Për shkak të mbishkrimeve mesjetare në mur Kisha e Bojanës në Sofje është përfshirë në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s dhe gëzon popullaritet të madh. Jo me të njëjtin fat është moshatarja e saj Kisha e Shën Pjetrit. Kjo e fundit gjendet në bregun e majtë të lumit Nishava, 1 km larg fshatit Berende në drejtim të perëndimit, në Bashkinë Dragoman. Datimi i Kishës së Shën Pjetrit nuk dihet saktësisht. Supozohet se ajo është ndërtuar në kohën e car Ivan Asenit II në fillim të shek. XIII-të ose në kohën e Ivan Aleksandrit në mes të shek. XIV-të. Pavarësisht nga ndërtesa e vogël, në kishë mund të shihet një nga mbishkrimet e pakta në mur, të ruajtura tërësisht që nga shek. XIV-të. Për shkak të kompozimeve piktoreske, afresket e Kishës së Shën Pjetrit përmenden në të gjitha punimet kushtuar artit mesjetar të Ballkanit.
Fatkeqësisht, këto afreske janë pak a shumë të prishura nga lagështia, megjithëqë kisha u shpall monument kulturor që në vitin 1927. Një pjesë prej afreskeve ruhet në qemerin e nëndheshëm të katedrales së Sofjes “Shën Aleksandër Nevski”. Kisha “Shën Pjetri” në fshatin Berende është një nga thesaret e harruara bullgare të cilat kërkohen nga ekspedita “Rizbulo Bullgarinë.”
Fotografi të mbishkrimeve në mur nga kjo kishë mund të shihen në Urën e të Dashuruarve në qendër të Sofjes deri më 6 maj. Ekspedita “Rizbulo Bullgarinë” ekspozon 58 fotografi të reja të monumenteve kulturore e historike bullgare.
Shenjtorë historikë, objekte larg itinerareve të mëdha, enigma dhe vende të reja dhe të parestauruara do të ngjallin entuziazmin e të interesuarve për historinë dhe udhëtimet. Struktura të mëdha misterioze në afërsi të Jakorudës, Bazilika e Kuqe e Bellovos në rrethin e Pazarxhikut, varreza trake në Pomorie bëjnë pjesë në këtë ekspozitë nën qiell të hapur. Autorë të fotografive janë Evgeni Dimitrov dhe Tihomira Metodieva, Ivan Vasilev dhe Vladimir Alekseev. Organizatorë të ekspozitës janë Shoqata “Projektet kulturore”, Agjencia “BulFoto” dhe Drejtoria e Kulturës pranë Kryebashkisë së Sofjes.
Në hapjen e ekspozitës interpretoi fyelltari Teodosi Spasov. I pyetur “Cilat vende të Bullgarisë ju kanë bërë përshtypje më të madhe?”, muzikanti përmendi Baba Teken dhe Kalanë e Asenovgradit, ku ka dhënë koncert me orkestrën “Rodopa”.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Foto: BulFoto
Një koncert në Los Anxhelos me një program tërësisht bullgar, kushtuar festës kombëtare 3 mars , do të mbahet më 21 mars. Këtë e bëri të ditur në një intervistë për Radio Bullgarinë kompozitorja e njohur e filmit Penka Kuneva. Për “Gruan..
Piktor ikonash dhe mësues - këto dy fjalë i përmendim gjithmonë kur përpiqemi të ringjallim nga harresa e së shkuarës një piktor që hapat e parë në art i hodhi në vitet e para pas Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman (1878). I tillë është Miljo..
"Shh... Është koha për një film" - me këtë moto Sofja bëhet kryeqyteti kinematografik i Evropës për dy javët e ardhshme. Edicioni i 29-të i forumit më të madh kinematografik në Ballkan – Sofia Film Festi Ndërkombëtar hapet sonte në sallën nr. 1 të..
Në vitin 2021, “Rruga e Kirillit dhe Metodij” shndërrohet në njërën nga 48 rrugët kulturore evropiane, dhe tradita shkrimore, kulturore dhe fetare..
Gjimnazi në qytetin serb Caribrod ka një histori 134-vjeçare. Është themeluar që në vitin 1891, kur qyteti ka qenë brenda kufijve të Bullgarisë, sot ai..
Një alfabet, një mesazh për Evropën dhe shumë hipoteza – shkrimi glagolitik është një çelës për trashëgiminë dhe identitetin tonë kombëtar. Me rastin e..