Para 136 vitesh në qytetin Çirpan lindi Pejo Kraçollov Javorov – një prej poetëve më të mëdhenj bullgarë. Sivjet, më 29 tetor mbushen 100 vjet nga vdekja e tij tragjike. Në poezinë bullgare nuk ka vjersha më emocionale dashurore nga ato të Javorovit, ndoshta nuk ka edhe një fat tjetër kaq tragjik. Todor Ivanov, drejtori i Shtëpisë-muze “Javorov” në Çirpan dhe kryetari i Fondacionit “Javorov” na tregoi për fatin e poetit.
Pejo Javorov filloi të shkruajë vargje që në moshën 7 vjeç. Në gjimnaz vargjet e tij shkaktuan admirimin e mësuesit të tij të letërsisë. Mirëpo i ati i Javorovit ishte i mendimit se burrat duhet të fitojnë para, ndërsa femrat të kujdesen për shtëpinë dhe fëmijët. Për këtë shkak, me këmbëngulje të babait Pejo Javorov u largua nga shkolla dhe u bë telegrafist në qytetin Pomorie. Mirëpo vargjet mbetën pasionin e tij. Kështu në vitin 1901 në qytetin Varna u publikua një vëllim vargjesh, në të cilin janë disa prej vjershave të tij emblematike, si “Kaliopa”, “Breshëri”, “Armenët”. Në vitin 1902 Javorov u nis me çetën e Mihaill Çakovit për të luftuar për çlirimin e Maqedonisë, e cila mbeti nën zgjedhën turke.
“E kishim si një perëndi”, shkruan më vonë në kujtimet e veta Çakov. Todor Ivanov shton: “Në vitin 1903 Pejo Javorov ishte në Maqedoni, bashkë me çetën e Goce Dellçevit. Mirëpo pas shuarjes së kryengritjes në vitin 1903, pas viktimave të shumta poeti ra në krizë. Atëherë filloi të shkruante biografinë e Goce Dellçevit, e cila u botua në vitin 1903. Pas kësaj publikoi edhe një vëllim vargjesh.”
Dashuria e madhe e Pejo Javorovit është Mina Todorova, motra e shkrimtarit Petko Todorov. Asaj Javorov i kushtoi vjershën e njohur “Dy syve të bukur”. Mina Todorova vdiq shumë e re nga tuberkulozi, në Paris, në moshën 20 vjeçe. Pas vdekjes së saj Javor pushoi së shkruari poezi. Ai shkoi në Paris dhe çdo ditë gjatë gjysmës së dytë të vitit 1910 kalonte përmes Pyllit të Bulonjës, me trëndafila të kuq, që të jetë i vetëm, bashkë me të dashurën e tij të pavdekshme, edhe pse në varrin e saj.
Me dashurinë e tij të dytë të madhe – bijën e politikanit Petko Karavellov – Llora, Javorov u njoh në një ekskursion, afër Sofjes. “Llora Karavellova sapo ishte kthyer nga një kolegj në Francë, zotëronte katër gjuhë, luante në piano dhe në violë, pikturonte shumë bukur, ishte fejuar nga një muaj me një burrë të mërzitshëm për të, dr. Ivan Drjankov. Emocioni gjatë takimit midis saj dhe Javorovit ishte kaq i fuqishëm se pasi u kthye në shtëpi, poeti shkroi vjershën “Rënkimi”, kurse tetë vjet më vonë, para se të vetëvritet me një plumb dhe helm, ai ia kushtoi këtë vjershë Lorës së tij, një rënkim, i cili edhe sot tingëllon me një fuqi të madhe.”
Në vitin 1908 Pejo Javorov u bë dramaturg i Teatrit Popullor dhe të gjithë e donin. Llora e ndiqte me kartolina, lule, telegrame, por ai i shmangej, sikur ka pasur parandjenja të këqija. Megjithatë ata të dy u bënë çifti më i njohur në Bullgari në atë kohë.
“Atëherë Javorov ishte përfaqësues i Organizatës së Brendshme Revolucionare të Maqedonisë dhe Edrenesë – tregon Todor Ivanov. – Ai ruante armën e VMRO-së, vulën dhe paratë e organizatës. Llora e ndihmonte, u jepte para dhe armë vullnetarëve, bënte korrespondencën e organizatës. Mirëpo ajo ishte jashtëzakonisht xheloze. Llora i kishte zili madje për shkak të Minës së vdekur. Dhe pas një prej skandaleve të tyre të shumta, më 30 nëntor 1913 në orën 2 e gjysmë gjatë natës ajo u vetëvra me pistoletën e tij mu në zemër. Këtë e tregoi Javorovi para hetuesit. Gjysmë orë pas kësaj edhe Javorov bëri provë për t’u vetëvrarë, por vetëm humbi shikimin e vet.
Të afërmit e Llorës ishin të bindur se pikërisht Javorov e ka vrarë Llorën. 1914-ta, viti i fundit në jetën e Javororovit ishte një agoni e vërtetë për poetin. Shoqëria e quajti vrasës, e dëbuan nga teatri, ai mbeti pa para. Javorov u tha miqve të tij më të afërt: “Betohem për nënën time se unë nuk e kam vrarë Llorën time të dashur, e vrau realiteti.” Më 29 tetor 1914 Javorov u vetëvra, me helm dhe me pistoletë, që të jetë më e sigurt. Në ceremoninë funerale erdhi tërë Sofja, e cila disa orë para kësaj e konsideronte si vrasësin e Llorës. E varrosën tek e dashura e tij. Në varrin e tij kritiku letrar Bojan Penev tha: “Tani ne nuk jemi të qartë se çfarë kemi humbur, do të kalojnë dekada, një shekull do të kalojë dhe që atëherë bullgarët do të kuptojnë se çfarë gjeni kemi humbur.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për..