Kryqi i Kuq Bullgar në ndihmë të fëmijëve të dëmtuar në aksidentet rrugore

Autor:
Foto: bnr.bg

Së shpejti do të fillojnë pushimet tuaja, ose pas disa orësh do të keni plane se ku dhe si të çlodheni. Deri në destinacionin e preferuar mbeten disa kilometra, nuk keni durim që të braktisni veturën dhe t’i harroni të gjitha problemet, të paktën për një javë. Mirëpo, mjafton vetëm një çast moskujdesi dhe mund të bëni pjesë e statistikës së zezë të viktimave ose të të dëmtuarve në aksidentet rrugore. Që nga fillimi i vitit të tanishëm deri në muajin qershor janë regjistruar 2896 aksidente me 254 të vrarë dhe 3653 të lënduar, tregon statistika e Policisë Rrugore. Shkaqet për këtë zakonisht janë lidhur me gabimet e njerëzve, si rrjedhojë e veprimeve të shpejta dhe të pamenduara, ose për shkak të lodhjes. Jo rrallë viktimat e këtyre gabimeve janë fëmijët. 1132 janë të plagosurit, ndërsa 35 – të vrarët vetëm për vitin e kaluar 2018.

“Nuk dua të komentoj shifrat, sepse duke folur për numrin e të vrarëve dhe të të lënduarve, sikurse harrojmë të themi se kjo mund të mos ndodhë, në qoftë se fëmijët marrin informacion më herët se si të marrin pjesë në trafik” – komentoi Zëvendësdrejtoresha e Kryqit të Kuq Bullgar Nadezhda Todorovska. Sipas fjalëve të saj kjo u përket të moshuarve, sepse një fëmijë jo gjithmonë mund ta vlerësojë mirë situatën, por mund ta përsërisë atë, duke e parë në veprimet e të rriturve. Kryqi i Kuq Bullgar në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Punëve të Brendshme, me Ministrinë e Transportit, të Teknologjive të Informacionit dhe të Komunikacioneve, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë së Arsimit dhe Shkencës, Bashkimin e Automobilistëve Bullgarë etj. organizon periodikisht mësime të sigurisë në rrugë dhe të ndihmës urgjente, lojëra për rregullat e lëvizjes rrugore, gara për ngasje më të mirë të biçikletës etj.

Të shqetësuar për jetën e fëmijëve bullgarë, partnerët zhvillojnë dy herë në vit fushata bamirëse. Mjetet e fituara derdhen në një fond të posaçëm për sigurimin e përkrahjes financiare për kurimin dhe rehabilitimin e fëmijëve, të cilët si rrjedhim i ndonjë aksidenti në rrugë janë dëmtuar më shumë ose më pak. Sipas të dhënave të Kryqit të Kuq Bullgar që nga krijimi i Fondit gjatë vitit 2005 deri tani janë siguruar 441 177 leva në ndihmë të fëmijëve nga tërë vendi të dëmtuar në aksidente rrugore.

Çdonjëri që dëshiron ta përkrahë fushatën mund ta bëjë këtë me një mesazh elektronik për 1 lev për Fondin Bamirës Kombëtar të Kryqit të Kuq Bullgar. Kush mund të marrë ndihmë nga ai, e mësuam këtë nga Nadezhda Todorovska:

“Fondi është vetëm për fëmijë. Aplikohet me një kërkesë zyrtare drejtuar Kryqit të Kuq Bullgar. Ftesa të tilla marrin fëmijët e lënduar në gjysmëvitin përkatës të vitit. Që nga krijimi i fondit në vitin 2005 ne kemi ndihmuar 757 fëmijë dhe familjet e tyre. Në të njëjtën kohë sivjet në fillim të qershorit ne siguruam mjete për 23 fëmijë të plagosur në aksidente të ndryshme në rrugë. Për fat të keq më bën përshtypje se traumat e fëmijë bëhen gjithnjë e më të rënda. Kjo përkatësisht kërkon një periudhë më të gjatë për shërimin e tyre. Mirëpo, trauma psikike mund të vazhdojë për shumë kohë.”

Fushata e tanishme, me moton “Ji me ne! Bashkë mundim më shumë!” po vazhdon deri më 31 tetor, ndërsa mjetet e grumbulluara do t’u dhurohen familjeve në nevojë në vigjilje të festave të fundvitit.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Në Ditën e pavarësisë heronjtë bullgarë nga Rilindja “gjallërojnë” në Bremen

Më 22 shtator 1908 në qytetin Tërnovo Princi Ferdinand shpall pavarësinë e Bullgarisë nga Perandoria Osmane - 30 vjet pas Luftës Çlirimtare ruso-turke nga periudha 1877-78. Rruga drejt kësaj ngjarjeje të madhe në historinë bullgare është kaluar me..

botuar më 19-09-22 8.00.PD

Laktobacillus bulgaricus mbretëron në malin e Rodopeve

Nëpër botë ka produkte të shumta që përmbajnë acid laktik, por më e fortë është tradita e tyre në Bullgari. Jo rastësisht një nga bakteret kryesore për fermentimin e këtyre produkteve quhet Lactobacillus bulgaricus. Mes kosave më të mirë janë ata nga mali..

botuar më 19-09-21 7.10.PD

Një iniciativë e mirë rikthen rininë në Dollni Vadin

Tanimë 4 vjet me radhë banuesit e Dollni Vadin e japin hua fshatin e vet kundrejt përjetimeve të përbashkëta, jetës bashkë me të tjerët, fjalëve të mira të thëna mes miqve. Dollni Vadin është një vend i qetë, pa zhurmë në Bullgarinë..

botuar më 19-09-20 2.48.MD