Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nga kopshti ynë në tryezën tuaj me dashuri

Denka dhe Petër Gjeorgjievi ka në krijuar fermën e tyre të vogël familjare përpara 11 vjetëve në fshatin Isperihovo, të vendosur  në këmbët e kodrave perëndimore të malit të Rodopeve. Deri atëherë ata kanë rritur pemishte në kopshtet, të cilat pas ndryshimeve demokratike u bënë pronë të tyre familjare. Në një moment  rendimenti, të cilin e ka prodhuar toka e tyre pjellore është bërë kaq shumë, saqë ata kanë vendosur ta përpunojnë, që të mundin ta realizojnë në treg.

Gjërat u renditën në mënyrë shumë interesante” – i kujtohet për fillimin Petër Gjeorgjiev. “Morra pjesë fare rastësisht në projektin JOBS (“Punësim përmes përkrahjes së biznesit”, të financuar nga Ministria e Punës dhe e Politikës Sociale në kuadrin e Programit të OKB-së për Zhvillim). E fituam projektin dhe bëmë tharësen. Por doli se vetëm me tharjen e frutave  nuk ka sesi të zhvillojmë një biznes të suksesshëm, i cili zgjat vetëm një stinë. Prandaj erdhi ideja tjetër – të kalojmë drejt prodhimit të reçeleve. E legalizuam repartin e përpunimit të frutave dhe filluam të bëjmë dhe shurupe. Kështu pak nga pak ne zgjeronim veprimtarinë tonë, sepse punojmë kryesisht me paratë tona. Duhet njeriu të ketë një kokë të fortë, të mendojë më shumë dhe të jetë këmbëngulës. E gjithë kjo bëhet shumë ngadalë dhe me shumë punë dhe energji.”

Me qenë se toka e tyre bie në zonën e mbrojtur NATURA 2000, familja merret kryesisht me rritjen e frutave biologjikisht të pastra /luleshtrydhe, qershi, mollë, dardha, kumbulla/ dhe perime të ndryshme. Ato nuk përmbajnë pesticide dhe kimikate, por “janë mbushur” me mendime pozitive dhe me përkushtimin e madh të prodhuesve.

“Një dyqan ose një firmë fitojnë më tepër kur është i pasur është asortimenti i tyre – mendon Petër Gjeorgjiev – Ky është një rregull i pashkruar, të paktën për mua. Po mundojmë t’i ringjallim dhe recetat e vjetra autentike  si “ljutenicë” (salcë specash dhe domatesh), keçap të bërë në kushte shtëpie, reçel kungulli - atë të cilën e kanë bërë dhe gjyshet tona, pa konservues dhe shtesa të tjera. Kohët e fundit filluam prodhimin e reçelrave pa sheqer, me pekmez prej hurmave. Për ne kjo është rruga - ushqim në të vërtetë cilësor. Njerëzit gjithnjë e më shumë po binden në këtë. Me gruan time ndiejmë një kënaqësi të madhe kur e shtojmë larminë e produkteve me ndonjë produkt të ri. Tanimë po propozojmë dhe shurup prej kantarioni dhe barit të bletës. Kurse tani  me rendimentin e ri po mendojmë të lëshojmë në treg dhe lëngje natyrale. Kënaqësia është më e madhe nga vet fitimi, i cili vjen pas gjithë punës së kryer.

Denka dhe Petër Gjeorgjievi

Nga frutat e thata dhe perimet, reçelet, shurupet deri tek përzierjet e perimeve për supa pluhur, posaçërisht për më të vegjlit – të gjitha këto produkte janë një përgjigje jo vetëm të kërkesave të rritur të konsumatorëve për ushqime të shëndetshëm, por janë dhe një lehtësim në gatimin e gjellëve shumë të shijshme. Kurse kur njeriu është adhurues i reçeleve dhe shurupeve jo tradicionale, pikërisht në banakun e Denkës dhe Petërit do të zbulojë dhe një reçel prej specave djegëse të cilin mund ta ofrojë miqve të vet krahas me  djathin dhe kaçkavallin e deles.

Fillimisht receta, të cilën na e dha llogaritarja jonë ishte me speca të bluara, diçka si keçap. Por, ne vendosëm të mos t’i bluajmë specat, që të mund njerëzit të shikojnë se çfarë konsumojnë. Produkti kërkohet shumë dhe është shumë i suksesshëm. Kështu ndodh dhe me recetën prej stafidheve me rom. Fillimisht shtuam rom ndaj reçelit prej qershive, që të formohet diçka jo standarde si aromë. Kuptohet, alkooli është në një sasi shumë të vogël, aq sa të mund të japë një shije shumë më të veçantë dhe interesante. Kemi klientë të rregullt, bëjmë dhe furnizime nëpër shtëpi, furnizojmë  dhe në disa dyqane në qytetet Pazarxhik dhe Plovdiv. Pak nga pak rrjeti zgjerohet.

Në Sofje familja e propozon prodhimin e vet çdo ditë të mërkurë në tregun e fermerëve i cili gjendet përpara Ministrisë së Bujqësisë dhe organizohet  me ndihmën e programit bullgaro-zviceran për bashkëpunim.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Darina Grigorova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bulqiza ka një potencial të madh turistik

Ndihma bullgare për zhvillimin e turizmit në bashkinë shqiptare të Bulqizës

Një projekt i financuar nga Bullgaria do të rrisë kapacitetet e punonjësve në administratën e Bashkisë së Bulqizës, Shqipëria Lindore, për zhvillimin e turizmit rural dhe malor në rajon, ku banon një pjesë e konsiderueshme e pakicës kombëtare..

botuar më 24-04-26 11.04.PD

Sa do të kushtojë tryeza e Pashkëve për bullgarët këtë vit?

Më thuaj çfarë ke në tavolinë që të të them se çfarë je duke festuar. Kështu, me shaka mund të shikojmë kalendarin bullgar të festave nga e kaluara deri në ditët e sotme. E vërteta është se tryeza ka qenë gjithmonë një element shumë i rëndësishëm i jetës..

botuar më 24-04-26 7.30.PD

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD