Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Veroret - një simbol i shpresës për gjërat e mira që do të vijnë

4
Foto: Instituti i Etnografisë dhe Folkloristikës me muze në Akademinë Bullgare të Shkencave

Martenica (verorja) është një nga simbolet e Bullgarisë - konsiderohet si një pararojë e pranverës dhe largimit të errësirës. Çdo vit më 1 mars, edhe larg atdheut, ne bullgarët i zbukurojmë të afërmit dhe miqtë tanë me fijet e përdredhura të bardha e të kuqe, me urimin për shëndet dhe mbarësi. Kjo traditë e lashtë është përcjellë brez pas brezi prej shekujsh, sjell gëzim dhe e kthen ditën në një ngjarje të gëzueshme. Ekziston gjithashtu një besim se nëse dita e parë e marsit është me diell dhe e ngrohtë, vera do të jetë me shi, dhe nëse ka bubullima - të korrat do të jenë shumë të pasura.


Ka shumë legjenda për origjinën e traditës së martenicës në trojet tona, por askush nuk e di saktësisht se ku dhe kur lindi martenica e parë. Megjithatë, folklori bullgar në të gjitha anët e vendit tonë i jep rëndësi të madhe, duke e ngritur martenicën në nivelin e një amuleti magjik që na mbron nga të gjitha të këqijat e mëdha. Në të kaluarën, ishin elementët natyrorë dhe kafshët e egra që na rrethonin kudo. Sot, martenica perceptohet “si një garanci e shëndetit dhe një kalim drejt fillimit të ri që vjen me stinën e pranverës”, vëren dr. Iglika Mishkova nga Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit në Akademinë Bullgare të Shkencave.

"Që nga koha e shoqërisë tradicionale, martenicat, ndryshe nga tani, përgjithësisht i bënte gruaja më e vjetër në familje, gruaja që ka dhënë më shumë jetë, që ka shumë përvojë jetësore. Për prodhimin e martenicave dikur kryesisht mblidhnin leshin nga delet, lesh ky i cili ishte varur nëpër shkurre në fushë, kjo sigurisht që nuk ndodh në ditët e sotme. Dmth ky ishte leshi që nuk ishte qethur nga delet por kishte rënë vetë duke qëndruar nën yje dhe duke mbledhur fuqinë magjike të te gjitha barishteve në livadhe. Një pjesë e këtij leshi lyhej me ngjyre te kuqe, tjetra lihej e bardhë. Sipas traditës, plakja qe duhej te përgatiste martenicën duhej te vishej me rroba të pastra, kishte një ndalim – të mos e prekte zjarrin para se të fillonte ta punonte martenicën, ngatërrimi i saj duhej të bëhej nga majtas, me sy të mbyllur, për të qenë të mbyllur edhe sytë e gjarpërinjve, të ujqërve, të të gjithë atyre armiqve që e kërcënonin njeriun që e mbante martenicën.”


Sot do të ishte e vështirë të plotësoheshin të gjitha këto kërkesa dhe gjithnjë e më shpesh ne i blejmë martenicat nga tregtarët pa e ditur se ku dhe si janë prodhuar. Megjithatë, kohët e fundit ka pasur një tendencë që njerëzit të preferojnë martenicat prej leshi natyral, druri dhe materialeve të tjera natyrore. Gjatë punimit të tyre, çdo mjeshtër fut estetikën dhe shpirtin e tij.

Është e rëndësishme të dihet se “martenica nuk hidhet, por varet në një pemë frutore, mund të vendoset nën gur ose atje ku ka shpendë, për shembull, në vendin ku pulat bëjnë vezë” – thotë doktoresha Iglika Mishkova dhe vazhdon:

“Nëse martenica vendoset nën një gur, të nesërmen mund të shkoni të shihni se çfarë do të gjenit nën atë gur. Dhe besohet se nëse ka shumë milingona nën gur, do të ketë shumë qengja gjatë vitit, nëse ka një krimb ose një brumbull, do të ketë më shumë viça ose kuaj në fermë” – thotë studiuesja e traditës së martenicave dhe ndalet në disa veçori specifike:


Në malin e Rodopeve, martenicave u shtohen edhe ngjyrat blu, jeshile dhe rozë. Shumë shpesh në këtë zonë martenicat quhen “bajnici”.

Martenicat e tjera më interesante janë ato të prodhuara në rrethin e Sofjes, ku kryesisht shtohet ngjyra blu. Në pjesët e tjera të vendit, varësisht nga mënyra kryesore e jetesës së njerëzve, shtohen edhe dekorimet e duhura. Ka edhe diçka që ishte tipike e viteve të shoqërisë tradicionale, por që mungon në martenicën e sotme. Ky është thelbi i hudhrës që i shtohej shumë shpesh martenicës. Ngjyra blu, rruaza blu ka një funksion mbrojtës jashtëzakonisht të fortë. Martenicat nuk mbahen gjatë gjithë vitit, por derisa e shini lejlekun, dallëndyshen ose pemën frutore të lulëzuar. Më së shpeshti mbahen deri në Ungjillëzimin e Hyjlindëses - më 25 mars”, tha në përfundim etnologia dr. Iglika Mishkova.

Lexoni më shumë:


Foto: Foto: Instituti i Etnografisë dhe Folkloristikës me muze në Akademinë Bullgare të Shkencave

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Dita e Shën Ignat Hyjmbajtësit - një festë e ngarkuar me pritjen e Zotit të Ri dhe Rilindjen e Diellit

Me 20 dhjetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Ignat Hyjmbajtësit. Sipas besimeve, dhimbjet e lindjes së Nënës së Zotit fillojnë nga kjo ditë. Edhe në këngët popullore thuhet:“Filluan dhimbjet e lindjes së nënës së Zotit”. Në kalendarin..

botuar më 24-12-20 5.40.PD

Nga marmelata e shalqinit e deri tek Dita e Dervishëve - cilat janë "Thesaret e gjalla njerëzore" të Bullgarisë

Tetë tradita autentike bullgare dhe aftësi të përcjella brez pas brezi nga pjesë të ndryshme të vendit u bënë pjesë e Listës Përfaqësuese Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale dhe kështu u bënë pjesë e "Thesareve të gjalla njerëzore" të..

botuar më 24-12-12 7.35.PD
Iva Krumova dhe Anabell Casaboff (djathtas)
foto: Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit

Anabell Casaboff, një balerinë nga Buenos Aires, e dashuruar me vallet popullore bullgare

Anabell Casaboff është një nga mijëra pasardhësit e bullgarëve në Argjentinë që nuk flasin gjuhën e gjyshërve të tyre, por Bullgaria është çdo ditë e pranishme në jetën e tyre. Ajo është një balerinë e mrekullueshme, kërcen dhe jep mësim baletin klasik, por..

botuar më 24-11-17 8.55.PD