqytetin..

botuar më 18-10-20 9.25.PD

Piktori Nikollaj Delijanev prezanton stilin e vet prej novatori në ekspozitën “Enigma të vibracioneve”

Tablo abstrakte të cilat aq më shumë i vështron, aq më tepër i ndjen vibracionet e ngjyrave, dritës, edhe të ajrit. Kjo është përshtypja e parë e ekspozitës me vete të piktorit të ri bullgar Nikollaj Delijanev (Nikolay Deliyanev). Ajo mund të..

botuar më 18-10-18 3.37.MD

Për herë të 29 në Bullgari – Takim me harmoninë, respektin dhe qetësinë

Nëse ende nuk keni vizituar ndonjë prej aktiviteteve të shumta të programit të Ditëve të kulturës japoneze në Bullgari, mund ta bëni këtë deri në fund të nëntorit. Festivali “Aniventure Comic Con”, ekspozita, kushtuara arteve tradicionale japoneze..

botuar më 18-10-17 2.24.MD