Sipas procedurës kushtetuese, presidenti Rumen Radev ia dorëzoi mandatin për formimin e qeverisë Nikollaj Denkovit, kandidat për kryeministër, të propozuar nga grupi i dytë më i madh parlamentar në Asamblenë e 49-të Kombëtare - ai i “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB).
Mandati iu kthye menjëherë presidentit Radev i paplotësuar. “Mandatin do ta kthej të paplotësuar, pasi në Kuvendin aktual Kombëtar nuk ka mbështetje për programin e menaxhimit që e kemi miratuar me GERB-SDS para 9 muajsh. Nuk ka mbështetje edhe për reformat që ishin bazë për formimin e kësaj administrate. Koalicioni GERB-DPS në fakt dëshiron zgjedhje dhe ky është rezultat i dëshirës së tyre”, tha Denkov.
Sipas tij, qytetarët bullgarë do të duhet të vendosin se në cilin drejtim duhet të vazhdojë qeverisja e vendit - "një picë modeste apo një rrugë evropiane për Bullgarinë, në të cilën të ardhurat rriten".
Mandati i parë që i shkoi GERB-SDS rezultoi i pasuksesshëm – atë e ktheu kandidatja për kryeministre nga forca e parë parlamentare Maria Gabriel. Mandati i tretë, sipas Kushtetutës, do t'i kalojë njërës prej forcave të mbetura parlamentare me vendim të presidentit brenda një afati shtatëditor.
Nëse nuk arrihet marrëveshja për formimin e një kabineti, pas konsultimeve të mëtejshme me grupet parlamentare, presidenti duhet të emërojë një qeveri të përkohshme dhe të caktojë zgjedhje të reja brenda dy muajsh.
Sipas ndryshimeve të paraqitura së fundmi në Kushtetutë, Presidenti do të duhet të zgjedhë një kryeministër në detyrë nga radhët e Kryetarit të Asamblesë Kombëtare, Guvernatorit ose Zëvendës Guvernatorit të Bankës Kombëtare Bullgare, Kryetarit ose Zëvendëskryetarit të Dhomës së Kontrollit dhe Avokati i Popullit ose zëvendësi i tij.
Foto: BTA, BGNESAvionët e parë luftarakë F-16 do të mbërrijnë në fillim të vitit 2025, tha për BNT ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Në vjeshtë, pilotët bullgarë do të trajnohen në Shtetet e Bashkuara se si t’i drejtojnë avionët. Gjithashtu vitin e..
Në sheshin e kryeqytetit “Shën Aleksandër Nevski” Presidenti dhe Komandanti Suprem Rumen Radev pranojë gradën e nderit të njësive përfaqësuese të ushtrisë dhe vendosi kurorë me lule para Monumentit të Luftëtarit të Panjohur. Më pas u zhvillua..
Populli ynë do ta kujtojë gjithmonë heroizmin e gjeneralëve, oficerëve, rreshterëve dhe ushtarëve bullgarë”, ka shkruar në faqen e tij në Facebook kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev me rastin e ditës së sotme të guximit dhe festës së ushtrisë..
Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 5°. Në orët e mëngjesit do të ketë më shumë vranësira në rajonet..
Dy vjet pas fillimit të luftës në Ukrainë , fluksi i refugjatëve nuk ndalet dhe aktualisht po rritet sërish pas një rënie të caktuar. Këtë e..
Bullgarët dhe Koreja e Jugut do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi për të nxitur kontaktet në fushën e energjisë. Kështu ranë dakord..