Shtëpia-muze “Lajosh Koshut” në qytetin Shumen është monument i marrëdhënieve kulturore bullgaro-hungareze

Foto: shumen.bg

Më 15 mars 1848 shpërthen revolucioni hungarez për pavarësi kombëtare – një nga ngjarjet më të rëndësishme nga historia e re e Evropës. Në këtë ditë është dhe Festa Kombëtare e Hungarisë.

Revolucioni zgjat deri më 4 tetor 1849. Figura kryesore në të është Lajosh Koshut – avokat i lindur në një familje fisnike, gazetar dhe revolucionar, gjatë asaj kohe ministër i financave  i Hungarisë. Një orator me gjuhë jashtëzakonisht magjepsëse, ai gjithmonë ka hipnotizuar njerëzit me fjalimet e tij të zjarrta revolucionare. Si ministër i financave ka arritur të fusë në qarkullim forintat hungarezë, ka mbledhur dhe mjaft të ardhura për armatosjen e ushtrisë.

"Jo rastësisht Lajosh Koshut është i njohur si një nga politikanët më me influencë të shekullit të 19. Shumë nga predikimet e tij politike realizohen më vonë. Le të rikujtojmë këtu idenë e tij për Shoqatën Danubiane të vendeve përgjatë lumit, që vjen para krijimit të organizatave të ndryshme evropiane, një prej të cilave është Bashkimi Evropian" – thotë Stanimira Angellova – historiane dhe kujdestare e shtëpisë-muze “Lajosh Koshut” në qytetin Shumen (Bullagri Veriore). I krijuar përpara 70 vjetëve, ky është muzeu i vetëm tek ne, i cili mban emrin e një personaliteti të huaj.

Pas disfatës së revolucionit, i detyruar të emigrojë, Koshut u dërgon letra 15 udhëheqësve shtetërore. Vetëm sulltani turk i përgjigjet me ftesë të jetë mik i tij, fton dhe partnerët e tij, gjeneralë, kapitenë dhe rreshtorë nga ushtria e tij. Koshut fillimisht vendoset në qytetin bullgar Vidin, por pasta ai “vetë e zgjedhë qytetin e Shumenit,i cili është pjesë e sistemit të fortifikimit të perandorisë në Ballkan dhe është një qytet i garnizonit i mbrojtur mirë” – vazhdon Stanimira Angjellova. “Koshut mbërrin në qytetin Shumen bashkë me 1500 emigrantë. Është vendosur  në shtëpinë e Haxhiut Dimitraki Panev, gjatë asaj kohe kryetar i bashkësisë së krishtere bullgare në qytet. Në shtëpitë fqinje  strehojnë dhe partnerët e tij. Sulltani iu propozon që të gjithëve të zënë poste në administratën turke, në ushtri dhe u ofron pagesa shumë të mira. Një pjesë prej tyre e pranojnë propozimin dhe bëhen kapitenë dhe gjeneralë në ushtrinë turke. Të tjerët kanë qenë lirë tëzgjedhin-të mbeten në perandori ose të ikin. Në rastin e dytë u kanë siguruar një shumë parash, që të mund të sigurojnë udhëtimin e vet. Qëndrimi i Koshut këtu është i shkurtër-Austria ushtron presion mbi Perandorinë Turke për ta ekstraduar. Pas një tentativë sulmi, shkon nëKütahya - një qytet në bregdetin e Azisë së Vogël (në Anadol). Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dërgojnë ftesë dhe fillon udhëtimi i tij i gjatë. Fillimisht shkon në Angli, pas kësaj në Amerikë, viziton qytete të shumta – kudo nga ka marrë ftesa ngapolitikanët e atëhershëm. Mban fjalime të zjarrta  në gjuhën, të cilën e ka mësuar  nga krijimet  e Shekspirit dhe nga Bibla. Kudo në Shtetet e Bashkuara revolucionari hungarez  është pranuar me nderime si një luftëtar për liri dhe demokraci. Abraham Linkoln shpreh admirimin e tij nga veprimtaria dhe personaliteti i tij. Në Itali ku qëndron më gjatë, shoku i tij më i afërt është filozofi-revolucionar Giuseppe Mazzini."

Shtëpia, në të cilën jeton Koshut në qytetin Shumen, sot është muze jo vetëm i veprimtarisë së tij revolucionare, por dhe i revolucionit Hungarez nga viti 1848.

"Shtëpia-muze ka një histori shumë interesante. Ajo është një qendërkulturore e dy shteteve, monument i miqësisë bullgaro-hungareze – tregon Stanimira Angjellova. Shumen është qyteti i dytë pas Sofjes, në të cilin gjatë vitit 1926 themelohet  shoqata për miqësi Bullgari-Hungari. Entuziastë hulumtojnë fakte interesante për Lajosh Koshut, për hungarezët dhe polakët, të cilët kanë mbërritur bashkë me të. Gjatë vitit 1933 me festime të mëdha vendosin një pllakë përkujtimore në shtëpinë ku ka jetuar revolucionari i madh. Mbërrin dhe një delegacion nga Hungaria. Rrugët e qytetit – që nga stacioni hekurudhor deri tek shtëpia, ku ka jetuar, është plot me njerëz të cilët kanë dalë të shënojnë ngjarjen. Fillon një punë aktive për kthimin e shtëpisë në muze. Më parë komiteti nismëtar dëshiron të blejë shtëpinë nga pronarët, të cilët në fillim refuzojnë ta shesin. Akoma atëherë mbërrijnë mijëra turistë  që ta shikojnë. Pronarët e shtëpisë i kanë pritur me një përzemërsi të madhe në shtëpinë e zbukuruar me piktura dhe portrete të Koshur, si dhe me sendet e tij. Por kanë vazhduar të jetojnë në të. Mezi gjatë vitit 1949 hapet Muzeu i miqësisë bullgaro-hungareze dhe që atëherë ai është i lidhur me emrin e Lajosh Koshut dhe të emigrantëve hungarezë. Për hungarezët ky është një kryeqytet kulturor i vendit të tyre në Bullgari. Muzeu është iniciator i konkursit të vetëm për një poezi bullgare dhe hungareze. Zhvillohen dhe konkurse të tjera, të cilat i kushtohen lidhjeve kulturore bullgaro-hungareze. Shumë emocionues është qëndrimi  i vizitorëve  ndaj personalitetit të ndritur të heroit kombëtar hungarez” – tregonakoma zonja Angjellova. “Prej viteve këtu vijnë si për një pelegrinazh grupe hungareze. Të shumtë janë dhe vizituesit nga Bullgaria dhe nga vendet e tjera”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Loja “Arkeologët kundër gjuetarëve të thesareve” ose si ta ruajmë historinë tonë

“Në Bullgari kemi një problem serioz  me thesarkërkuesit, të cilët përditë dëmtojnë objektet arkeologjike. Çdo gjë tjetër mund ta rinovojmë. Kemi rinovuar shtetin, demografinë, ekonominë, por në qoftë se shkatërrojmë historinë tonë, nuk ka sesi ta..

botuar më 19-05-18 12.30.MD

Mirë se erdhët në Mesjetë!

E quajnë Mezdra “një qytet të lindur prej historisë”. Në vendin e tij në Bullgarinë Veriperëndimore dikur (në mijëvjeçarin IV para Krishtit) ka ekzistuar një vendbanim të fortifikuar, ku më vonë është ndërtuar kalaja “Kaleto”. Sot ajo është..

botuar më 19-05-16 3.54.MD

Kisha Ortodokse nderon vëllezërit e Shenjtë Kirill dhe Metodij

Sot kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Apostujve të Shenjtë Kirill dhe Metodij – krijuesit e alfabetit sllav. Vëllezërit sllavë janë të njohur si shenjtorë akoma në fund të shekullit të IX, kurse informacioni për festimet e para të ditës së tyre më 11..

botuar më 19-05-11 9.00.PD