Në sfondin e qëndrimit konsumator ndaj botës, disi gjithnjë e më vështirë flitet për besimin tek Zoti dhe përjetësinë. Pavarësisht nga kjo, shkrimtari Martin Rallçevski mundet haptazi dhe me gjithë zemër të rikujtojë në librat e veta mesazhet e përjetshme të krishtere me shpresën për rilindje shpirtërore. Dhe jo vetëm sepse është nxënës i Fakultetit të Teologjisë pranë Universitetit të Sofjes, por sepse është i bindur se e mira humbet forcën dhe kuptimin e vet jashtë kontekstit të besimit. Kohët e fundit Rallçevski prezantoi librin e tij më të ri “Kuptimi në jetë”, bë bazë të të cilit ka shkruar dhe skenar. Libri është për shpopullimin e malit të Rodopeve dhe zhdukjen e identitetit bullgar:
"Shpresoj shumë se me këtë librër do të tregoj sa gjëra të mëdha mund të bëjë një njeri i vetëm dhe se vetëm një grusht me njerëz mund të kthejë një shtet të tërë për të mirën. Dhe kjo mund të bëhet me ndihmën e besimit- tha shkrimtari. Si çdo një që kthehet drejt së mirës dhe së vërtetës, kështu dhe besimi i pastër, i vërtetë dhe i pandryshuar mban një mesazh të fortë. Në qoftë se një njeri i vetëm, me gjithë shpirt dhe zemër vendos se nuk do të lejojë vdekjen e shpirtit bullgar në malin e Rodopeve – unë e besoj këtë! – do t’ua transmetojë besimin e vet akoma dy,tre, katër dhe pesë vetave të tjerë! Do të formohet një bashkësi dhe nuk do t’i tradhtojmë Rodopet! Të gjithë krahinën e braktisur dhe të gjithë Bullgarinë, nuk do ta tradhtojmë! Mund të jem një optimist i tepruar, por e besoj! A e kuptoni? Duhet të besojmë!"
Prandaj Martin Rallçevski shpreson që historia e përshkruar në librin e tij më të ri do të filmohet. Aq më tepër se që nga fillimi i tranzicionit drejt demokracisë deri tani në Bullgari nuk është krijuar asnjë film artistik ortodoks. Në vazhdim të 30 vjetëve rusët bënë 120 filma , rumunët dhe serbët po kështu nuk mbeten mbrapa, të mos të flasim për grekët, të cilët me një rigorozitet të madh mbrojnë traditat e veta ortodokse.
Ne nuk bëmë asnjë. Unë kam shkruar dhe skenar dhe nuk duhet ndonjë buxhet i madh. Ëndërroj që ndonjë njeri i mirë, i cili ka mundësi, do të ndihmojë me financimin. Ja përveç skenarit ka dhe regjisor, i cili do të punojë mbi të, po kështu ka dhe producent, mbetet financimi. Shpresoj , por nuk besoj se shteti do të ndërmarrë këtë angazhim. Shteti ynë ka qëllime të tjera - pro evropiane, pro atlantike, neoliberale, prandaj mendoj se ndonjë njeri i pasur, i cili e do Bullgarinë mund të ndihmojë që kjo të bëhet.
Çfarë mund t’i detyrojë bullgarët, të cilët jetojnë jashtë shtetit të kthehen dhe historia më e re bullgare të fitojë nuanca pozitive? Çudi? Si ajo të cilën e përshkruan Rallçevski në librin e tij për Rodopet!
"Po, me të vërtetë ai është dramatik, por ka një përfundim të fort pozitiv. Unë uroj të njëjtën gjë për Bullgarinë, pas dramës, vuajtjeve – më në fund të ketë një rilindje dhe një lartësi! E pse jo? Një njeri, i cili ka përjetuar sëmundje të rëndë, shërohet krejtësisht dhe fillon një jetë të re. Ai e mban mend sëmundjen dhe të gjitha vuajtjet dhe prandaj tanimë është i vëmendshëm – nuk pi duhan, nuk përdor alkool, nuk konsumon ushqime të dëmshme, por tanimë është një njeri i ri dhe i shëndetshëm. Kështu është dhe me librin tim i cili jep shpresën se është e mundur një rilindje e tillë, por jo si një projekt politik ose si diçka e trilluar! Një rilindje pa ndihmën e Zotit nuk bëhet, pa dashurinë ndaj krishterimit dhe gjuhës bullgare nuk bëhet. Prandaj flasim për një çudi të vërtetë të cilën e kam përshkruar, por nuk do ta tregoj, që të mund të përjetohet nga lexuesi – të mund ta ndiejë katarsisin. Prandaj do të doja që mesazhi im të mund të prekë më shumë njerëz dhe në qoftë se mundet të realizohet dëshira ime të bëhet film – ai mund të arrijë deri tek mijëra bullgarë, bile milionë.... Filmi i kalon kufijtë përmes rrjeteve sociale, këtu nuk bëhet fjalë për fitim, por për besim: “Ti je i përjetshëm, ke shpirt, Zoti të do! Çfarë gjëje më e mirë se kjo? Dhe Bullgaria do të ekzistojë!"
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
"Njeriu që nuk mund të heshtte më" është një bashkëprodhim me pjesëmarrje bullgare, i nominuar për Oscar. Ai u krijua në bashkëprodhim me Katja Triçkova nga Contrast Films dhe ka një shans për të fituar në kategorinë për filmin më të mirë të..
Filmi bullgar "Mos i mbyll sytë" u dallua me pesë çmime në Festivalin e Filmit të Krishterë(Christian Film Festival) në SHBA, njoftoi BTA, duke cituar producentët. Filmi u dallua për veprën më të mirë artistike, producent më të mirë - Bogdan Darev,..
Lidhja mes Bullgarisë, "Mustaqet e Dalí" dhe Picassos është një temë që mund të mbetet gjerësisht e diskutuar për vitet e ardhshme, e ndoshta edhe për dekadat e ardhshme. Arsyeja për këtë nuk lidhet me teknologjitë e reja dhe inteligjencën artificiale,..
"Njeriu që nuk mund të heshtte më" është një bashkëprodhim me pjesëmarrje bullgare, i nominuar për Oscar. Ai u krijua në bashkëprodhim me Katja..