Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çfarë na sjell Dita e Ivanit – tradita, rite dhe besime


Më 7 janar është dita e Joan Pagëzorit, i quajtur po kështu Joan Paraardhësi – kushëri dhe  paraardhës i Jezu Krishtit. Kur ka arritur moshën 30 vjeçare, Joani ka filluar të predikojë dhe të pagëzojë njerëzit. Në ujërat e lumit Jordan i ka dhënë pagëzimin e shenjtë Jesu Krishtit – një ngjarje të cilën pjesa më e madhe nga ortodoksia e nderon më 6 janar, kur është dita e ujit të bekuar (Vodici). Shën Joanit (Ivanit) i pritet koka me urdhër të mbretit Irod, të cilit i ka thënë se nuk i shkon të ketë gruan e vëllait të tij Irodiada. Sipas teksteve ungjillore, pikërisht ajo e ka kërkuar kokën e tij.

Në kalendarin popullor një ditë përpara kësaj /më 6 janar/ përfundojnë Ditët e Pista. Pas të gjitha riteve nga cikli i Krishtlindjeve dhe të Vtit të Ri me qëllim spastrim dhe rifreskim, pas të gjitha urimeve dhe uratave, kaosi është zhvendosur dhe përsëri triumfon harmonia kozmike. Ka ardhur dhe fillimi i ri. Traditat e lidhura me ditën e ujit të bekuar, dita e Shën Joanit dhe Dita e Gjysheve janë për nder të këtij fillimi të ri dhe janë të ndërlidhura në mënyrë të drejtpërdrejtë. Në çdo një prej këtyre festave zhvillohet larja në formë riti. Siç dihet, në ditën e ujit të bekuar, pasi prifti e hedh kryqin në ujërat e akullta, burrat e rinj si dhe djemtë garojnë se kush do ta marrë.

Në Ditën e Ivanit detyrimisht lahen “për shëndet” njerëzit të cilët mbajnë emrin e shenjtorit. Në larjen e ritit për shëndet përfshihen dhe gratë – nuset ose vajzat e sapo fejuara. Që aty vjen dhe emri i festës në disa krahina – “Zhenski vodici” (Vodici femërore). Dikur kanë shkuar të ashtuquajturit “larës”, të cilët kanë larë vullnetarisht ose me dhunë jo vetëm që të gjithët me emrin Ivan, por dhe përfaqësuesit më të pasur të shoqërisë. Gjatë sundimit osman “larësit” në mënyrë të lirë dhe pa u ndëshkuar kanë mundur të lajnë bile bejlerët dhe pashallarët.

Në traditën tonë dita e Shën Ivanit është festë e cila i kushtohet kumbarisë  dhe vëllazërimit, kurse në një kuptim më të gjerë modern–miqësisë dhe shoqërisë. Në përfytyrimet popullore, kur Zoti e ka ndarë botën dhe detyrimet Shën Ivani është ngarkuar me detyrën “të pagëzojë tokën dhe ujin, nuset e reja dhe fëmijët e vegjël”. Dikur në këtë ditë në çdo një shtëpi bullgare kanë zhvilluar festime të mëdha. Kumbarët në mënyrë riti e kanë larë çiftin të cilin e kanë martuar gjatë vitit të kaluar, duke i spërkatur me ujë. Kurse familja e re detyrimisht  ka vizituar në mbrëmje shtëpinë e tyre duke mbajtur /sipas traditave lokale vendase/ një pogaçe, byrek, verë, raki. Në këtë ditë, si dhe në festat e tjera, kanë zhvilluar ritin për vëllazërim. Kurse ata, të cilët tanimë kanë marrë pjesë dhe kanë hyrë në marrëdhënie të tilla, kanë festuar me vëllezërit dhe motrat e veta.

Sipas popullit në ditën e Shën Ivanit duhet të ketë dëborë dhe akull, që të jenë të shëndetshëm njerëzit si dhe kafshët gjatë verës. Që nga dita e ujit të bekuar dhe ajo e shën Joanit fillon dërgimi i shkuesve dhe i mblesërive, sepse dasmat janë të lejuara vetëm deri në fillimin e Kreshtave të Pashkëve. Në ditën e Shën Ivanit përfundon afati, gjatë të cilit shkojnë grupet e maskuara me rastin e vitit të ri. 

Në disa rajone të vendit kolendarët e shpien në mënyrë festive “mbretin” e tyre deri në çezmë, ku e lajnë. Pas kësaj ai bën një qerasje me bollëk dhe me një valle festive përfundon cikli i plotë i traditës së kolendarëve.

Folklori i krishterë gjen pasqyrim dhe në këngët festive popullore. Disa prej tyre tregojnë sesi Shën Mëri niset me djalin e vet të vogël në duar të kërkojë pagëzor. Shën Joani bie dakord të realizojë këtë pagëzim të shenjtë. Kur e drejton Zotin e Ri mbi ujërat e lumit Jordan, fundi i lumit shkëlqen si floriri, kurse brigjet sikurse janë prej argjendi . Si një simbol i mirëqenies gjatë vitit të ri, floriri dhe argjendi “ndriçojnë“ dhe në akoma një këngë tjetër popullore të kënduar dikur në ditën e ujit të bekuar dhe në atë të të Shën Ivanit /të incizuar përpara ca kohe nga Daniell Spasov dhe Milen Ivanov/.

Është rritur një pemë e lartë,
Dhe ka arritur ajo deri në qiellin e kaltër.
Degët e saj qenë prej një argjendi të pastër,
Fletët qenë prej një floriri të thatë.
Nëpër gjethet e saj, bletë të arta.
Pemë e lartë – vetë Shën Ivani.
Fletët prej argjendi - ikonat e shenjta,
Bletët të arta - të krishterët e Zotit.

Babinden / dita e gjysheve-mami/ është dita e fundit nga triada për nder të mamive, grave të sapolindura, të porsalindurve dhe e thënë në mënyrë të përgjithshme – dita e çudisë së quajtur Lindja e jetës së re. Gjatë kalimit nga kalendari julian drejt atij gregorian, rreth ditës së gjyshes formohet një fenomen shumë interesant. Sipas dokumenteve historike, papa Gregori XIII vendos “stilin e ri” gjatë vitit 1582. Pjesa më e madhe e shteteve evropianoperëndimore e pranojnë atë shpejt pas kësaj, kurse ortodoksia lindore – në fillim të shekullit XX. Gjatë vitit 1916, Shteti Bullgar kalon  drejt kalendarit të ri, kurse kisha Ortodokse Bullgare – gjatë vitit 1968. Festat kishtare tek ne janë të shtyra me 14 ditë përpara, bashkë me to dhe traditat folklorike të krishtera. Nga data 19 janar, dita e ujit të bekuar kalon më 6, kurse ditën tjetër është dita e Shën Ivanit /më 7 janar/. Kurse ditën e gjyshes e shtyjnë më 8 janar, pavarësisht, se është krejtësisht një festë pagane dhe nuk ka një analog të krishterë. Në vetëdijen e bullgarit, ajo thjesht është një pjesë e pandarë nga traditat popullore. Dhe akoma një fenomen tjetër – në shumë vende në Bullgari sot të tria festat festohen dhe sipas stilit të ri dhe sipas stilit të vjetër.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES

Më shumë nga rubrika

Bullgarët, rumunët dhe moldavianët prezantuan së bashku martenicën (veroren) në Bruksel

Shoqata Kulturore Bullgare së bashku me përfaqësues nga Rumania dhe Moldavia organizoi në Bruksel Festën e Martenicës (Verores) që u mbajt më 18 shkurt. Ky është edicioni i dytë kushtuar simbolit të pranverës që bashkon të tre vendet. Në stenda u..

botuar më 24-02-19 10.32.PD

Vallja popullore bullgare mahniti bullgarët, amerikanët dhe japonezët në Nju Jork

Për herë të parë, Nju Jorku organizoi një klasë të mjeshtërisë në vallet popullore me koreografin tonë të njohur Prof. Dr. Anton Andonov, shef i departamentit "Koreografi" në Akademinë e Muzikës, Valleve dhe Arteve Figurative "Prof. Asen Diamandiev"..

botuar më 24-02-08 10.16.PD

Festivali i maskaradës dimërore në Trën

Për të katërtin vit radhazi, qyteti i Trënit do të presë një festival dimëror të lojërave të maskaradës. Fillimi do të jetë më 3 shkurt nga ora 12:00 deri në orën 14:00 në sheshin qendror të qytetit. Katër grupe survakarësh / survakarët janë djem..

botuar më 24-02-03 7.05.PD