Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët e Besarabisë e njohin Bullgarinë prej legjendave dhe gojëdhënave dhe jetojnë me nostalgji për mëmëdheun e vet

БНР Новини

Komunitete bullgare ka në pothuajse të gjithë botën. Dhe në qoftë se disa kanë emigruar të detyruar nga pushteti komunist tek ne, ose nga mungesa e perspektivës pas vitit 1989 dhe tranzicionit demokratik, të tjerë ëndërrojnë për Bullgarinë, pavarësisht se nuk i kanë kujtimet e veta për atdheun, me qenë se asnjëherë nuk e kanë vizituar. Bëhet fjalë për bullgarët e Baserabisë, të cilët marrin dije për mëmëdheun e tyre nga gjyshërit dhe gjyshet e veta, dhe me xhelozi i ruajnë traditat dhe zakonet bullgare, të trashëguara brez pas brezi. E bëjnë këtë sepse kjo për ta është diçka e natyrshme, me të cilën nuk kërkojnë as të shfaqen, as ndonjë popullariteti. Shkaku që të flasim për këtë bashkësi etnike, e cila jeton në tokat  e Moldavisë dhe të Ukrainas së sotme që nga viti 1820, është Dita e Bullgarëve Besarabë, të cilën e festojmë më 29 tetor.

Data nuk është zgjedhur rastësisht - në të gjatë vitit 1838 është inauguruar kisha “Shpërfytyrimi i Shenjtë i Perëndisë” në qytetin ukrainas Bollgrad. Është ndërtuar për 5 vjet me ndihmën e 10 000 bullgarëve, të cilëtkanë punuar vullnetarisht për ndërtimin e saj. 100 vjet më vonë, gjatë vitit 1938, dita zyrtarisht është e shpallur për festë, në përputhje me idenë e sekretarit të organizatës patriotike vendase Dimitër Todorov.

Sivjet festimi i Ditës së bullgarëve besarabë kalon nën shenjën e dy jubileve – 180 vjetori i kishës së Bollgradit “Shpërfytyrimi i Shenjtë i Perëndisë” dhe 160 vjetori i gjimnazit të Bollgradit “Gjeorgji Rakovski”.

Снимка

Në lidhje me festën e bullgarëve të Besarabisë në Sofje u hap një ekspozitë interesante e fotografit Asen Velikov e titulluar “Besarabia – burim i bukurisë dhe i atdhedashurisë” e cila përfshin 30 fotografi, në të cilat është kapur dhe detaji më i vogël nga fytyrat dhe veshjet e heronjve të fotografuar. Kjo i bën fotografitë shumë të veçanta. Ndaj çdo një prej tyre është shtuar nga një vjershë, të shkruar në gjuhën bullgare nga poetë besarabë, të zgjedhur nga poetesha Tanja Atanasova, rrënjët e së cilës po kështu janë nga kjo krahinë e ndarë midis dy shteteve. Mikpritësi i ekspozitës deri më datën 5 nëntor është muzeu Etnografik i Sofjes.

Снимка

Nëpërmjet takimit të vet me bullgarët besarabë në tubimet e tyre në Moldavi dhe Ukrainë dhe përgatitjes së ekspozitës, kushtuar jetës së tyre, fotografi Asen Velikov realizon një nga ëndrrat e veta më të vjetra, sepse:

СнимкаUnë vura re diçka, të cilën ne e kemi harruar, nga koha kur kemi qenë akoma fëmijë të vegjël në fshat. Ata flasin një gjuhë bullgare shumë interesante, të ruajtur që përpara 200 vjetëve. Përdorin fjalë të veçanta për nënë, baba dhe njeri. Pjesa kryesore e bullgarëve të shpërngulur në Besarabi ka qenë nga nga rajonet e qyteteve Sliven dhe i Jambol. Nga mali Stranxha po kështu ka pasur një valë të madhe të refugjatëve, por ajo e ka kaluar Besarabinë dhe është ngulitur në Krime. Tek ata ka një nostalgji ndaj atdheut, por ata kanë një mënyrë shumë të këndshme të jetesës dhe vetë fakti se e përcaktojnë veten si bullgarë, duhet të na detyrojë të jemi më të hapur ndaj tyre.

Pa dyshim, autoritetet bullgare duhet t'ua kushtojnë vëmendje më të madhe bashkësive tona jashtë kufirit, jo vetëm duke konstatuar arsyet, që bashkatdhetarët tanë jetojnë jashtë shtetit, por dhe duke krijuar kushte për realizimin e tyre tek ne. Një ndryshim i dukshëm i politikës dhe i qëndrimit ndaj bullgarëve në vendet jashtë Bashkimit Evropian për shembull, do të ishte procedura e lehtësuar e marrjes së shtetësisë bullgare. Kjo do të lejojë që bullgarët e Besarabisë më shpejt dhe më lehtë të vizitojnë mëmëdheun e vet dhe po të kenë dëshirë të vendosen tek ne dhe të fillojnë punë në Bullgari.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Asen Velikov



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD