Një forum në Hagë do të prezantojë mundësitë për karrierë në Bullgari

Forumet për karrierë për bullgarët jashtë vendit japin informacion për qëndrimin e tyre për t’u kthyer në Bullgari

Duke pasur parasysh interesin e madh kohët e fundit nga ana e studentëve bullgarë në Gjermani, Britaninë e Madhe dhe Austri për ekspozitat për karrierë në Bullgari, një e tillë është organizuar dhe në Holandë. Vendi i takimit të të rinjve me përfaqësuesit e biznesit bullgar është kryeqyteti administrativ Hagë, që është zgjedhur për shkak të numrit të madh të bullgarëve të cilët studiojnë atje.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, e cila është organizatorja e forumit, numri i studentëve bullgarë në universitetet e ndryshme të Evropës është midis 6 dhe 9 mijë. Pothuaj 2500 janë ata, të cilët kanë zgjedhur arsimin në Holandë në specialitete të ndryshme – ekonomi, biznes, inxhinieri, teknologji informative, financa etj. Për këtë arsye në Hagë më 5 tetor do të ketë përfaqësues të sektorëve të ndryshme të biznesit në Bullgari. Kompanitë janë nga degët e teknologjive të larta, financave, konsultimeve, sigurimeve, softuerit dhe biznese, të cilat kërkojnë njerëz me njohuri në fushat e teknikës, inxhinierisë, mjekësisë. Qëllimi është lehtësimi i kontaktit mes punëdhënësve dhe specialistëve të ardhshëm.

Pas forumeve të tilla të organizuara gjatë pranverës prognozat për qëndrimet e bullgarëve të arsimuar sa i përket kthimit të tyre në Bullgari janë gjithnjë e më optimiste. Në anketën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale ndër studentët në Gjermani dhe Angli, 80% prej tyre deklarojnë se po mendojnë për stazh dhe punë në Bullgari. “Besojmë se forumi në Holandë do t’u japë  mundësi të rinjve nga universitetet prestigjioze atje të takohen me punëdhënësit dhe të shikojnë se rritja e të ardhurave në Bullgari është fakt dhe në disa sektorë ajo është e konsiderueshme” – thotë Zornica Rusinova, zëvendësministre e punës dhe politikës sociale. Gjatë viteve të fundit statistika tregon se papunësia tek ne është duke u ulur dhe madje është nën 4% gjatë tremujorit të fundit – një tregues shimë pozitiv dhe nën atë të mesëm për Evropë. Kjo na inkurajon të organizojmë më aktivisht ekspozita të tilla për karrierë. Tani problemi kryesor për punëdhënësit bullgarë, por dhe për kolegët e tyre evropianë, është mungesa e njerëzve të kualifikuar për vendet e lira të punës. Për këtë arsye sivjet jemi përqendruar jo vetëm mbi prezantimin e vendeve konkrete të lira, por mundohemi të ofrojmë dhe statistikë për gjendjen ekonomike të vendit dhe prognoza për tregun e punës në të ardhmen. Zakonisht në forume të tilla marrin pjesë mbi 200 studentë dhe 30-40 kompani. Përveç prezantimit, të cilin ne nga Ministria e organizojmë, ka dhe ngjarje të tjera të asociacioneve dhe organizatave të ndryshme të punëdhënësve. Për shembull, Agjencia e Punësimit do të prezantojë vende të lira pune të ofruara nga 22 punëdhënës bullgarë me paga tepër atraktive – midis 750 dhe 1500 euro.  Mendoj se kjo është një mënyrë e mirë për ta tërhequr vëmendjen jo vetëm mbi propozimet konkrete, por dhe mbi sektorët e ndryshëm. Kjo do të jetë me dobi për orientimin e të rinjve kur ata zgjedhin drejtimin, në të cilin dëshirojnë të vazhdojnë arsimin e tyre dhe pastaj të zhvillohen profesionalisht në Bullgari. Tashmë dimë se shumica e të rinjve janë gati të kthehen në Bullgari dhe puna jonë në të ardhme është me punëdhënësit – të përgatitim bashkë me ta paketa më tërheqëse prej stimujve suplementarë për të rinjtë që do të zgjedhin vendin tonë”.

Interesante është dhe një tendencë tjetër – për forumet e karrierës interesohen jo vetëm studentët, por dhe bullgarët që tashmë ushtrojnë ndonjë profesion jashtë Bullgarisë. Kjo është sinjal për administratën shtetërore se po të ketë më shumë vende pune dhe po të përmirësohen kushtet e punës në vend, më shumë bullgarë aktivë dhe të kualifikuar do ta parapëlqejnë rrugën e kthimit në atdhe.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova


Më shumë nga rubrika

Foto: EPA/BGNES

Ngjarjet me adresë ballkanike

Mogherini: BE-ja bëri një gabim historik duke mos i filluar negociatat me Tiranën dhe Shkupin Përfaqësuesja e tanishme e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Federica Mogherini komentoi se liderët e Bashkësisë..

botuar më 19-10-21 2.16.MD

Nxënësit bullgarë janë ndër më të fortët në olimpiadat e shkencave natyrore

Sofia Tech Park është mikpritësi i nismës “Science Bricks – Shkencë me kauzë”. Qëllimi është që të popullarizohen arritjet e nxënësve bullgarë me medalje nga forumet ndërkombëtare të shkencave. Në një skenë prezantohen shkencëtarë prijës me shpikjet e..

botuar më 19-10-19 9.00.PD

Parashutistët kanë se çfarë t’u tregojnë brezave të ardhshëm

Në Bullgari 18 tetor është Dita e Parashutistit Ushtarak. Sot mbushen 75 vjet pas ngjarjes, së cilës i është kushtuar kjo festë. Bëhet fjalë për “pagëzimin luftarak” të Batalionit të Parë të Parashutistëve më 18 tetor 1944 dhe për sulmin e pozicionit të..

botuar më 19-10-18 1.37.MD