“Programi për akses tek informacioni” konstatoi njohje më të mirë të Ligjit për akses tek informacioni publik nga qytetarët

Juristët e organizatës “Programi për akses tek informacioni” analizuan në një raport gjendjen e aksesit tek informacioni në Bullgari gjatë vitit 2018. Raporti është i sivjetshëm dhe shpallet që nga viti 2001 e këtej pa ndërprerje. Përfundimi i analizatorëve është se po rritet publikimi i vazhdueshëm i informacionit në faqet e internetit të institucioneve, të cilat janë detyruar me ligj ta bëjnë këtë. Ata shënojnë gjithashtu ndryshime pozitive në praktikën gjyqësore lidhur me Ligjin për aksesin tek informacioni publik. Raporti konstaton dhe një njohje më të madhe të ligjit dhe të të drejtave të qytetarëve, të cilët kërkojnë qasje tek informacioni.

Pasi rezultatet e praktikave u analizuan autorët e raportit bënë disa rekomandime për lehtësimin e procedurave administrative dhe rritjen e transparencës së administrimit. “Jemi dëshmitarë të përpjekjeve aktive nga ana e tërë shtetit për t’i zbatuar detyrimet e veta në kuadrin e këtij ligji. Po konstatojmë dhe rolin pozitiv të disa institucioneve, si Zyra e Kontrollit, drejtoria Modernizimi i Administratës” pranë Këshillit të Ministrave, e cila gjithashtu bën përpjekje të mëdha me platformën për deklarata elektronike, e cila do të fillojë së funksionuari shumë shpejt” – tha avokati Aleksandër Kashëmov, i cili është ndër autorët e raportit:

“Në sfondin e këtyre lajmeve të mira vjen fakti se gjykatat e vendit dhe Gjykata e Lartë Administrative gjithashtu i zbatojnë mirë detyrimet e veta. Për fat të keq ka dhe shumë minuse. Gjatë 2018-ës, kur i prisnim edhe institucionet e tjera për t’u përshirë në përpjekjet e përbashkëta për zbatimin më të mirë të ligjit, që të jenë institucionet më transparente dhe të ketë kontroll më të madh nga ana e qytetarëve mbi punën e tyre, qasja tek informacioni publik mori goditjen më të madhe që pas vitit 2000, kur u miratua Ligji. Me një iniciativë jotransparente legjislative në Komisionin Juridik të Parlamentit u parashtrua një korrigjim, i cili anulon tërë instancën e dytë, e cila u jep mundësi qytetarëve dhe personave juridikë për të parashtruar ankesa në Gjykatën e Kasacionit. Kështu, në sfondin e mungesës së kontrollit administrativ nga ana e një organi të lartë administrativ, tani mbrojtja e kësaj të drejte është në duart vetëm të një instance gjyqësore.”

Ligji bullgar për akses tek informacioni publik radhitet në vendin e 52, ndër 123 ligje të slekesionuara në botë. Juristët, të cilët e formojnë këtë klasifikim ndërkombëtar, kanë vërejtje kryesisht për mekanizmin e sanksionimit dhe mungesën e komisarit, i cili të përgjigjet për kontrollin administrativ. Sipas fjalëve të avokatit Kirill Terzijski nga “Programi për akses tek informacioni” pas heqjes së Instancës së Kasacionit nuk do të ketë korektiv të vendimeve të shkallës së parë.

Ndryshimi fsheh rreziqe, sepse krijon premisa për të mos pasur ankesa kasacioni. Ne arrijmë të jemi në dobi të qytetarëve, nga të gjitha proceset, ku kemi dhënë ndihmë juridike vitin e kaluar, konstatojmë se ka 60 vendime të gjykatës. Nga ato 50 janë në dobi të atyre, që kërkojnë akses tek informacioni dhe vetëm 10 janë në dobi të administratës. Këshilli ynë është që qytetarët të ngulin këmbë për informacion, të jetë aktivë dhe të mos dëshpërohen në kërkimin e drejtësisë, sepse mund të shpresojnë tek organizata jonë dhe organizata të tjera të tilla."

Bashkë me raportin e vet vjetor “Programi për akses tek informacioni” shpalli fillimin e fushatës së re, ku me çmimin “Çelësi i artë” do të dekorohen qytetarë, organizata joqeveritare, një gazetar dhe një institucion. Do të ketë dhe dy “anti-çmime” – “Çelës i lidhur” për vendim më absurd dhe më qesharak. Nominimet tashmë po filluan.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv

Më shumë nga rubrika

Nxënësit bullgarë janë ndër më të fortët në olimpiadat e shkencave natyrore

Sofia Tech Park është mikpritësi i nismës “Science Bricks – Shkencë me kauzë”. Qëllimi është që të popullarizohen arritjet e nxënësve bullgarë me medalje nga forumet ndërkombëtare të shkencave. Në një skenë prezantohen shkencëtarë prijës me shpikjet e..

botuar më 19-10-19 9.00.PD

Parashutistët kanë se çfarë t’u tregojnë brezave të ardhshëm

Në Bullgari 18 tetor është Dita e Parashutistit Ushtarak. Sot mbushen 75 vjet pas ngjarjes, së cilës i është kushtuar kjo festë. Bëhet fjalë për “pagëzimin luftarak” të Batalionit të Parë të Parashutistëve më 18 tetor 1944 dhe për sulmin e pozicionit të..

botuar më 19-10-18 1.37.MD

Festa e gjellës më bullgare është në fshatin Smiljan

Një tas me gjellën e ngrohtë më karakteristike dhe të shijshme bullgare do të mbledhë në festën e Rodopeve adhuruesit e fasules së fshatit Smiljan. Edhe sikur të vijnë miq nga i gjithë vendi për çdonjërin do të ketë nga një tas nga specialiteti i cili e..

botuar më 19-10-17 2.02.MD