Bulevardi i kryeqytetit “Vitoshka” po vazhdon të ngrihet në klasifikimin e rrugëve më të shtrenjta tregtare në botë dhe tanimë është në vendin e 47 mes përgjithësisht 65 nga e gjithë bota. Kjo është pozita më e lartë e një rruge të Sofjes për 5 vjetët e fundit në studimin tradicional “Main Streets across the World”.
Me qira mesatare mujore prej 50 eurove për metër katror, rruga më e njohur tregtare në Sofje ka lëvizur dy vende përpara gjatë vitit 2018 dhe e ka këmbyer vendin e vet me “Calea Victoriei” në kryeqytetin rumun Bukuresht, i cili për të njëjtën periudhë ka rënë nga pozicioni i 47 në 49 me 47 euro për një metër katror. Rrugët qendrore në Sofje dhe në Bukuresht janë në pozita të mira, pavarësisht se qendrat e shopping-ut fitojnë gjithnjë e më shumë klientë në konkurrim me to. Bulevardi i Sofjes “Vitoshka” gëzon një interes të përhershëm për hapjen e dyqaneve të reja dhe të lokaleve gjatë viteve të fundit.
Në Evropë rruga më e shtrenjtë për vit të radhës është “New Bond Street” në Londër me një qira mujore prej 1339 eurosh për një metër katror. Në plan botëror “Upper 5th Avenue” në Nju Jork ia lë pozicionin e parë rrugës “Causeway Bay” në Hong Kong.
Në botën moderne nuk mjafton të njohësh njësitë monetare të vendeve të veçanta dhe të dish se si monedhat e tyre lidhen me levin bullgar. Konvertimi i levit në euro dhe anasjelltas nuk i zgjidh problemet tona financiare për një kohë të gjatë dhe nuk..
Në vitin 2023, përqindja e të rinjve që nuk punojnë dhe nuk mësojnë nën moshën 29 vjeç ishte 13.8 për qind krahasuar me 15.1 për qind një vit më parë. Në sfondin e BE-së, kjo përqindje në Bullgari mbetet e lartë. 1/7 e të rinjve joaktivë kanë arsim të..
Anëtarësimi në eurozonë më vonë në vitin 2025 është një prej skenarëve dhe në këtë fazë më i mundshmi. Kështu ka deklaruar guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Dimitër Radev në një intervistë për BTA në Uashington, gjatë takimeve..
54% e punëtorëve në vendin tonë thonë se janë në kërkim të një pune të re ndërkohë që janë në pozicionin e tyre aktual dhe arsyeja kryesore për këtë..
Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) parashikon një përshpejtim të rritjes ekonomike të Bullgarisë nga 1.8% në 2023 në 2.5% në 2024 dhe..