Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gëzuar Krishtlindjen!

Ty të këndojmë, stanenine, ty të këndojmë, Zotin e lavdërojmë!

Sa yje në qiell, kaq shëndet në këtë shtëpi...

Foto: arkiv

Akoma para përhapjes së krishterimit nëpër tokat tona dhe fillimit të festimit të Krishtlindjeve, në kalendarin popullor dita pas natës së Buzmit, quhet Krishtlindje, Bozhiç, Bozhik (vijnë nga fjala bullgare “Bog”/”Zot” ) dhe i është kushtuar nderimit ndaj lindjes së Zotit të Ri (“Mllada Boga”).

Darka ka përfunduar dhe tavolina është spastruar. Ka kaluar darka e madhe dhe vjen “pas nate” ose të vdekurit e natës. Pronari i shtëpisë ka dalë nëpër oborr të shikoj kafshët shtëpiake, kurse nuset kanë vendosur nëpër trapezë kulaçin e bërë apostafat dhe bucelën prej qeramike me verë. Kjo tregon se priten miq. Dhe këta miq janë kolendarët... Dikur ata kanë shpallur nisjen e vet me flakë dyfeku. Që të gjithë të cilët e ruajnë zjarrin, në qoftë se ka vajzë e zgjojnë që të mund të zbukurohet se mes kolendarëve është dhe i dashuri i saj.

Ky përshkrim është i etnografit tonë të madh Dimitër Marinov, i cili studion dhe dokumenton këngë dhe tradita në vitet pas Çlirimit (1878). Ai dokumenton ritet dhe këngët siç e përshkruajnë burrat e moshuar /atëherë/, të cilët “në kohën e vet” kanë qenë stanenici – liderët-drejtues të kolendarëve. Staneniku është pronar i tokave të shumta dhe njeri i nderuar. Ai i njoh shumë mirë me traditat dhe këngët të cilat e shoqërojnë ritin. Kurse ato fare nuk janë të pakta dhe kanë përmbajtjen e vet të caktuar. Ai është dhe figura bazë në traditë, më lartë në hierarki, është përfaqësues i forcave të larta, luan rolin e priftit. Menjëherë pas mesnate, në darkën para Krishtlindjeve, kolendarët mblidhen përpara shtëpisë së tij dhe fillimisht atij i këndojnë një bekim /uratë/ lidhur me Krishtlindjet.

Stanenine, Gospodine!
Zoti po bëhet gati të të vijë
Dhe mbi Zotin shumë engjëj.
A do ta presësh Zotin,
Ta presësh e ta ushqesh...
.

Në këngën “staneniku” përgjigjet se është gati, sepse Zoti i ka dhënë hambarë të plotë me grurë, 9 fuçi me verë të mirë, kurse fuçia e dhjetë ka qenë po me raki...

Steneniku i qeras kolendarët, siç do të bëjnë të gjithë të zotët e shtëpive gjatë natës festive. Në qoftë se fshati është i madh, staneniku i ndan burrat e rinj në grupe /çeta/, përcakton udhëheqësin e secilës çetë dhe cili grup në cilën pjesë të fshatit do të shkojë. Çdo një brej burrave të rinj mundohet të bjerë në mëhallën e vajzës së zgjedhur prej tij, por nuk mund të jetë në grupin, i cili do të vizitojë shtëpinë e tij. Një nga shenjat e posaçme  të stanenikut është pema, e ngulitur mbi një kulaç, të zbukuruar me mollë të ngjyrosur, gjelbërim, fije të kuqe, monedha – kështu ajo simbolizon Pemën Botërore. Çdo një kolendar detyrimisht mban kërrabë, kurse mbi kapelën e tij janë të qepura rruaza të vogla, kurora të gjelbra e të tjera. Djemtë shkojnë shtëpi më shtëpi nga mesnata deri në lindjen e diellit në ditën e Krishtlindjes – kjo është koha e vampirëve dhe të djallit. Me këngët e veta kolendarët i dëbojnë këto forca të errëta, që të mbrojnë prej tyre të dukshmen dhe të padukshmen  në natën e parë të Zotit të Ri. Në çdo shtëpi e cila është e kthyer drejt lindjes, staneniku thotë uratën e kolendarëve. Kolendarët këndojnë këngë për të lavdëruar pronarin e shtëpisë dhe urime për çdo një anëtar të familjes. Duke bërë thirrje, kryejnë një magji verbale për begati, shëndet, martesa. Prandaj këto urata dhe formula riti mund të kryhen vetëm gjatë kohës së periudhës së kolendarëve dhe përpara kësaj-gjatë kohës së arsimimit.

Sipas studiuesve kjo është një praktikë e lashtë për “inicimin” e meshkujve – përveç stanenikut, të gjithë pjesëmarrësit e tjerë janë në një moshë paramartesore si dhe burra të rinj të cilët janë martuar para pak kohe. Tradita ka lidhje dhe me botën e përtejme. Në shumë këngë të kolendarëve pikturohet rruga e largët, të cilën e kanë kaluar kolendarët. Le të rikujtojmë po kështu se grupi niset nga perëndimi drejt lindjes-sipas kuptimit të thellë në besimin popullor, kjo është lëvizja nga vdekja drejt jetës, nga errësira drejt dritës.

Në disa grupe të kolendarëve ka personazhe të paracaktuar-gjyshi dhe gjyshja, të cilët luajnë një pantomimë duke kërcyer. Në disa vende bashkë me kolendarët ecën djem të cilët ndihmojnë duke mbajtur dhuratat. “Mbledhësi i thërrimeve” është djali, i cili mbledh kuleçtë, “gomari” mban sallon, llukanikët e të tjera, kurse ”macja” bën gjëra qesharake.

Në ditën e Krishtlindjes nuk punohet, që të gjithë shkojnë në kishë për liturgjinë festive. Bëhet një valle e përbashkët tradicionale për të gjithë fshatin. Kuleçtë e mbledhura të bëra nga vajzat si dhuratë për djemtë shiten. Çdo një nga djemtë mundohet të blejë kulaçin e vajzës së tij të dashur. Festa përfundon me një tavolinë të përbashkët të renditur në shtëpinë e stanenikut. Në disa vende kolendarët shpien në mejdan verë dhe qerasin burrat. Gjatë gjithë ditës dëgjohen uratat me rastin e Krishtlindjeve për shëndet, begati dhe mirëqenie. 

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES

Më shumë nga rubrika

Tradita e daullexhinjve ose ndryshe kush i zgjon myslimanët gjatë Ramazanit

Dita e Arafatit është dita e fundit nga ditët e shenjta për myslimanët në muajin e Ramazanit. Në Islam, kjo është dita më fisnike e vitit, dhe lidhet me privimet e rënda 30-ditore - "agjërimin". Ngrënja e bukës dhe pirja e lëngjeve dhe e ujit bëhet vetëm..

botuar më 24-04-09 9.05.MD

Në Rodopet tingulli i gajdes është një magji, për të cilën tregon një muze lokal

Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..

botuar më 24-03-31 10.45.PD

Kukeri, pleq, babugeri, çaushi... Fshati Turija pret lojëra maskarade

Fshati nënballkanik Turija mirëpret mbi një mijë pjesëmarrës në lojërat e maskaradës "Pleqtë në Turija". Në edicionin e sivjetshëm të festivalit më 30 mars do të marrin pjesë 28 grupe me kukeri (njerëz të maskuar) nga e gjithë Bullgaria. Çdo vit..

botuar më 24-03-30 8.05.PD