Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Mision i mundshëm” – Vasill Petrov prezanton “Sinatra: Vegas-2”

БНР Новини
Foto: BGNES

Pas suksesit të spektaklit madhështor “Sinatra: Vegas” në fund të vitit të kaluar, këngëtari pop dhe xhaz Vasill Petrov ka përgatitur një vazhdim të shkëlqyer.

Më 12 nëntor skena e sallës numër 1 të Pallatin Kombëtar të Kulturës përsëri do të kthehet në një xhaz-klub elegant në stilin e Las Vegasit nga vitet 60 të shekullit të kaluar. Në program, këngëtari Vasill Petrov prezanton aranzhime të veta të këngëve nga repertori i Frank Sinatrës legjendar. Mysafir i posaçëm në skenë do të jetë ylli amerikan i blusit dhe soul Brus Xhonsën, si dhe 2 interpretues bullgarë – këngëtari pop Orlin Pavllov dhe këngëtarja e re Mihaella Fileva. Marrin pjesë po kështu dhe muzikantë të njohur të xhazit, të bashkuar në “All Stars Big Bend”, nën drejtimin e Antoni Donçevit, si dhe  një  balet në kostume shumë të bukura e madhështore skenike.


Spektaklet në Las Vegas nga ajo kohë janë jo vetëm të shkëlqyera dhe joshëse, por dhe shumë pompoze – një oqean i tërë prej puplave, gurëve, ornamentikë, dantellava, pajetave. Spektakli “Sinatra: Vegas -2” do të rikrijojë frymën e atyre viteve dhe do ta bëjë me shumë stil” – pohon Kremena Hallvaxhian, autore e kostumeve. Koreografja e spektaklit është Aleks Eneva, regjisorë janë Rumen Grigorov dhe Aleks Bornaz.

Muzika është një përzierje shumë emocionuese prej suingu, xhazi dhe bosa nova” – tregon producentja Margarita Tosheva. E gjithë ideja për këtë projekt është e saja. Ajo tregon po kështu se Vasill Petrovi ka marrë helikopter me qira për koncertin e vet në Pallatin Kombëtar të Kulturës dhe ka marrë mësimet e tij të para për pilotim, që të mund të befasojë publikun me një fillim atraktiv të spektaklit.


Në spektaklin e vjetshëm “Sinatra bullgar” ai mbërriti me një veturë retro, i veshur si Xhejms Bond, nën tingujt e muzikës së njohur nga filmi “Agent 007”. Koncerti më 12 nëntor do të fillojë me melodi nga filmi “Misioni i pamundur”, Vasill Petrovi do të jetë agjenti i posaçëm, i cili ka marrë një mision special. Por, a do të arrijë në kohë /përmes ajrit/ për takimin e vet me publikun–do ta kuptojmë.

Përpiloi: Allbena Bezovska

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grupi P.I.F. dhe kënga e tyre më е fundit “Të çmendur”

Grupi P.I.F. vazhdon të realizojë këngë të reja pas humbjes së drejtuesit dhe autor kryesor të muzikës - Dimo ​​Stojanov. Edhe më sot kolegët e tij vazhdojnë të ndjekin konceptin e tij të tingëllimit të këngëve të grupit. Kështu është edhe me këngën..

botuar më 24-04-02 8.10.PD

Studioja vokale “Dëga” feston 30 vjetorin me një koncert

Studioja vokale "Dëga" (Ylber) do të mbajë një koncert festiv më 30 mars, kushtuar tre përvjetorëve të rrumbullakët - 30 vjet nga krijimi i formacionit, 40 vjet të veprimtarisë krijuese të Snezhana Polihronova - Kërnollski dhe 50 vjet të Shtëpisë së..

botuar më 24-03-29 8.25.PD

"Gënjeshtra dhe të vërteta"

SLNG është një nga grupet që kontribuuan në muzikën moderne bullgare në fillim të mijëvjeçarit të ri. Pas vdekjes së frontmenit Dimi Ekimov, SLNG u kthye në një formacion të rinovuar - Vlladi Mihajllov, i njohur edhe si vokalist i grupit SAFO dhe..

botuar më 24-03-28 8.15.PD