Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është mes liderëve në BE për nga masat kundër murtajës afrikane të derrave

Vytenis Andriukaitis
Foto: BTA

Komisioni Evropian do të fillojë të paguajë shpenzimet e bëra nga shteti për kufizimin e shpërndarjes së murtajës afrikane të derrave, tha në Sofje komisioneri mbi shëndetin dhe sigurinë e ushqimit Vytenis Andriukaitis. Ai deklaroi se në Bullgari akoma që në fillim fare aplikohen në mënyrë të përpiktë masat e rekomanduara nga institucionet evropiane dhe kontrollohet në të gjitha mënyrat e mundshme shpërndarja e sëmundjes. “Vështirësitë janë lidhur kryesisht me njerëzit, të cilët nuk duan të bashkëpunojnë. Por vetëm masat e rrepta do të ndihmojnë në këtë situatë, ashtu siç ndodhi në Çeki, ku e përballuan plotësisht këtë sëmundje” nënvizoi komisioneri evropian. Ai morri pjesë  në një takim të ekspertëve ndërkombëtarë në Sofje mbi çështjet e murtajës së derrave. Në takim specialistë nga 34 shtete diskutuan vendimet e ardhshme, të cilat do të bëhen pjesë e Strategjisë Globale për Kontrollin e Murtajës Afrikane në Botë. Deri në këtë moment 10 janë vendet e prekura nga infektimi, kurse në 5 prej tyre, mes të cilave është Bullgaria, situata është jashtëzakonisht shqetësuese.

“Murtaja afrikane është problemi më serioz, me të cilin jam ndeshur gjatë viteve. Kjo është një sfidë globale, kurse problemi është se shkencëtarët nuk kanë zbuluar akoma vaksinë kundës virusit, shpërndahet shumë shpejt”-thotë komisioneri evropian Andriukaitis gjatë kohës së forumit në Sofje. Dhe shtoi:

“Që të gjitha 28 vendet-anëtare po e shqyrtojmë këtë problem në nivelin e ministrave të bujqësisë. Bashkëpunimi evropian po zhvillohet, kurse ministrja Desisllava Taneva mori përsipër udhëheqjen e kësaj nisme. E vlerësoj lartë rolin tuaj për të përballuar problemin dhe masat të cilat po i ndërmerrni. Bullgaria po i ndjek në mënyrë të përpiktë këshillat dhe rekomandimet e Këshillit Evropian, që të gjitha ato janë në bazë shkencore. Bullgaria aplikon saktësisht të gjitha masat e planifikuara, por jo vetëm ajo, por që të gjitha shtetet duhet të marrin përsipër përgjegjësinë e vet në luftën me shpërndarjen e murtajës afrikane të derrave. Qëllimi i këtij takimi ynë është të forcojmë bashkëpunimin institucional dhe të përcaktojmë veprimtaritë me prioritet. Do të vazhdojmë të ndjekim situatën me shpërndarjen e infektimit dhe të jemi të përgatitur për një reagim adekuat”.

Sipas komisisionerit evropian, që të mund ta përballojmë sëmundjen janë të nevojshme të paktën akoma 3-4 vjet. Ai rikujtoi se mungesa e masave adekuate  për luftë kundër murtajës afrikane të derrave tanimë ka çuar deri në humbje të mëdha ekonomike për disa shtete. Nga data 16 gusht e këtej, në Bullgari nuk ka vatër të re ndër kafshët shtëpiake dhe rastet e regjistruara të sëmundjes janë vetëm tek derrat e egra, ku si dhe për kafshët shtëpiake aplikohen masat e zakonshme të përfshira në Strategjinë e Bashkimit Evropian për luftë me këtë sëmundje që nga viti 2015, theksoi ministrja e bujqësisë, e ushqimeve dhe të pyjeve Desisllava Taneva, duke e përshkruar situatën aktuale në vend.

Nga të gjitha 33 vatrat e regjistruara deri tani të murtajës nëpër fermat për derrat e shtëpisë, 7 janë në fermat e industrializuara, 2 në fermat familjare dhe të tjerat në fermat private. Derrat e prekur janë përgjithësisht 131 mijë, që përbën rreth 20% prej derrave shtëpiakë në Bullgari. Shpenzimet e pritura përasgjësimin e vatrave të regjistruara dhe për kompensimet për kafshët e prekura janë 23 milionë euro, të llogaritura më 14 gusht të  këtij viti. Zhvilluam bisedë me komisionerin Andriukaitis dhe në qoftë se ky plan miratohet, do të kompensohet 75% prej tyre. Aktualisht  të gjitha mjetet financiare të domosdoshme për asgjësimin e të gjitha vatrave të regjistruara të infektimit janë sigluara.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

50 vjet nga shpikja bullgare e laserit të avullit të bromurit të bakrit

Më 24 prill, Instituti i Fizikës së Trupit të Ngurtë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave shënon solemnisht 50 vjet nga shpikja e laserit të avullit të bromurit të bakrit. Ky laser është një shpikje bullgare, e vënë në punë për herë të parë nga..

botuar më 24-04-24 6.10.PD
Zëvendësministri i Bujqësisë Miroslav Marinov (i pari në të majtë) në hapjen e edicionit të 20-të të ekspozitës

Në ekspozitën “Tehnomebel” marrin pjesë rreth 100 kompani nga e gjithë Evropa

Druri bullgar, jo i importuar, është lënda e parë kryesore për industrinë e përpunimit të drurit dhe mobilieve në vendin tonë. Këtë e theksoi zëvendësministri i bujqësisë, Mirosllav Marinov, në hapjen zyrtare të edicionit të 20-të të ekspozitës..

botuar më 24-04-23 6.54.MD

Edhe plastika e dekompozuar helmon tokën dhe depërton në organizmat e gjallë

“Planeti kundër plastmasës” është tema e Ditës së Tokës, të cilën e festojmë më 22 Prill. “Iniciativa për t'i dhënë fund plastikës” po koordinon aktivitetet globale për festën. Me këtë rast, para BNR-së, Ejdën Sharën, drejtor i organizatës “Dita e..

botuar më 24-04-22 1.36.MD