Kuvendi Popullor e miratoi në lexim të parë projektin për buxhetin shtetëror për vitin e ardhshëm. Kjo u bë me votat e partisë GERB, të “Patriotëve të Bashkuar”, të një deputeti nga “Volja” dhe të një deputeti të pavarur. “Kundër” votoi grupi parlamentar i Partisë Socialiste Bullgare dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë.
Prioritetet e buxhetit të ardhshëm janë politika sociale, arsimi, mbrojtja dhe politika e të ardhurave. Sipas parashikimeve deficiti do të jetë 0.5% prej Produktit të Brendshëm Bruto, kurse rritja e PBB-së – 3,7% për shkak të investimeve më të forta publike dhe konsumit të rritur publik, norma e të cilit pritet se do të mbetet 3,5% në periudhën 2020-2021. Sipas prognozave papunësia do të ulet deri më 4,8%. Borxhi shtetëror pritet se gjithashtu do të shënojë ulje – nga 22,2 mlrd. leva për vitin 2019 deri më 22,0 mrld. leva në fundin e vitit 2021.
Po krijohet një Këshill për Koordinimin e Politikave për Bullgarët Jashtë Shtetit. Ky do të jetë një organ i përhershëm këshillimor i Këshillit të Ministrave, vendosi parlamenti në lexim të dytë me ndryshimet në ligjin për bullgarët që jetojnë..
Eurodeputetët kanë frikë nga ndërhyrjet ruse në zgjedhjet e ardhshme të 9 qershorit, si dhe nga pronat e autoriteteve ruse në Bullgari. Kjo shënohet në një projekt-rezolutë të Partisë Popullore Evropiane për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e ardhshme..
Bullgaria vazhdon të vuajë nga problemet me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sipas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2023. Sipas dokumentit, ka raporte të besueshme për tortura dhe trajtim mizor të qytetarëve nga autoritetet..
Të enjten në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Në të gjithë Bullgarinë do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Ka kushte breshëri...
Bullgaria do të ndihmojë Ukrainën në procesin e rimëkëmbjes së infrastrukturës energjetike. Kjo u bë e qartë në takimin e ministrit të energjetikës..
“Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) paraqiti në sekretariatin e Kuvendit Popullor kërkesë për dorëheqjen e kryetarit të..