Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dhurojmë verore me urim për shëndet dhe paqe mes njerëzve

Si një nënë e kthen veroren në një shërim sëmundjesh dhe shpëtim nga kriza

4
Foto: arkiv personal

Kur muaji mars dhe pranvera na trokasin në portë, çdo një bullgar e di se ka ardhur koha që të vendos verore. Ky është simboli ynë i shkëlqyer i pranverës, i shoqëruar gjithmonë me urime për shëndet, gëzim dhe mirëqenie gjatë vitit.

Që nga kohërat e lashta, ne bullgarët kemi besuar në triumfin e dritës mbi errësirën, në fitoren e forcave të mira mbi të keqen dhe është besimi ynë ai që është thurur në veroret. Besojmë në forcën e tyre magjike dhe i mbajmë derisa të mos të largohet dimri, derisa të mos të shohim pemët e lulëzuara dhe derisa të mos të fluturojnë në qiell shpendët të cilët janë kthyer nga Jugu. Besimi në forcën magjike të verores është kaq i fortë saqë madje disa nga bashkatdhetarët tanë e mbajnë me vete si një talisman gjatë gjithë vitit.

Me afrimin e një marsit, fijet e gërshetuara të bardha e të kuqe janë pothuajse kudo. Në një ekspozitë të vërtetë të veroreve janë kthyer rrugët qendrore si dhe sheshet e kryeqytetit - na gëzojnë sytë  dhe na ftojnë që të zgjedhim prej tyre, që tu dhurojmë njerëzve tanë të afërm dhe të dashur.

Por, nëse akoma jeni duke u çuditur se kush i punon veroret - menjëherë ju takojmë  me njërën prej mjeshtreve të mira. Kristina Mërzakova është në moshën 33 vjeçe. Ajo ka mbaruar ekonomi dhe turizëm në qytetin e saj të lindjes Varna, por një sëmundje neurologjike e detyron të mbetet në shtëpi për një periudhë më të gjatë kohe. Përpara 7 vjetëve ka filluar të punojë verore sipas një modeli të saj, kurse mjekët i kanë thënë se, puna e dorës vepron si një shërim i vërtetë  kundër sëmundjeve nervore. Kështu, krahas me rritjen e fëmijëve të vet, Kristina i është përkushtuar dhe punimit të veroreve. Sivjet ajo ka punuar madje dhe më tepër, meqenëse është nevojitur të mbetet pothuajse një muaj të tërë nën karantinë. Thotë se kjo ka qenë një periudhë e favorshme për të, të përmbushur me një frymëzim të madh:

“Tek ne kështu ndikoi karantina - e gjithë familja u kap me një veprimtari krijuese. Djemtë më ndihmojnë nga pak, por një ndihmë më të madhe marr nga bashkëshorti im. Në veroret më tepër më pëlqen liria, se mundesh të mendosh dhe të fusësh elemente të reja, të fusësh nga diçka nga vetja jote. Më pëlqen që të shtoj elemente të reja, gjë që i detyron njerëzit të buzëqeshin, të zgjoj dhe imagjinatën e tyre dhe kështu festa e veroreve të zgjasë më tepër.

Shumë njerëz zgjedhin verore të vendosura në një magnet, të cilat në praktikë janë si një zbukurim i përhershëm për shtëpitë e tyre. Kurse të tjerë kërkojnë verore origjinale, të cilat tu dërgojnë bullgarëve jashtë shtetit, sepse ato janë një lidhje shumë sentimentale me atdheun.”

Kristina Mërzakova është një nga nënat në grupin “Bli një peshqesh nga një nëne e një fëmije me të meta”. Ajo thotë se që aty fiton një përkrahje më të fortë  në rritjen e dy fëmijëve të saj, të cilët po kështu  janë me nevoja speciale. Aty ka lindur dhe ideja për punimin e një veroreje të madhe, të denjë për librin “Gines”. Banuesja e qytetit Varna ka punuar Pizhon dhe Pendën tradicionale por në përmasa njerëzore.

Kjo verore unikale dhe tani mund të shikohet në afërsi të kopshtit “Sevastopoll” në qytetin e Varnës. Aty në ditët rreth 1 marsit është dhe vetë Kristina, e cila duke shitur veroret e saj ndihmon në mirëmbajtjen e familjes së saj:

“Pata bërë një verore të vogël me Pizho dhe Pendën, e cila u pëlqye shumë dhe më propozuan të bëj të njëjtën por të madhe. Atëherë vendosa se çfarëdo që të më kushtojë, do t’i bëj, që të mund fëmijët të vijnë dhe të bëjnë fotografi me to. Përdora fije të shumtë leshi - mbi 9 kilogramë, por kanë dhe zbukurime të tjera, kështu që peshojnë mbi 10 kilogramë. Gjithmonë mundohem që të kthejë defektin në efekt, në këtë më ndihmojnë dhe veroret.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Kisha Ortodokse Bullgare do të zgjedhë patriark të ri

Më 30 qershor është mbledhur Këshilli Zgjedhor Patriarkal i Kishës, ku duhet të zgjidhet përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Bullgare dhe Mitropoliti i Dioqezës Shpirtërore të Sofjes. Froni mbeti bosh më 13 mars, kur patriarku i ndjerë bullgar dhe mitropolit..

botuar më 24-06-30 6.05.PD

Bullgaria dhe Rumania po punojnë për të përmirësuar lundrimin në Danub

Kushtet për lundrim në lumin Danub do të përmirësohen përmes projektit evropian DISMAR me vlerë 10 milionë euro, njoftoi BTA, duke cituar drejtorin ekzekutiv të agjencisë ekzekutive "Kërkimi dhe mirëmbajtja e lumit Danub" (IAPPD) në Ruse, Ivelin Zanev...

botuar më 24-06-29 10.30.PD

Kisha e vetme me emrin e Shenjtorëve Pjetri dhe Pali në Sofje

Ashtu si një jetë njerëzore 90-vjeçare, fati i kishës metropolitane “Shën Apostuj Pjetër dhe Pali” është i mbushur me ulje-ngritje, me mundime, por edhe me shpëtim. Kjo është ndoshta një nga kishat më pak të njohura në Sofje dhe në të njëjtën kohë e..

botuar më 24-06-29 6.30.PD