A mund të jemi të lumtur pavarësisht nga çdo gjë dhe nga çdo njeri? Përgjigja është “po”. Ka mijëra mënyra të kënaqesh me jetën. Njëra nga këto është të jesh me botëkuptim filozofik. Tjetra mënyrë është të lëshosh këngën “Happy” të Pharrell Williams-it dhe të fillosh të kërcesh në qendrën e Sofjes. Fonogrami i filmit animuar “Despicable Me 2” në interpretimin e reperit amerikan pushtoi internetin dhe fansat u çmendën pas këngës, ashtu siç u bë me hitet Gangnam Style dhe Harlem Shake. Kësaj radhe theksi ra mbi mjedisin urban dhe mendimet pozitive. Moda e re u ndjek nga të rinjtë nga 20 qytete të botës, përfshiu nga Sofja.
Në kryeqytetin bullgar u xhiruan dy flashmobe me muzikën e Pharrell Williams-it. Këto gjenden në internet. Në të dyja klipet duken të rinj me buzë në gaz të cilët duke kërcyer pushtojnë rrugët, bulevardet dhe sheshet e Sofjes. Ata na çojnë në pikat më karakteristike kulturore – katedralen “Shën Aleksandër Nevski”, Presidencën, Pallatin Kombëtar të Kulturës, rrugën kryesore “Vitoshka” etj. “Shumë shpejt e lehtë u bënë klipet. Në çdo gjysmë orë nismës i bashkoheshin kalimtarë të rastit”, shpjegon Biljana Sllavejkova, iniciatore e një nga flashmobet në Sofje.
Hiti “Happy” i Pharrell Williams-it të bën për vete menjëherë pasi e ke dëgjuar dhe sidomos kur i ke parë të rinjtë të emocionuar, me pamje artistike dhe plot gëzim. Të mos flasim se kohët e fundit të rinjtë nuk i shohim me pamjen moskokëçarëse e cila pamje është karakteristike për moshën e tyre. Sikur e kishim harruar të shohim optimizmin dhe humorin e mirë të rinisë, e cila kohët e fundit në të vërtetë ishte përqendruar më tepër në protesta. Bile-bile këto protesta merrnin formën e një flashmobi. Biljana Sllavejkova bën krahasim midis banorëve të rinj të Sofjes dhe moshatarëve të tyre në Kiev.
“Për mendimin tim mesazhi më i fortë i këngës “Happy” ishte ky në Kiev. Megjithë ndodhitë aty, ka njerëz të rinj të cilët janë të lumtur dhe në një farë mënyre kënaqen me jetën sado e vështirë që të jetë jeta. Ndërkohë edhe rinia në Bullgari po përballet me sfida të ndryshme. Shumë të rinj emigrojnë jashtë vendit, të tjerët ndihen të pakënaqur me realitetin në Bullgari dhe me atmosferën e jetesës. Megjithatë, mund të jemi “happy” dhe të kënaqim me jetën pa e çarë kokën shumë. Sepse lumturia është gjendje shpirtërore.”
Lumturia po ashtu do të thotë të shijojmë gjërat e vogla, si p.sh., një gotë vere, një ditë me diell, një buzëqeshje të të dashurit apo këngën “e elektrizuar” si ajo “Happy” në qendrën e Sofjes.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...
Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..