Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për herë të dytë u dekoruan “Nxënësit e shkëlqyer të Bullgarisë”

Ministri Krasimir Vëllçev: “Shembujt pozitivë në sistemin e arsimit janë shumë dhe duhet t’i tregojmë”

БНР Новини
Foto: BTA

Krahas natyrës së jashtëzakonshme, zakoneve, historisë mijëvjeçare dhe kulturës së pasur Bullgaria shpeshherë gjendet në mediat botërore edhe për shkak të sukseseve të fëmijëve dhe adoleshentëve të saj në garat dhe olimpiadat ndërkombëtare. Pothuajse çdo muaj mësojmë për medaljen e radhës, ose për shpikjen me radhë të ndonjë shkencëtari të ri bullgar, ose madje të ndonjë nxënësi, shpikje kjo që ka potencialin të ndryshojë, ose të përmirësojë shkencën dhe mjedisin rreth nesh, ose të sigurojë ndonjë shërbim në hapësirën tonë virtuale dhe reale. Që ta arrijë këtë çdo një talent i ri ka nevojë për përkrahjen e familjes dhe të mësuesve të vet. Konkurrenca që përballojnë talentet bullgare në forumet ndërkombëtare në të vërtetë bën përshtypje të madhe, por çdo një çmim i fituar kalon në plan të dytë në sfondin e dekoratave në atdhe. Puna dhe përpjekjet e të rinjve u bëjnë përshtypje, si shoqërisë, ashtu dhe mediave. Këtë e vërteton edhe edicioni i dytë i fushatës së iniciuar nga e përditshmja kombëtare “Nxënësit e shkëlqyer të Bullgarisë”.

Që të bëhen anëtarë të “klubit të suksesit” kandidatët duhet të fitojnë medalje në gara shkencore ndërkombëtare, ose të jenë të parët në provimet shtetërore pas mbarimit të klasës së 12. Një pjesë e dekoratave sivjet iu dorëzuan nxënësve për shkak të arritjeve të tyre në fushën e kimisë, fizikës dhe matematikës, por nuk mungonin befasime. Një befasim i tillë ishte skuadra e Llora Toskovës nga Gjimnazi francez dhe e Stanislav Makreevit, nxënës në klasën e shtatë në Shkollën e 18 të kryeqytetit, të cilët u dekoruan për shkak të paraqitjes së tyre të suksesshme në garën e zotërimit të gjuhës kineze. Suksesi i tyre i vendosi në vend të parë në Evropë dhe në vend të dytë në botë, pas Koresë së Veriut. Ty dy nxënësit fituan kundër 112 skuadrave nga 99 shtete. Mik special në ceremoninë e dorëzimit të dekoratave ishte Ministri i Arsimit dhe Shkencës Krasimir Vëllçev, i cili deklaroi se me prioritet për Ministrinë janë politikat e lidhura me përmirësimin e mjedisit arsimor dhe ndihmës së përgatitjes dhe pjesëmarrjes në olimpiada:

Jam i lumtur jo vetëm sepse po shoh kaq shumë nxënës të shkëlqyer, por edhe për faktin se sistemi i arsimit është vendi, ku ndoshta çdo ditë ndodhin gjëra pozitive. Ne kemi nevojë t’i tregojmë, t’i theksojmë dhe të përkrahim çdo një arritje të fëmijëve. Vetëm së bashku – mësuesit, prindërit, institucionet publike, mediat dhe objektet ekonomike, mund të bëjmë kështu qe të kemi një të ardhme më të mirë. Një prej gjërave që harrojmë është se sa të rëndësishëm janë nxënësit. Gjatë një-dy shekujve të kaluar çdo një brez ka jetuar më mirë dhe ka qenë më i arsimuar. Bota është zhvilluar, ndërsa në thelbin e saj kanë qenë zhvillimi ekonomik, kapitali i njeriut dhe zhvillimi social. E gjithë kjo ka ndodhur në saje të mësuesve. Këta njerëz, të cilët nganjëherë i harrojmë, janë heronjtë e heshtur në dhomat e mësimit dhe njerëzit, të cilët do të frymëzojnë brezin e ardhshëm të nxënësve të shkëlqyer.

Ndër nxënësit e shkëlqyet kishte një talent të pazakonshëm për këtë iniciativë – bëhet fjalë për muzikanten e parë të emëruar me organikë në Operën shtetërore të Stara Zagorës, e cila ende është nxënëse në Shkollën Kombëtare të Arteve Muzikore dhe Skenike “Hristina Morfova”. Si ka arritur ta plotësojë ëndrrën e vet dhe çfarë është ëndrra tjetër e vajzës, ja se çfarë na tha violinistja Dimitrinka Panajotova:

Foto: arkiv personal

Një ditë të bukur më morën në telefon nga opera. Drejtori Ognjan Draganov më kërkoi, që të nënshkruajmë një kontratë dhe unë e pranova këtë mundësi me kënaqësi të madhe. Para kësaj isha anëtare e Orkestrës Simfonike të Dhomës Haskovo, pas kësaj më ftuan në operë dhe që nga atëherë jam muzikante me pagë të përhershme. Ëndrra ime është që të mbetem në Bullgari dhe të zhvillohem këtu.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sa do të kushtojë tryeza e Pashkëve për bullgarët këtë vit?

Më thuaj çfarë ke në tavolinë që të të them se çfarë je duke festuar. Kështu, me shaka mund të shikojmë kalendarin bullgar të festave nga e kaluara deri në ditët e sotme. E vërteta është se tryeza ka qenë gjithmonë një element shumë i rëndësishëm i jetës..

botuar më 24-04-26 7.30.PD

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD

PE vendosi: E drejta e abortit duhet të bëhet pjesë e Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së

Përfshirja e të drejtës së abortit në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së – këtë e mbështeti shumica në Parlamentin Evropian dhe tregoi një përgjigje vendimtare ndaj sulmeve në rritje ndaj grave dhe të drejtave të tyre nga e djathta ekstreme..

botuar më 24-04-24 2.37.MD