Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një pjesë nga projektet për modernizimin e ushtrisë mund të marrin financim nga Fondi Evropian i Mbrojtjes

Një pjesë e madhe nga evropianët mendojnë se mbrojtja e përbashkët evropiane do të jetë e dobishme për Kontinentin e Vjetër dhe do të kontribuojë për përballimin e rreziqeve dhe kërcënimeve moderne, tregojnë të dhënat  nga studimi i zhvilluar kohët e fundit sociologjik, të nxjerra gjatë kohës së konferencës ndërkombëtare me temë “Mbrojtja Evropiane-mundësi dhe perspektiva”.

Por, në agjendën evropiane dominojnë tema dhe probleme, të cilat më shpesh janë larg nga këto për mbrojtjen dhe sigurinë. Shkaqet që qytetarët evropianë të mos e kuptojnë rëndësinë e temës, kurse debati mbi të, të jetë i ndërlikuar janë të ndryshme. Sipas kryetarit të Forumit të Sofjes për siguri Jordan Bozhillov një prej tyre është e lidhur me kulturën e ndryshme mbrojtëse dhe punën në situata kritike, gjë e cila u lejon disa prej vendeve të marrin vendime më shpejt nga të tjerat. Është fakt dhe se aftësitë mbrojtëse dhe bazat në shtetet e ndryshme nuk janë në të njëjtin nivel. Në dukje është dhe pikëpamja e ndryshme për rolin  e NATO-s dhe të Shteteve të Bashkuara  në sigurinë dhe mbrojtjen. Mungon dhe një vendim i përgjithshëm se cila do të jetë struktura dhe pjesëmarrja e shteteve-anëtare të Bashkimit Evropian në mbrojtjen e përgjithshme. Për Gjermaninë është e rëndësishme pjesëmarrja e të gjitha shteteve evropiane, kurse Franca do  që të bashkëpunojë vetëm me disa prej tyre.

Kryetari i Komisionit për Mbrojtjen në Kuvendin Popullor, gjenerali  Konstantin Popov, rikujtoi se siguria dhe stabiliteti në Bashkimin Evropian dhe në Ballkan qe një nga prioritetet e Presidencës Bullgare  të Këshillit të Bashkimit Evropian përpara një viti, të cilin vendi mundi ta kryej. Ai përshëndeti dhe pasqyrën e filluar strategjike të mbrojtjes, e cila është e rëndësishme nga pikëpamja e gatishmërisë dhe e aftësisë së Bullgarisë për kryerjen si të operacioneve luftarake, kështu dhe të operacioneve paqësore në ndihmë të popullsisë. Sa i përket riarmatimit të ushtrisë bullgare, në një intervistë për Radio Bullgarinë ish-ministri i mbrojtjes Angjell Najdenov, vuri në dukje:

Shpresoj se do të kryhet angazhimi i ministrit të mbrojtjes  se deri në muajin korrik mund të kemi projekt-marrëveshje për furnizim të tipit të ri të avionit luftarak. Njëkohësisht  u hapën dhe ofertat e dhëna për marrjen  e tipit të ri të luftanijeve të patrullimit. Presim që në gjysmën e parë të muajit qershor të kemi informacion nga ana e komisionit ndër-dikasterial me klasifikimin përkatës dhe pjesëmarrësin e caktuar për zbatues të projektit. Sa i përket projektit të tretë për nga madhësia lidhur me modernizimin-makinat e blinduara luftarake për ushtritë tokësore, aty për fat të keq akoma jemi në etapën e shqyrtimit të kritereve, të cilave duhet t’u përgjigjet ky projekt dhe aftësitë, të cilat duhet t’i kenë makinat luftarake. Ai mjerisht mbetet mbrapa në krahasim me dy projektet e tjera, por shpresoj se mund të avancohet koha e lëshuar.

Najdenov shtoi se projektet për modernizimin janë objekt  i marrëveshjeve bilaterale dhe një pjesë prej tyre mundet të përfshihen në projektet shumëkombëshe, të cilat të marrin një farë financimi nga Fondi Evropian i Mbrojtjes. Bullgaria ka përvojë me pjesëmarrje në projekte të ngjashme, me qenë se ndaj momentit të tanishëm është pjesë e tre prej tyre-për rritjen e mobilitetit ushtarak, krijimin e shpërndarësve logjistikë në përkrahje të një tipi të caktuar operacionesh dhe për përmirësimin e sistemit për mbikëqyrje detare.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES dhe armymedia.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ringjallja e Krishtit ndryshon përfytyrimet për jetën dhe vdekjen

E pritur me drithërimë dhe e kremtuar me shumë solemnitet, Pashka është kurora e mësimit të Krishtit. Për të krishterët, ajo është premtimi i përmbushur i fitores mbi errësirën dhe i pavdekësisë së shpirtit njerëzor . Me shpresën për..

botuar më 24-05-04 5.35.MD

E Shtuna e Madhe është dita më e bekuar

Kisha Ortodokse e lavdëron të Shtunën e Madhe si ditën e shtatë më të bekuar, në të cilën Fjala e Zotit shtrihet në varr si njënjeri i vdekur, por në të njëjtën kohë e shpëton botën. I shtrirë në varr, shpirti i Jezu Krishtit është në ferr..

botuar më 24-05-04 9.28.PD

Holanda mbetet destinacioni kryesor për arsimimin e bullgarëve jashtë vendit

Numri i kandidatë studentëve bullgarë që dëshirojnë të studiojnë arsimin e lartë jashtë vendit u rrit me 60% krahasuar me vitin 2023, tregojnë të dhënat nga ekspozita "Edukimi botëror", njofton BNR Stara Zagora. Holanda vazhdon të jetë në pozitën..

botuar më 24-05-03 4.35.MD