Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Këngët e Kiçka Savovës “marrin jetë” në një turne virtual kombëtar

90 vjet nga lindja e këngëtares së njohur

Foto: Fondacioni „Kiçka Savova“

Më 22 shkurt shënohet 90-vjetori i lindjes së Kiçka Savovës – një prej këngëtareve më të rëndësishme të krahinës folklorike trake. Të gjithë ata që e njohën gjatë jetës së saj mbajnë në zemrat e tyre kujtimin e një personi të talentuar, vërtet të mirë dhe të sjellshëm. Kiçka Savova la dhjetëra incizime për Radion Kombëtare. 

Janë të shumtë interpretuesit e rinj të cilët këngëtarja arriti t’i tërheqë drejt artit folklorik, jo vetëm si mësuese, por edhe si patron i Festivalit Ndërkombëtar "Me këngët e Kiçka Savovës". I themeluar në vitin 2008, forumi ende mbledh këngëtarë të talentuar të moshave të ndryshme në fshatin e saj të lindjes, Slladun.

Fondacioni “Kiçka Savova”, i themeluar nga trashëgimtarët e këngëtares së njohur, do të festojë 90-vjetorin e lindjes së saj me disa evente. Stefka Zdravkova, kryetare e fondacionit, vajza e interpretueses, tregon për më të rëndësishmet prej tyre:

“Vendosëm që të gjithë vitin 2024 t'ia kushtojmë këtij përvjetori në mënyrë që i përgjigjet krejtësisht personalitetit të saj. Po organizojmë një turne virtual me pjesëmarrjen e studentëve të degës "Këndim popullor" në Akademinë Kombëtare të Muzikës "Panço Vlladigerov" dhe të Akademisë së Muzikës, Valleve dhe Arteve Pamore "Asen Diamandiev", si dhe të nxënësve nga dy shkollat ​​e specializuara të muzikës në vendin tonë (Shkolla Kombëtare e Arteve Popullore “Filip Kutev” – Kotell dhe ajo në Shiroka Llëka).


Këngëtarëve të rinj u japim mundësinë të interpretojnë këngë nga repertori i nënës sime, të cilat do t'i incizojnë në video. Kudo, ideja u prit me entuziazëm nga pedagogët dhe nxënësit e tyre.”

Në vijim të misionit të tij, fondacioni vazhdon të mbështesë mbajtjen e konkursit në fshatin Slladun, në të cilin zakonisht ka rreth 1500 pjesëmarrës.


Çmimi i madh që marrin laureatët, zakonisht rreth 7 fëmijë, është pjesëmarrja në një klasë master nën drejtimin e Darina Sllavovës - një nga nxënëset e dashura të Kiçka Savovës, mësuese e këndimit popullor në Akademinë Kombëtare të Muzikës dhe soliste e ansamblit. "Trakia". 

Në vitin 2023, u publikua një përmbledhje prej 20 këngësh të njohura nga Kiçka Savova - një mundësi e paçmuar për talentët e rinj “për të pirë ujë nga burimi”. 

Këngët janë përpunuar për zë dhe piano nga kompozitori Georgi Andreev, drejtor i Ansamblit Folklorik Kombëtar “Filip Kutev”. Me ndihmën e Vanja Monevës, krijuese dhe dirigjente e korit me famë botërore që mban emrin e saj dhe të Darina Sllavovës, studentët nga Akademia Kombëtare e Muzikës i prezantuan në skenën e koncerteve. Këngët e kësaj përmbledhjeje do të “marrin jetë” sërish në turneun virtual kombëtar përmes performancave të studentëve dhe nxënësve, të cilët do të dëgjohen edhe në valët e mediave më të rëndësishme kombëtare.

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ersin Mustafov nga JEREMY? me një projekt të pavarur - "Nuk mund të bjerë shi përgjithmonë"

Në sinkron me pranverën me shi jashtë, Ersin Mustafov na dërgon mesazhin gazmor “Nuk mund të bjerë shi përgjithmonë” me këngën e tij me të njëjtin emër. Meqenëse e njohim deri tani si frontmenin e JEREMY? , po e mirëpresim me interes..

botuar më 24-06-03 6.10.PD

"Përshëndetje" - diçka e re nga Mary Boys Band

Gjashtë vjet pasi në tregun muzikor doli albumi i fundit i Mary Boys Band “Ditë të lumtura”, grupi thotë “Përshëndetje”, duke u rikthyer me një këngë të re me të njëjtin emër.  Gjatë kësaj periudhe, vetë Maria - Maria Mutafçieva - realizoi albumin e..

botuar më 24-05-31 6.15.PD

Shpallen fituesit e konkursit të Radios Kombëtare Bullgare për Këngën e Re Bullgare "Pranvera"

Konkursi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) për Këngën e Re Bullgare "Pranvera" u mbajt për të 55-tën herë. Që nga fillimi i tij në vitin 1970, ky forum muzikor stimulon vazhdimisht autorët dhe interpretuesit vendas për të krijuar muzikë të re. Çmimet..

botuar më 24-05-30 6.15.PD