Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vendet e Evropës Juglindore krijojnë një rrjet për trajnimin e forcave të tyre të armatosura

Foto: BGNES
Më 13 qershor në Sofje u zhvillua takimi i gjashtë vjetor i shefave të mbrojtjes të shteteve ballkanike. Bashkëpunimi ballkanik në këtë fushë është relativisht i ri, por megjithatë shënon një përparim të konsiderueshëm. Për më tepër se në këtë proces përfshihen të gjitha vendet e Ballkanit – Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Maqedonia, Turqia, Sllovenia, Kroacia.

Shtetet e rajonit bashkëpunojnë në sferën ushtarake në kuadrin e Procesit të takimeve të ministrave të mbrojtjes të Evropës Juglindore. Si rezultat u arrit një marrëveshje për krijimin e Forcave Shumëkombëshe Paqeruajtëse të Evropës Juglindore. Mbi bazë të kësaj marrëveshjeje u formua Brigada Shumëkombëshe “Evropa Juglindore”. Konferenca e parë vjetore e shefave të mbrojtjes u zhvillua në vitin 2007. Si rezultat bashkëpunimi ushtarak në Evropën Juglindore u pasurua. Dhe megjithëqë kjo është një nismë e re, ajo avancon shumë shpejtë. Është fakt, se midis vendeve pjesëmarrëse në konferencën e gjashtë ka një bashkëpunim të mirë në fushën e analizimit të rreziqeve dhe kërcënimeve. Bashkëpunimi ushtarak tashmë përfshin edhe sfera të tjera, si për shembull sigurinë energjetike. Një aktivitet i rëndësishëm në këtë fushë ishte trajnimi “Flaka Energjetike 2011”, që u organizua në Bullgari. Si sfera të mundshme të bashkëpunimit ushtarak në rajon u treguan mbrojtja kibernetike dhe komunikacionet e satelitit.

Një nga qëllimet kryesore të konferencës së gjashtë vjetore të shefave të mbrojtjes ishte të krijohen kushte për zhvillimin e aftësive ushtarake nëpërmjet bashkëpunimit në trajnimin dhe mësimin. Pjesëmarrësit vendosën të krijohet një rrjet të tërë për trajnimin dhe përgatitjen e forcave të armatosura të vendeve të Evropës Juglindore. Ky rrjet do të lidhë qendrat ekzistuese të simulimit dhe të përgatitjes në një federatë të përbashkët të Evropës Juglindore. Kjo do të sigurojë mundësi për krijimin e një sërë programesh të softuerit për përgatitjen e forcave të armatosura të rajonit.

Bashkëpunimi ushtarak në rajon përbën një bashkëveprim midis vendeve anëtare dhe jo anëtare të NATO-së. Ky bashkëpunim pasuron përgatitjen e vendeve që dëshirojnë të aderohenë me Paktin e Atlantikut Verior dhe kontribuon për perspektivën euroatlantike të Ballkanit. Kështu duke përballuar mosmarrëveshjet nga e kaluara dramatike, nëpërmjet bashkëpunimit në fushën ushtarake, Ballkani shndërrohet në një simbol të qëndrueshmërisë, prosperitetit ekonomik dhe fqinjësisë së mirë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Stoimen Pavllov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mitropoliti i Vidinit Daniill

Daniill është emri i patrikut të ri bullgar

Mitropoliti i Vidinit Daniill është patriku i ri bullgar. Ai u zgjodh me 69 vota kundër 66 për Mitropolitin e Vracës Grigorij. Kishte edhe tre fletë votime të pavlefshme. Mitropoliti Daniill - me emrin laik Atanas Trendafillov Nikollov, lindi në..

rinovuar më 24-06-30 1.45.MD

Kisha Ortodokse Bullgare do të zgjedhë patriark të ri

Më 30 qershor është mbledhur Këshilli Zgjedhor Patriarkal i Kishës, ku duhet të zgjidhet përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Bullgare dhe Mitropoliti i Dioqezës Shpirtërore të Sofjes. Froni mbeti bosh më 13 mars, kur patriarku i ndjerë bullgar dhe mitropolit..

botuar më 24-06-30 6.05.PD

Bullgaria dhe Rumania po punojnë për të përmirësuar lundrimin në Danub

Kushtet për lundrim në lumin Danub do të përmirësohen përmes projektit evropian DISMAR me vlerë 10 milionë euro, njoftoi BTA, duke cituar drejtorin ekzekutiv të agjencisë ekzekutive "Kërkimi dhe mirëmbajtja e lumit Danub" (IAPPD) në Ruse, Ivelin Zanev...

botuar më 24-06-29 10.30.PD