Më 9 dhjetor, të krishterët ortodoksë kremtojnë Ngjizjen e Shën Annës – nënë e Virgjëreshës, pasardhëse e familjes Aaron. Siç shënohet në jetëshkrimin e prindërve të shenjtë Joakim dhe Anna, ata nuk kishin fëmijë për shumë vite, me gjithë jetën e tyre të drejtë dhe modeste. Në shumë kultura të lashta kjo konsiderohej një dënim nga lart dhe një shenjë e mëkateve të grumbulluara. Anna dhe Joakimi vazhdimisht i luteshin Zotit që t’u jepte një fëmijë. Një ditë, një Engjëll i Zotit iu shfaq Annës dhe e njoftoi se ajo do të lindte një vajzë, Maria, për shpëtimin e botës. Duke dëgjuar këto fjalë, ajo premtoi se do t’ia kushtonte vajzën Zotit. Ajo e bëri këtë, së bashku me të shoqin, duke sjellë në tempull vajzën e tyre 3-vjeçare.
Festa popullore në të njëjtën datë mban emra të ndryshëm si Shën Anna e dimrit, ashtu edhe Ngjizja e Annës, Dita e Annës. Dhe shenjtorja konsiderohet mbrojtëse e grave shtatzëna, e mëmësisë dhe fëmijëve, e martesës dhe e familjes, mbrojtëse e virgjëreshave dhe të vejave.
Sipas besimeve popullore, që nga kjo ditë fillojnë dhimbjet e lindjes së nënës së Zotit. Prandaj, nuset e reja dhe shtatzëna nuk duhet të punojnë për të lindur më lehtë. Në kalendarin tonë tradicional, festa shoqërohet edhe me shtimin e ditës, pasi në stilin e vjetër festohej në ditën më të shkurtër të vitit (22 dhjetorin), pas së cilës dita fillon të zmadhohet. Kjo ditë është veçanërisht i respektuar në Bullgarinë Perëndimore dhe në disa rajone të Bullgarisë Jugore. Vajzat parashikojnë nëse do të martohen vitin e ardhshëm duke “mbjellë” kokrra gruri në një enë të re. Në se deri më 1 janarin, Ditën e Shën Vasilit, gruri mbin, ky është një ogur i mirë se vasha shpejt do të martohet.
Populli ynë besonte se në ditën e Shën Anna të Dimtrit, magjistarët mund ta zbrisnin hënën nga qielli dhe ta mjelin për të shtuar qumështin e bagëtisë së tyre, ose me magji të vjedhin aftësinë e pulave për të bërë vezë. Kjo është arsyeja pse ata mbyllnin shpendët dhe mbronin lopët duke lyer sisët e tyre me hudhër.
Në këto veprime rituale pagane vendin e vet kishin edhe burrat - ata nuk duhej të dilnin jashtë fshatit, sepse ekzistonte rreziku që shtojzovallet të hijeshoheshin. Në shumë vende, grumbujt e bajgave u vunë flakën për të shmangur të keqen. Gratë jepnin grurë dhe misër të zier për shëndetin.
Ushqimi tradicional në këtë ditë është pa mish, sepse festa bie në periudhën e Kreshmëve të Krishtlindjeve. Të gjithë me emrat Anna, Anka etj. e mirëpresin edhe festën e emrit.
Tani ju ofrojmë këngën “Moj, Ançe”:
“Moj Ançe, gocë e bardhë, borëbardhe...
Ngrihu, Ançe, hape portën.
Dy fjalë të ëmbla të të them,
dy fjalë të ëmbla dashurie.
Eja, Ançe të fejohemi,
të fejohemi, të martohemi...”
Këndon Kajço Kamenov – një nga këngëtarët më të famshëm folklorik nga e kaluara e afërt.
Foto: arkiv, Pixabay
Në shtator të vitit të kaluar, në korin e grave të ansamblit folklorik bullgar "Shevica" në Sofje u përfshi një djalë i ri, me tatuazhe dhe të gjitha karakteristikat e një vokalisti të një grupi kanadez heavy metal – ai hyri dhe u ul me..
Sipas dokumenteve osmane, afër fshatit të sotëm Bivoljane në komunën e Momçillgradit (Bullgaria Jugore) jetonin më shumë se 500 dervishë , të cilët u trajnuan në teqen Elmala Baba. Qendra fetare dikur ishte e njohur si qendra më e madhe e..
Haga, një qytet në pjesën jugore të Holandës, një qendër administrative dhe një vend ku jeton dhe vepron mbretëresha... Vështirë se dikush e lidh këtë qytet me folklorin dhe traditat bullgare. Megjithatë, është fakt se në Hagë interesimi për vallet..