Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Transporti urban i Sofjes – më modern, më ekologjik dhe ende i lirë

БНР Новини
Foto: BGNES

Banorët e kryeqytetit bullgar të Sofjes pothuajse 2 milionëshe nuk mund të ankohen nga mungesa e transportit urban. Rrjeti i tij është i zhvilluar mirë me metro (2 vija), trolejbusë (9 vija), tramvaje (12) dhe autobusë (97). Tashmë ka autobusë që lëvizin tërë natën. Ka gjithashtu 18 vija mikrobusësh, praktikisht është vështirë të gjejmë vend në Sofje dhe në fshatrat rreth saj, ku të mos mund të arrijmë me transportin urban.

Njëkohësisht me infrastrukturën u përmirësua edhe cilësia e shërbimeve të transportit. Gjatë disa viteve të fundit u investuan shumë mjete financiare nga ana e Bashkisë së Sofjes për modernizimin e autoparkut. Metroja është shumë moderne, trenat rusë dhe japonezë janë shumë komodë dhe pasagjerët ndihen shumë mirë, duke udhëtuar nga pika A deri në pikën B në mënyrën më moderne. Një pjesë e madhe e autobusëve gjithashtu u zëvendësuan me më modernë. Tashmë disponojmë 20 autobusë elektrikë, të cilët së shpejti do të hyjnë në përdorim. Së shpejti do të fillojë eksploatimi edhe i 17 autobusëve me gaz, nga gjithsej 60 në vend. Madje autobusët klasikë me naftë në Sofje janë relativisht të rinj dhe modernë. Shumica e tyre janë me klimatik dhe janë adaptuar për nevojat e invalidëve dhe të nënave me fëmijë të vegjël, të mos harrojmë të përmendim edhe WiFI falas. Zhvillime pozitive ka edhe në vijat e tramvajit. Në Sofje po vazhdojnë të lëvizin tramvaje bullgare që nga koha e komunizmit, por ka edhe të tilla të reja, u importuan edhe tramvaje të vjetra nga jashtë. Pritet rinovim i madh në këtë sektor. Para pak kohe Fondi Evropian për Zhvillimin Regjional livroi 46.6 mln euro pikërisht për këtë qëllim.

Rrjeti urban në Sofje jo vetëm se është zhvilluar shumë mirë, por është edhe relativisht i lirë në krahasim me qytetet e tjera të mëdha në Evropën Perëndimore dhe Qendrore. Një biletë kushton 0.80 euro, por ka abonime të ndryshme më të lira dhe çmime të leverdishme për pensionistët, nxënësit dhe njerëzit me çrregullime. Një prej sfidave më të mëdha para transportit publik është konkurrenca e taksive, të cilat përveç se janë shumë, i vozitin klientët me çmime tërheqëse. Në shumë raste në qoftë se udhëtojnë së bashku disa veta është më lirë të marrin taksi, sesa të blejnë bileta për transportin urban.

Si kudo në botë, një prej problemeve më serioze të qyteteve të mëdha është ndotja e ajrit dhe e mjedisit për shkak të automjeteve. Nuk është e rastit se tashmë disa qytete evropiane i ndaluan automjetet që lëvizin me gaz. Sofja ende nuk ka marrë masa të tilla, por ajo gjithashtu vepron në drejtim të pakësimit të emisioneve të dëmshme të autobusëve me naftë, të cilët dalëngadalë zëvendësohen nga autobusët elektrikë dhe nga ata me naftë. Duhet pasur parasysh se sot transporti urban (të paktën në Sofje) nuk është ajo që ishte. Para disa vitesh  ai përdorej nga më shumë njerëz. Atëherë ai nuk ishte kaq komod, por ishte më i lirë. Atëherë edhe qytetarët nuk kishin kaq shumë automjete personale. Sot gjithnjë e më shumë njerëz preferojnë të lëvizin me veturat e veta dhe udhëtarët në transportin publik u pakësuan. Gjithsesi nuk mund të flitet për “perëndim” të transportit urban të Sofjes, thjeshtë ai adaptohet me kërkesat e reja për ruajtjen e mjedisit, për sigurimin dhe komfortin më të madh të udhëtarëve dhe për një shpejtësi më të madhe të lëvizjes në qytet.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pijet probiotike dhe menuja kozmike - Shkencëtarët bullgarë zhvillojnë me sukses ushqimet e së ardhmes

Në vitin 1979, Bullgaria u bë vendi i tretë në botë, pas Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së, që krijon ushqime kozmike. "Ne kishim gjithçka në dispozicion - fruta, perime, supa dhe të gjitha llojet e shijshme. Një person atje lart nuk e ndjen se është i..

botuar më 24-04-18 7.15.PD
Kallojan Geshev

Një nxënës bullgar i klasës së shtatë është tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë

Nxënësi i klasës së shtatë Kallojan Geshev nga shkolla e 125 e kryeqytetit "Bojan Penev" u bë tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë. Ai fitoi vendin e parë në Olimpiadën e Llogaritjes Mendore, e cila u mbajt online. Kallojan shënoi 243..

botuar më 24-04-17 9.29.MD

Parlamenti Evropian i dha një “po” përfundimtare Paktit për Migracionin dhe Azilin

Pas vitesh debatesh dhe mosmarrëveshjesh, Parlamenti Evropian më në fund miratoi javën e kaluar Paktin për Migracionin dhe Azilin. Ai prezanton solidaritetin e detyrueshëm midis shteteve anëtare në rast të fluksit të migrantëve dhe trajtim të barabartë..

botuar më 24-04-17 5.45.MD