Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gredi Assa – përmes shkretëtirës së bukurisë

БНР Новини
Foto: Венета Павлова

Me siguri ekspozita e profesorit Gredi Assa në Galerinë e Arteve Figurative në kryeqytet, do të shndërrohet në një nga veprimtaritë më interesante të vitit 2014 në fushën e pikturimit. Talenti i tij na çon përmes një bote të fantazmave enigmatike. Bënë përshtypje shqetësimi i tij, që të mos errësohet bukuria e planetit, të cilin e popullojmë. Në 49 tablotë e prezantuara autori rikrijon përuljen e tij para natyrës dhe arteve të ndryshme. Dhjetëra janë ekspozitat e piktorit Gredi Assa si në vendin tonë, ashtu edhe jashtë shtetit. Ekspozita iu kushtohet jubileut 60 vjeçar të lindjes së tij.

Majtas: “Shkretëtira”; djathtas “Pas ëndrrave”

Titulli metaforik “Përmes shkretëtirës” mbledh në vet veten njohuritë, hidhërimin, shpresën dhe urtësinë e autorit. Lidhur me këtë Gredi Assa shpjegon:

“Po flasim për shkretëtirën, e cila është në vet ne, e cila është jashtë neve dhe e cila është në ditën e përditshme. Po flasim për këtë, që na rrethon, dhe për këtë, që nuk mund të shkojmë rreth, por duhet të kapërcejmë. Në shkretëtirë ne jo vetëm gjejmë përgjigjen e shumë pyetjeve tona. Në të ka gjithçka – erëra, ëndrra, mirazhe dhe me rëndësi është çfarë do të preferojë njeriu.” 

Mirëpo, çfarë preferon piktori Gredi Assa?

“Personalisht unë preferoj mirazhet. Fakti, se mund ta shikosh dhe ta pranosh, se ato janë pikënisja drejt idesë dhe qëllimit tënd, është pjesë  e frymëzimit, përvojës dhe imagjinatës së piktorit. Mirazhet, vegimet shfaqen atëherë, kur njeriu i kërkon dhe i dëshiron. Atëherë mund të shikosh oaza si një strehim.”

Majtas: “Fotografia”; djathtas “Muzika”

Piktori tregon në mënyrë poetike për shkretëtirën dhe për pafundësinë e saj. Dhe ai e ndjej veten si një zbulues i bukurisë së papritur të shkretëtirës. Ai rrëfen edhe për vështirësitë, që haste në krijimtarinë 40-vjeçare dhe për pozitën jetike që mbronte, duke bërë aluzion me Biblën – me ato 40 vjet, gjatë të cilëve Moisiu bridhte me popullin nëpër shkretëtirë. Dunat e saj të shumta janë shkak, që Gredi Assa të ndjej veten “si një kokrrizë rëre me botë të vet të brendshme plotë liri, shpresë, frymëzim”.

Portreti i Dimitër Goçevit

Në ekspozitë tablotë, që prezantohen janë në gjini të ndryshme. Ka dhe shumë portrete. Njeri prej tyre rikrijon regjisorin e madh bullgar Dimitër Goçev, i cili vite me radhë punonte në Gjermani. Për të piktori kujton:

“Ishim miq, ai koleksiononte tablotë e mi dhe shpesh herë folëm për artin modern. Ai më jepte forcë dhe besim. Prandaj vendosa të përfshij portretin e tij në këtë ekspozitë. Ka edhe portrete të shumë të afërmve të mi. Në këtë ekspozitë desha t’u bëj një përkulje ndaj arteve, të cilët i pëlqej.”

“Natyra e qetë e Venecias”

Çfarë u uron studentëve të tij profesori Gredi Assa?

“Jam me shpresë, që studentët e mi do të gjejnë rrugën e vet, në të cilën do të ecin ngadalë dhe qetë. Vetëm kështu arrihen qëllimet më të largëta. Shpresoj, se ata nuk do të jenë piktorë të përjetimeve të përkohshme, por do të arrijnë të zbulojnë edhe gjërat më të vogla. Ata duhet të posedojnë aftësinë të dallojnë ndjenjat e ndryshme, kështu që ta rikrijojnë në veprat e tyre.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një atraksion i ri në Burgas - Muzeu i të Pamundurës zhbën iluzionet

Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ​​ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...

botuar më 24-10-26 3.15.MD
Universiteti i Lisbonës

Në Universitetin e Lisbonës studiohen bullgarishtja dhe pesë gjuhë të tjera sllave

Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..

botuar më 24-10-25 7.30.PD
Radosllava Nedjallkova me çmimin e madh Bullgarja e Vitit - Shën Zllata Mëglenska për vitin 2023

Radosllava Nedjalkova nga "Nashenci": Ansamblet folklorike janë zemrat e komuniteteve bullgare në mbarë botën

“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..

botuar më 24-10-23 7.35.PD