Tanimë 4 vjet me radhë banuesit e Dollni Vadin e japin hua fshatin e vet kundrejt përjetimeve të përbashkëta, jetës bashkë me të tjerët, fjalëve të mira të thëna mes miqve.
Dollni Vadin është një vend i qetë në Bullgarinë Veriperëndimore, në një hap nga lumi Danub. Deri në fshat të çon një rrugë jo shumë e mirë, por aty ka internet, 3 dyqane dhe mjek familjar i cili vjen njëherë në javë. Vetëm mungojnë fëmijët dhe nipërit, kurse qendra e rrethit – qyteti Vraca është 120 kilometra larg fshatit. Një ditë Anelia Radullovës i lind ideja t’ua “sjellë” njerëzve të moshuar atë që u mungon më tepër – njerëzit e rinj dhe frymën e qytetit të mbushur me njerëz. Kështu ajo vendosi ta japë hua fshatin e vet.
“Fshat me hua” është një iniciativë për njerëzit, të cilët jetojnë në qytet dhe nuk kanë fshat, ku mund të shkojnë gjatë ditëve të pushimit – tregon Anelija Radullova, sekretarja e vatrës vendase të kulturës “Vetëdija 1927”. Gjatë viteve të fundit vëmë re se më shumë të rinj duan të kthehen në fshat për pak kohë. Prandaj vendosëm t’ua japim hua Dollni Vadinin për nga 10 ditë gjatë periudhës së verës vullnetarëve nga qyteti, të cilët të vijnë dhe jetojnë me ne dhe në këtë kohë t'u ndihmojnë njerëzve më të moshuar. Në fshatin tonë jetojnë rreth 140 veta dhe 80% prej tyre janë njerëz të moshuar, të cilët jetojnë në vetmi. E dimë se shumë fshatra bullgare po shpopullohen, sepse njerëzit kërkojnë punë në qytetet e mëdha dhe gjithnjë e më shpesh dhe jashtë shtetit, thotë Anelija Radullova dhe shton se i tillë është rasti me fëmijët nga Dollni Vadin. Dhe bashkëfshatarët e saj jenë të etur për komunikim me njerëz të rinj, të cilët t’u japin më shumë guxim, të bisedojnë pak me ta, t’i qetësojnë, të dëgjojnë historitë e tyre.
Gjatë vitit të parë kanë ardhur 11 vullnetarë. Gjatë vitit të dytë – 17 veta, të cilët janë përfshirë në ndërtimin e një skene në qendrën e fshatit Dollni Vadin. Vitin tjetër kanë mbërritur dhe ekspertë - fermerë, mjekë, historianë, madje dhe deputetë. Ata u kanë treguar vendasve për bujqësinë bilogjike, për preparatet për kopshtin dhe gjëra të tjera shumë interesante dhe të dobishme. Kurse gjatë kësaj vere miqtë i kanë ndihmuar gjyshet dhe gjyshërit për gjërat më të zakonshme në jetën e tyre.
Vatra e kulturës vendase po kështu mundohet me iniciativa të ndryshme të ndikojë pozitivisht mendimin e njerëzve nga fshati.
Ne jemi të kthyer shumë ndaj njerëzve - të jenë të informuar, të bëjnë gjëra të ndryshme, të mos mendojnë negativisht – thotë zonja Radullova. Dhe të mos heqin dorë nga jeta, pavarësisht se janë të moshuar apo të sëmurë. Kohët e fundit ndërtuam një shesh me vegla sportive për njerëzit të moshuar, ku merremi me sport në të hapur. Vazhdimisht bëjmë biseda, për shembull për ushqimin e shëndetshëm, për dëmet prej disa ilaçeve, si të përmirësojmë gjendjen tonë fizike. Tanimë dhjetë vjet e pastrojmë bregun e lumit Danub në rajonin e fshatit me ndihmën e vullnetarëve. Tek ne erdhën dhe piktorë të cilët pikturuan njërën prej çezmave, skenën dhe stacionin dhe u bë shumë bukur. Në përgjithësi përqendrohemi tek bashkësia vendase – vazhdojmë të zhvillojmë folklorin tonë dhe të t’ua transmetojmë traditat fëmijëve, të cilët i kalojnë pushimet e verës në fshat.
Të shkelur njëherë në Dollni Vadin, vullnetarët kthehen dhe disa prej tyre madje planifikojnë që të blejnë një shtëpi të përbashkët në fshat. Tani të gjithë po përgatitijn për tubimin e fshatit më 21 shtator. Të moshuarit përsëri e venë buzën në gaz kur i shikojnë dhe gjithmonë tregojnë kujtime-për shembull sesi miqtë e ardhur kanë punuar kopshtin e tyre . Në fund i përcjellin me sy të përlotur.
Foto: arkiv personal
Vetëm ai që nuk e di koston e rrënimit të injorancës mund të ketë frikë nga çmimi i arsimit.Arsimi, besimi dhe kultura jonë e krijuan Bullgarinë si një shtet shpirtëror dhe e ruajtën popullin tonë, tha presidenti Rumen Radev në Sofje gjatë kremtimit..
“Nuk duam të jetë gri, duam të jetë e bukur” – ky është mesazhi i shkollës së mesme “Shenjtor Kirill dhe Metodij” në fshatin Carev Brod. “Shkollë e ndryshme” është motoja tjetër e shkollës, në të cilën mësojnë 118 nxënës deri në klasën e 7-të nga..
Më 23 maj, shënohet Dita Botërore te Breshkave, grupi më i rrezikuar i vertebrorëve në tokë. Vetëm dy nga gjithsej 58 lloje të breshkave tokësore jetojnë në Bullgari. Ato mbrohen nga Ligji i Biodiversitetit dhe tregtimi me to, mbajtja e tyre në..
Më 24 maj, Evropa shënoi Ditën e Parqeve, shpallur nga Federata Evropiane e Parqeve Kombëtare dhe Natyrore EUROPARC. Në këtë ditë të vitit 1909 në Suedi..
Në traditën tonë shekullore kishtare, besimtarët e përshëndesnin gjithmonë priftin apo peshkopin e ri me pasthirrmat “I denjë”. Kështu ata tregojnë..
Komuniteti në rajonin kufitar do të ketë një tjetër "derë" të hapur drejt Bullgarisë. Radio Televizioni lokal Caribrod do të transmetojë emisione dhe..