Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pavarësisht dhe kaotike, reklama e produktit turistik bullgar arrin suksese

Foto: arkiv

Turizmi në Bullgari dhe mundësia të krijohet një brand i veçantë, i qëndrueshëm dhe pozitiv "Bullgaria”  ishte tema e diskutimit midis përfaqësuesve të biznesit të reklamës dhe komunikacionit, analizatorëve dhe gazetarëve. Pavarësisht nga ndërtimi i tepruar të bregdetit bullgar uljet e para të vogla të rezervimeve në tregjet kryesore si Rusa dhe Gjermania, në pamje të parë tabloja e turizmit ndërkombëtar në Bullgari është e mirë. Sipas të dhënave të Ministrisë së turizmit gjatë vitit 2018 për herë të parë në vend janë llogaritur mbi 9 milionë vizita të huaja turistike, kurse të ardhurat në sektor i tejkaluan 8,4 miliardë levat. Tendenca pozitive vazhdon dhe gjatë këtij viti: 590 milionë euro ose 4% më shumë, janë të ardhurat nga turizmi ndërkombëtar për 4 muajt e parë. Por, në këtë sfond optimistik ka probleme të shumta, të cilat pengojnë afirmimin e vendit si një destinacion i preferuar për pushim gjatë gjithë vitit.

“Që të mund një vend të jetë një destinacion i shkëlqyer turistik, duhet të jetë komod, i përshtatshëm dhe të pëlqehet nga njerëzit vendas - mendon Vesella Nikollaeva, e cila ka krijuar një sajt për turizëm në Bullgarinë Veriore Perëndimore - severozapazenabg.com. Jap shembull me një udhëtim tonë në regjionin Danubjan, gjatë të cilit për herë të radhës vëmë re se të gjitha tabelat janë në gjuhën bullgare, kurse një pjesë prej tyre janë ose të gabuara ose të fshehura mes shkurreve. Në këtë mënyrë mesazhi ynë ndaj turistëve nuk është për një mikpritje, por më tepër për një destinacion me karakter aventuresk.”

Një problem tjetër është se shumë njerëz tek ne nuk dinë mirë asnjë gjuhë të huaj, thotë Vesella dhe shton, se pavarësisht se në qytetet si Ruse dhe Vidin të zënët në turizëm dinë ose mësojnë rumanisht, kurse këta në Bullgarinë Veriperëndimore flasin serbisht, komunikimi me turistët mbetet jashtëzakonisht i vështirë. Një problem është dhe afati i shkurtër për disa nga destinacionet tek ne dhe neglizhenca e potencialit të aktiviteteve të ndryshme, të cilat mund ta zhvillojnë edhe më shumë turizmin në regjion dhe ta bëjnë gjatë gjithë vitit. Si ndikon mikpritja jonë mbi dëshirën e turistëve të huaj të vizitojnë përsëri vendin tonë - kësaj i kushtoi vëmendje dhe Georgji Auad nga Agjencia Bullgare për analiza mediatike “Perceptica":

“Ne kemi një studim nga viti 2016, të përqendruar mbi faktin sesa nga turistët nga shtetet evropiane mendojnë për pushimin në Bullgari dhe sa duan ta kthehen pas pushimit të tyre tek ne. Zbuluam se ka ndikime të ndryshme lidhur me faktin sesi njeriu zgjedh të vend për pushim. Gjatë vitit 2016 për shkak të valës së emigrantëve ishte konstatuar se njerëzit nga Evropa Veriore nuk do të duan të vijnë këtu vetëm sepse bullgarët janë me një qëndrim negativ ndaj imigrantëve. Me fjalë të tjera për disa njerëz pengesa nuk shprehet vetëm në para , por është lidhur dhe me ideale. Një problem është po kështu se ne reklamohemi në mënyrë shumë kaotike.”

Reklama është me një rëndësi kyçe për pozicionimin e turizmit bullgar në tregun ndërkombëtar, ku konkurrenca është e madhe. Cilat janë grupet e synuara, sa i qëndrueshëm është efekti prej saj dhe cilët janë shembujt e suksesshëm janë çështjet të cilat janë me rëndësi për sektorin turistik tek ne. Dhe pavarësisht se sipas ekspertëve ajo shpesh është mjaft kaotike, ka dhe shembuj të mirë si fushata e fundit e reklamimit të Bullgarisë, e realizuar gjatë periudhës 2018-2019 në Britaninë e Madhe. Ajo është pjesë e një projekti të Ministrisë së Turizmit, kurse efikasiteti i saj reflekton në rritjen e ndjeshme të rezervimeve për vendpushimet verore bullgare të tregut britanik.

“Në periudhën janar-shkurt, Instituti Kombëtar i Statistikës raportoi një rritje prej 53% të vizitave nga Mbretëria e Bashkuar. Kundrejt të dhënave për periudhën paraprake  /shtator-dhjetor 2018/, ka një rritje prej 15%, e cila na detyron të mendojmë se, fushata është e suksesshme” - deklaroi Desisllava Ollovanova menaxhere e agjencisë “Makkan Sofja”, e cila qëndron pas fushatës reklamore të dekoruar dhe në Festivalin e agjencive reklamuese, të zhvilluar në Bullgari gjatë muajit qershor në qytetin Plovdiv. Sipas saj, një kontribut për këtë rritje mbase ka dhe Brekziti, me qenë se Bullgaria është një treg i lirë dhe në një moment, kur situata ekonomike atje është e paqëndrueshme britanikët zgjedhin vend, ku do të jetë maksimalisht lirë për ta.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kukerë nga Bansko do të promovojnë Bullgarinë në një episod të ri të "Evropa nga lart"

Fotot unike të burrave të maskuar të quajtur kukerë po përhapen në internet, duke treguar një pjesë të vogël të pamjeve të kapura nga një ekip i National Geographic në Bullgari. Operatorët nga kanali i famshëm televiziv shkencor po përgatisin një film..

botuar më 24-01-14 6.10.PD

Ski pistat e Borovecit janë të hapura për skiim natën

Dashamirët e sporteve dimërore nga sot do të mund të bëjnë ski natën në kompleksin turistik “Borovec” në malin Rilla. Në dispozicion të tyre do të jenë dhjetë pista të ndriçuara sipas niveleve të ndryshme të vështirësisë – jeshile, e kuqe, e..

botuar më 24-01-12 6.05.PD

Gazetat britanike rekomandojnë Plovdivin si një vend për turizëm dhe "la dolce vita"

Qyteti më i vjetër në Evropë është magjik dhe ndodhet në një vend ku nuk e prisni aspak, shkruan botimi britanik “The Times” në një artikull të gjerë për Plovdivin. "Plovdivi i mbushur me art do t'ju befasojë me kombinimin e tij të artit të..

botuar më 24-01-10 9.46.PD