Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zëra bullgarë në këngën më të re të artistit belg Stromae

Stromae
Foto: Facebook/stromae

Kënga “Ferri” e muzikantit të njohur belg Stromae u realizua me Trion e Këngëve Popullore Bullgare “Orenda”. Formacioni u krijua nga bashkudhëtarja jonë Stefka Miteva, e cila prej vitesh jeton në kryeqytetin francez Paris. Ajo jo vetëm që është një nga këngëtaret, por është edhe autore e pjesës më të madhe të aranzhimeve të këngëve të cilat interpreton trioja. Stefka Miteva është pedagoge e teorisë së muzikës dhe vokaleve xhaz në konservatorin në Banjolet (Bagnolet), drejton një seminar xhaz për të rritur dhe adoleshentë. Nuk janë pak edhe shfaqjet skenike të formacionit “Orenda”. Një nga koncertet më emocionuese me pjesëmarrjen e tyre u bë edhe shkak për bashkëpunimin me Stromae.

“Në shtator 2019 me “Orenda” kënduam në Stad djo Frans, bashkë me reperin e njohur francez Maître Gims  - tregon Stefka Miteva para Radio Bullgarisë. – Ky interpretim e tërhoqi vëmendjen e artistit belg Stromae, i cili ka popullaritet të madh në Francë dhe në botë. Bashkëpunimi ynë ishte i sinqertë dhe frymëzues. Pasi ai më prezantoi projektin që po përgatiste, unë i shtova këngës një hyrje të bazuar në ndjesinë që e ngjall teksti dhe muzika e krijuar nga Stromae dhe bashkëpunëtorët e tij. Me dëshirë të tij kënga është në stilin bullgar. E kënduam dhe e incizuam me trion e mi “Orenda” me soliste Sandrine Conry. Gëzohemi se kënga doli para diksut Multitude Multitjud, gjë që do të thotë shumë domethënëse, shumë kuptimplotë. Videoja thellësisht emocionuese e këngës “Ferri” ka miliona shikime, gjë që flet për talentin e madh të artistit belg. Teksti është për vetëvrasjen – një temë për të cilën flitet rrallë, por prek më shumë njerëz sesa e imagjinojmë. Komentet në rrjetet sociale, janë kryesisht për forcën emocionale që buron nga kënga. Besojmë se edhe zërat bullgarë të trios “Orenda” kanë një kontribut për ndikimin e këngës mbi njerëzit e të gjithë botës.

Trio „Orenda“

Është mirë të dihet, se fjala e vjetër bullgare “orenda” do të thotë “frymë e jetës”, “energji në çdo gjë”. Besoj se “Ferri” është një këngë katarsis, e cila do t’i pastrojë shpirtrat dhe do t’u japë atyre një frymë të re jete.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Facebook/stromae, Facebook/Orenda-trio



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ersin Mustafov nga JEREMY? me një projekt të pavarur - "Nuk mund të bjerë shi përgjithmonë"

Në sinkron me pranverën me shi jashtë, Ersin Mustafov na dërgon mesazhin gazmor “Nuk mund të bjerë shi përgjithmonë” me këngën e tij me të njëjtin emër. Meqenëse e njohim deri tani si frontmenin e JEREMY? , po e mirëpresim me interes..

botuar më 24-06-03 6.10.PD

"Përshëndetje" - diçka e re nga Mary Boys Band

Gjashtë vjet pasi në tregun muzikor doli albumi i fundit i Mary Boys Band “Ditë të lumtura”, grupi thotë “Përshëndetje”, duke u rikthyer me një këngë të re me të njëjtin emër.  Gjatë kësaj periudhe, vetë Maria - Maria Mutafçieva - realizoi albumin e..

botuar më 24-05-31 6.15.PD

Shpallen fituesit e konkursit të Radios Kombëtare Bullgare për Këngën e Re Bullgare "Pranvera"

Konkursi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) për Këngën e Re Bullgare "Pranvera" u mbajt për të 55-tën herë. Që nga fillimi i tij në vitin 1970, ky forum muzikor stimulon vazhdimisht autorët dhe interpretuesit vendas për të krijuar muzikë të re. Çmimet..

botuar më 24-05-30 6.15.PD