Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aktori Vlladimir Penev: Teatri është vendi ku bashkërisht ia japim shansin njëri tjetrit të fluturojmë

БНР Новини

Të tregosh për sukseset e një njeriu, i cili refuzon të jetojë sipas normave të përgjithshme shoqërore, është një sfidë e vërtetë. Diçka më tepër – me sjelljen dhe mënyrën e vet të jetesës, ai do që të jetë shembulli i mirë për të tjerët “në një kohë, kur i keqi është më i nderuar”. Profesionalizmi i madh i aktorit Vlladimir Penev dhe vëmendja ndaj çdo një detaji në rolet e tij, si në kinema, ashtu dhe në skenën teatrale, gjithmonë bëjnë përshtypje.

Fakti të jem i njohur, fare nuk është një qëllim për mua. Dua të kryej punën time dhe të jem i kënaqur prej kësaj, të cilën e bëj” – thotë aktori në intervistën e dhënë për Radio Bullgarinë. Dhe prapë së prapi,  mundësinë që të qëndrojë në qendrën e vëmendjes për një kohë më të gjatë i dha roli kryesor në serialin shumë të suksesshëm bullgar “Agjent i fshehtë”. Filmi që përshkruan jetën në botën kriminale bullgare shitet me sukses dhe të provokon interesin e publikut në mbi 180 shtete.

Nuk ka formulë dhe “recetë” për garantimin e suksesit. Në filmin “Agjent i fshehtë” sipas meje, kjo vinte nga gërshetimi i mirë i rrethanave – kishim një skenar shumë të mirë, regjisorët ishin të saktë dhe zgjedhja e aktorëve – e përpiktë. Përveç kësaj dispononim me një kohë të mjaftueshme dhe nuk nxitonim.

Sipas Penevit, mungesa e kohës së mjaftueshme kur xhirohet një episod ose një film nuk i jep mundësi ekipeve t’u kushtojnë vëmendjen e duhur detajeve interesante në lidhje me historikun e filmit, me të cilat mund të ndikojnë edhe më shumë tek spektatori. Përveç me rolet e tij në kinema, bullgarët e njohin aktorin dhe si “zëri nga filmat e dubluar”.

Ai është zëri i njohur, të cilin e kemi dëgjuar në shumë filma artistikë dhe të animuar. Dhe me shumë etje zbulon se cili është sekreti i dublimit të mirë, por pohon se, për shkak të mungesës së mjeteve, cilësia tek ne nuk është në nivelin e duhur:

Në të gjitha vendet kur bëhet dublim, bëhet një sinkronizim i posaçëm – përkthimi përshtatet me tingujt vokalë, më në veçanti kur heroi, i cili flet është drejtpërsëdrejti para kamerës. Bëhet një përkthim i adaptuar, qëllimi i të cilit është që fjalët, të cilat fliten të jenë sa më afër hapjes origjinale të gojës. Kjo është një punë e madhe dhe e jashtëzakonshme, e cila në Bullgari nuk bëhet. Dhe përgjegjësia për cilësinë e punës është vetëm në duart e aktorit, i cili dublon.

Vlladimir Penev  feston ditëlindjen e vet të 60 me premierën e spektaklit “Babai” (pjesa është e Florian Zellerit) në Teatrin Popullor.Si kinemaja, kështu dhe dublimi mbeten nuk janë në qendrën e vëmendjes të Vllado Penevi. Me më shumë kënaqësi ai flet për punën e tij në teatër . E vërteta është , se në tempullin e Melpomenës, ai ndihet më mirë dhe më i dobishëm për njerëzit. Gjatë zgjedhjes së roleve, të cilat i luan, për të është e rëndësishme që veprat sjellin mësime, përvojë për publikun dhe në të njëjtën kohë të emocionojnë. Talenti i vërtetë i aktorit duket atëherë kur ai e detyron publikun të harrojë të përditshmen e pakëndshëm dhe realitetin e keq dhe të për një moment të ndryshojë pikëpamjen e vet. Jashtëzakonisht i rëndësishëm është dhe respekti ndaj çdo një njeriu në salë që ka ardhur për të tregojë respekt ndaj punës së aktorëve dhe regjisorëve, sepse të gjithët që merren me teatër përpiqen që t’i japin shans njëri tjetrit të fluturojnë, në qoftë se mundin.

Përpara ca kohe Vlladimir Penevi ishte dekoruar nga presidenti i Bullgarisë me çmimin “Shenjtorët Kirill dhe Metodij” për kontributin e tij të madh në fushën e kulturës dhe të artit, si dhe me titullin “Qytetar nderi i Sofjes”. Por sipas tij, të dyja njohjet janë si rezultat jo kaq i punës së tij, sesa i aktivitetit të tij të lidhura me kauza të ndryshme shoqërore, të cilat i kanë detyruar institucionet t’u kushtojnë vëmendje problemeve të dhimbshme për shoqërinë tonë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

„Mbi shkronjat“ e Çernorizec Hrabër

Kur u krijua alfabeti gllagolik?

A është alfabeti sllav bullgar? Me interpretimet e ndryshme të fakteve historike të nxjerra jashtë kontekstit konkret, gjithnjë e më shpesh mund të lexojmë se dy vëllezërit e Selanikut Kirill dhe Metodij e krijuan shkrimin më të vjetër sllav..

botuar më 24-05-24 8.35.PD
Petër Bogdan Bakshev, vizatuar nga Vasill Goranov

Prezantuan historinë më të vjetër bullgare nga shekulli i XVII-të

Një riprodhim i dorëshkrimit të peshkopit Petër Bogdan "Për lashtësinë e atdheut dhe për çështjet bullgare" - traktati i parë historik për Bullgarinë, që i paraprin gati një shekull të famshmes "Historia sllave bullgare" nga At Paisij , u prezantua..

botuar më 24-05-21 3.36.MD
Universiteti Comenius i Bratislavës

Po bëhet gati një shekull nga fillimi i studimeve të gjuhës bullgare në Sllovaki

Interesi për studimin akademik të gjuhës bullgare në Sllovaki daton gati një shekull më parë. Në vitin 1919 u themelua Universiteti Comenius në Bratislavë. Dy vite më vonë u krijua Fakulteti Filozofik ku studiohen të gjitha degët humanitare. Aty, gjatë..

botuar më 24-05-18 9.00.PD