Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspozita “Madhështia historike” na kthen në vitet e arta të historisë bullgare

4
Kolazh fotografish: Mihaill Dimitrov

Historia bullgare ka ruajtur në analet e veta dëshmi të shumta për të kaluarën tonë të lavdishme dhe heroike. Fitoret e shumta ushtarake të stërgjyshërve tanë përpara dhe gjatë kohës së Mbretërisë së Parë (681-1018) dhe të Mbretërisë së Dytë Bullgare (1185-1396) afirmojnë pozitën strategjike të Bullgarisë në hartën gjeopolitike të Evropës. Këto faqe të historisë sonë meritojnë të kujtohen nga brezat e ardhshëm, por jo si një grumbull prej fakteve të thata, por si fakte interesante, të cilat lehtësisht mbahen mend. Pikërisht këtë e synojnë organizatorët e ekspozitës “Madhështia historike”, mikpritës i së cilës është Pallati Kombëtar i Kulturës në Sofje.

Deri më 12 tetor vizitorët mund të shikojnë mbi 50 piktura, kopje të eksponateve nga thesaret e shquara të arta të Borovos dhe i Panagjurishtes, të cilët datojnë në shekullin e IV-të para Krishtit, si dhe statuja të sundimtarëve bullgarë nga mesjeta e hershme. Po kështu në dispozicion të vizitorëve janë dhe gjellë të gatuara në bazë të recetave tradicionale nga ajo kohë, si dhe romanë historikë, të cilët zbulojnë hollësi për periudha të ndryshme të historisë mesjetare bullgare.

Sipas fjalëve të organizatorit Angjell Todorov, deri tani janë organizuar 3 ekspozita të ngjashme ku 30% nga vizitorët i kanë vizituar çdo ditë. Shkaku për këtë janë fëmijët e tyre, të cilët me gëzim kthehen në të kaluarën, duke marrë pjesë në atraksione të shumta. Mes tyre një vend qendror zënë mësimet në shkollën për ushtarakë bullgare. Në to fëmijët përvetësojnë mjeshtëritë e përdorimit të shpatës, sëpatës si dhe të gjuajtjes me hark. Duhet që të jeni të qetë – armët janë të drunjta dhe nuk ka rrezik që të shkaktojnë plagë serioze. Pas përfundimit të mëshimeve të parashikuara, çdo një fëmijë jep betim tradicional për madhështi si ai nga kohët e trakëve.

Parashikohet që deri më 27 qershor 2020 ekspozita të vizitojë të gjitha 27 qytetet që janë qendra të rreteve, që të mund të shikohet nga sa më shumë njerëz. Pas fundit të këtij turneu kombëtar, ekspozita do të dalë jashtë kufijve të atdheut, duke shkuar në qytete dhe fshatra të ndryshme nëpër botë, në të cilat ka bashkësi kompakte të emigrantëve bullgarë.

Krahas me këtë po fillojmë dhe përgatitje për ekspozitën, të parashikuar për vitin e ardhshëm, sepse ekspozita të tilla mendojmë të bëjmë dhe gjatë 20 vjetëve të ardhshme – tha për Radio Bullgarinë Angell Todorov dhe zbuloi një pjesë nga idetë e tij. Sivjet prezantojmë historinë e popujve nëpër tokat tona, mot do të paraqesim një ekspozitë të posaçme për periudhën nomade të bullgarëve. Gjatë vitit të katërt do të ndalemi mbi historinë e shkollës bullgare, sepse njerëzit dinë për vëllezërit Kirill dhe Metodij dhe për krijimin e alfabetit bullgar, por asnjë nuk ka parë një klasë shkollore nga shekulli i VIII-të ose i XII-të, ose si bëhet boja e stilografit për shembull. Vitin e pestë do të prezantojmë historinë e arkitekturës bullgare. Në të gjitha këto ekspozita do të ketë piktura, skulptura dhe sende të reja të lidhura me temën konkrete.”

Çdo një nga pikturat dhe artefaktet, të ekspozuara janë punuar po kështu pas konsultimeve me historianët dhe arkeologët në mënyrë, që të jetë sa është e mundur më afër realitetit. Me ndihmën e tyre janë bërë rrobat e pjesëmarrësve, si dhe ritet të cilat ata i prezantojnë në kohën e ngjarjes.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: @HistoricalArtBulgaria



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Shenjtëria e tij Patriarku Bullgar Neofit u largua nga ne

Pas një sëmundjeje të gjatë, në moshën 78-vjeçare u largua nga ne Shenjtëria e Tij Patriarku Bullgar dhe Mitropoliti i Sofjes Neofit. Pak para mesnatës, më 13 mars, në një deklaratë zyrtare, Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Bullgare njoftoi se..

botuar më 24-03-14 9.22.PD
Bullgarët e Banatit nga fshati Bërdarski Geran

Bullgarët e Banatit pak të njohur në Bullgari

Në praktikë, ata janë mes nesh dhe është e vështirë t'i dallojmë nga të gjithë bullgarët e tjerë, sepse zotërojnë shkëlqyeshëm bullgarishten letrare dhe përshtaten në mënyrë të përkryer në shoqërinë tonë, madje edhe emrat e tyre nuk tingëllojnë..

botuar më 24-03-12 7.20.PD

“Ti je e mahnitshme” – na thotë një pasqyrë antike

Një vitrinë me pasqyra të vogla ritualesh është pjesë e një ekspozite kushtuar temës së bukurisë femërore në antikitet, të paraqitur në Muzeun Arkeologjik të qytetit të Burgasit. Ekspozita titullohet "Tekat përmes antikitetit. Shiko pasqyrën" dhe..

botuar më 24-03-10 8.05.PD