“Lludogorec” mposhti “Ferencvarosi” me 3:0

Foto: BTA

Në ndeshjen e raundit të dytë të grupit H në "Ligën e Evropës" skuadra bullgare “Lludogorec” е mposhti atë hungareze “Ferencvarosi” me 3:0. Bullgarët ishin mysafirë në Budapestë dhe kështu morën revansh të pjesshëm për humbjen nga hungarezët më herët gjatë këtij sezoni në Ligën e Kampionëve, kur gjatë korrikut “Lludogorec” nuk arriti të fitojë asnjërën prej dy ndeshjeve kundër së njëjtës skuadre dhe prandaj përfundoi pjesëmarrjen e tij në turneun më prestigjioz të klubеve evropiane të futbollit. Tani “Lludogorec” është në krye të grupit H të "Ligës së Evropës" me aktiv të plotë prej 6 pikave. Pas bullgarëve rrenditet “Espanyol” (4), “Ferencvarosi” (1) dhe CSKA Moskë (0).


Më shumë nga rubrika

Ivajllo Ivanov

Xhudisti Ivajllo Ivanov fitoi titullin botëror

Xhudisti më i mirë bullgar Ivajllo Ivanov fitoi titullin botëror për ushtarakë në edicionin e shtatë të Kampionatit Botëror për ushtarakë, që zhvillohet në Kinë. Në betejën për vendin e parë sportisti bullgar, i cili garon në kategorinë deri në 81 kg,..

botuar më 19-10-21 11.45.PD
Mihaill Kasabov

Bashkimi Bullgar i Futbollit është me president të ri

Zv.Presidenti i deritanishëm i Bashkimit Bullgar të Futbollit Mihaill Kasabov është Presidenti i ri i organizatës derisa zgjidhet udhëheqja e re. Më herët gjatë kësaj jave ish-Presidenti Borisllav Mihajllov dha dorëheqje, kurse pastaj të njëjtën e bëri..

botuar më 19-10-18 5.18.MD

Pas shokimit nga rezultati i ndeshjes së futbollit me Anglinë 0:6 vijnë pasojat dhe përfundimet

Tashme tre ditë me radhë ngjarjet që shoqëruan dhe pasuan humbjen e turpshme të Bullgarisë nga Anglia me rezultat 0:6 në ndeshjen e futbollit ditën e hënë e tronditin vendin tonë. Shfaqjet e racizmit të një grupi fansash shkaktuan reaksione pa precedent jo..

botuar më 19-10-17 3.51.MD