Më 15 nëntor fillon kreshma e dytë më e gjatë në traditën tonë ortodokse, e cila përbën një përgatitje për kremtimin e Lindjes së Zotit Jezu Krisht.
Konsiderohet se, edhe pse zgjat 40 ditë, kreshma e Krishtlindjeve nuk është aq e rreptë sa kreshmët shumëditore që i paraprijnë Pashkëve dhe Fjetjes së Hyjlindëses Mari. Periudhës së gjatë të përmbajtjes nga ushqimi me origjinë shtazore i paraprin riti në të cilin gjithë familja mblidhet në një tryezë të pasur me gjella të llojllojshme ku të gjithë falen për të qetësuar mendjen dhe ndërgjegjen. Kjo ndodh në prag të Kreshmës, mbrëmjen e 14 nëntorit. Të gjitha këto veprime vjen për të përgatitur besimtarët për periudhën e gjatë të privimit shpirtëror dhe fizik, në të cilën udhëheqëse duhet të jenë fjalët e Shën Gjon Gojëmbli: “Dobia e kreshmës nuk duhet të të kufizojë vetëm në mosngrënjen e ushqimit të ndaluar, sepse kreshma e vërtetë është largimi nga të këqijat. Shmangni padrejtësinë. Falni fyerjen të afërmit. Thjeshtoni punët e debitorit tuaj”.
Sipas Statutit të Kishës Ortodokse Bullgare, gjatë javës së parë të Kreshmës së Krishtlindjeve, si dhe nga data 20 deri më 24 dhjetor, konsumohet vetëm ushqim bimor me vaj. Në pjesën tjetër të ditëve të kreshmës (përveç të mërkurës dhe të premtes) lejohen jovertebrorët (kërmijtë, midhjet, oktapodët etj.), të cilët pranohen edhe si ushqime kreshme. Tradita dikton që më 21 Nëntor – Ditën e Hyrjes së Virgjëreshës Mari në Tempull dhe më 6 Dhjetor - Ditën e Shën Nikolla Çudibërësit, mund të konsumohet edhe peshku.
Lexoni më shumë:
Redaktore: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv, BTA
Edicioni i 18-të i Festivalit të Trashëgimisë së Lashtë "Shqiponja e Danubit" do të mbahet nga 14 deri më 16 qershor në dy vende në rajonin e qytetit Pleven - në koloninë Ulpia Escus afër fshatit Gigen dhe në kalanë romake "Ad Putea" afër fshatit..
Festivali Ndërkombëtar "Plovdiv - i lashtë dhe i përjetshëm: histori, etnologji, kulturë dhe art" hapet më 14 qershor dhe do të zgjasë deri më 16 qershor. Në veprimtarinë e organizuar nga Shoqata për Rikrijimin Historik “Filipopoll” priten..
A e dini se në kryeqytetin moldavian Kishinau ka një rrugë me emrin Hristo Botev? Pikërisht aty, rreth tre kilometra larg qendrës së qytetit, qëndron një monument mbresëlënës i poetit, revolucionarit dhe figurës publike bullgare, i cili vdiq..
Festivali Ndërkombëtar "Plovdiv - i lashtë dhe i përjetshëm: histori, etnologji, kulturë dhe art" hapet më 14 qershor dhe do të zgjasë deri më 16..
Edicioni i 18-të i Festivalit të Trashëgimisë së Lashtë "Shqiponja e Danubit" do të mbahet nga 14 deri më 16 qershor në dy vende në rajonin e qytetit..