Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

T’i ndihmosh një nevojtari, nuk të bën një mbinjeri, por të sjellë kënaqësi

Dejan Jankov

Industrializimi dhe urbanizimi i territoreve gjithnjë e më të shumta janë treguesit më objektivë për zhvillimin e një qyteti  ose të një shteti. Por, krahas gjërave pozitive, zhvillimi  i tyre sjell me vete dhe probleme, kundër të cilave  gjoja nuk ka sesi të luftojmë ose është më mirë që ndonjë tjetër ta bëjë këtë ne vendin tonë. Një tregues për mënyrën tonë të mendimit është qëndrimi ynë ndaj plehrave të cilat i hedhim çdo ditë, pa menduar se një pjesë prej tyre mund të riciklohen. E justifikojmë një sjellje të tillë me faktin se jetojmë në një shoqëri konsumuese, në të cilën dëshira të kemi më shumë gjëra dhe më të reja mbizotëron, kurse si rezultat – lëmë pas vetes më shumë mbetje, të cilat i shkatërrojnë burimet natyrore.

Me një vetëdije të qartë se konsumi s’ka sesi të ndalohet, skulptori Ljubomir Mishonov e drejton vëmendjen deri tek përdorimi më racional i produkteve të blera prej nesh. E bën këtë në mënyrë jo tradicionale duke krijuar një kopje të Statujës së Lirisë të njohur botërisht, të ndërtuar prej paketimeve të ndryshme prej plastmase dhe ambalazhi. Në ndryshim nga origjinali në Nju Jork, zinxhirët e të cilit të shkëpuitur simbolizojnë zhdukjen e robërisë, në variantin e ri paketimet e grisura janë shenjë për lidhjen e shkëputur me realitetin. Ndryshimet midis të dyja statujave nuk përfundojnë deri këtu, sepse në vend të pishtarit, i cili simbolizon përparimin e shoqërisë, monumenti i Mishonovit mban një celular, kurse në vendin e kushtetutës amerikane shikojmë një pllakë me mbishkrim “E premtja e zezë”. Vendi i krijimit nuk është zgjedhur rastësisht. Me qenë se qëllimi i autorit është ta tregojë fytyrën e vërtetë të rënies, deri në të cilën ka arritur shoqëria moderne, vepra e quajtur “Statuja e Konsumit të Lartë” /„Statue Of The Great Consumption“/, gjendet në çatinë e një qendre për të rinj, ku provokon interes të madh si dhe debate mes vizituesve. Pronari i vendit – fondacioni “Trotuari” ka ambicien  t’i frymëzojë njerëzit e rinj për realizimin e ideve të tyre personale, t’i ndërtojnë vlerat e veta dhe të bëhen një pjesë aktive e ndryshimit, për të cilin po ëndërrojmë që të gjithë. Dhe pavarësisht se godina në këtë moment është duke u rinovuar, ideja e Dejan Jankovit dhe e ekipit të tij është që ta organizojnë “TRAP festival”-in tradicional për fondacionin në fund të vitit.

“Edicioni i sivjetshëm është i treti dhe në të përveç se të dëfrejmë, duam që t’i angazhojmë nxënësit në veprimtari të ndryshme vullnetare – thotë Dejan Jankov, themelues i fondacionit “Trotuari” dhe shton: Vetëm gjatë vitit të kaluar, pjesëmarrësit qenë 150, kurse vizituesit – mbi 1000. Formohet një  ngjarje interesante, e cila bashkon që të gjitha veprimtaritë tona – riciklimin, artet, muzikën, vallëzimet dhe ajo kthehet në një festë të paharrueshme. Ndërkohë po zhvillojmë turneun “gaming”  „League of Legends“, finali i të cilit  do të jetë më 7 dhe 8 dhjetor gjatë kohës së “TRAP Festival”-it. Kjo është një lojë me pjesëmarrjen e skuadrave, në të cilën çdo një skuadër i ka detyrat e veta, detyrimet dhe pozitat. Pjesëmarrësit duhet të kenë strategji, dhe të mendojnë dhe të veprojnë së bashku – kjo është me rëndësi të madhe siç për lojën, kështu dhe për mënyrën e të menduarit të njeriut. Një kusht për pjesëmarrje në këtë lojë sportive është mesatarja minimale nga viti i mëparshëm shkollor të kandidatit të jetë 4.00 (sipas sistemit bullgar me gjashtë nota). Në këtë mënyrë, si dhe me fondin e dekorimit prej 3 000 levave, duam t’u tregojmë  nxënësve se notat kanë rëndësi për disa gjëra, në të cilat mund të përfshihen. Skuadrat e regjistruara janë 18 dhe ato do të garojnë në dy faza – në atë grupore dhe në eliminimet direkte.

Pas rindërtimit, qendra do të disponojë  me studio për incizime, me sallë për zhvillimin e provave, sallë për vallëzime dhe një punishte për riciklim dhe do të vazhdojë të zhvillojë kauzat e veta, të lidhura me një të ardhme më të mirë për shoqërinë. Një nga programet, mbi të cilat qendra po punon quhet  “Vullnetarët në veprim”, por sipas Dejanit, vullnetarizmi akoma është pak i zhvilluar tek ne. Prandaj Jankov i këshillon nxënësit nga Qendra t’u ndihmojnë nevojtarëve, sepse “kjo nuk të bën një mbinjeri, por të sjellë kënaqësi”.  

Foto: arkiv personal

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

50 çeverme të Rodopeve i presin mysafirët e Farmfestës në Momçillgrad

Në rrëzë të parkut pyjor të qytetit të Momçillgradit në malin е Rodopeve, zhvillohet edicioni i dytë i Farmfestës "Momçillgrad". Festivali i fermerëve u ofron vizitorëve të tij pjata të shijshme nga Rodopet, njohje me kafshët dhe racat vendase,..

botuar më 24-05-25 6.40.PD

Po, ka një shkollë të tillë rurale në Bullgari! Shkolla e ndryshme në Carev Brod

“Nuk duam të jetë gri, duam të jetë e bukur” – ky është mesazhi i shkollës së mesme “Shenjtor Kirill dhe Metodij” në fshatin Carev Brod. “Shkollë e ndryshme” është motoja tjetër e shkollës, në të cilën mësojnë 118 nxënës deri në klasën e 7-të nga..

botuar më 24-05-24 7.20.PD

Shënojmë Ditën Botërore të Breshkave

Më 23 maj, shënohet Dita Botërore te Breshkave, grupi më i rrezikuar i vertebrorëve në tokë. Vetëm dy nga gjithsej 58 lloje të breshkave tokësore jetojnë në Bullgari. Ato mbrohen nga Ligji i Biodiversitetit dhe tregtimi me to, mbajtja e tyre në..

botuar më 24-05-23 10.13.PD