Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Violinistja e re Zornica Illarionova me çmim prestigjioz në Madrid

Foto: BGNES

Akoma si nxënëse në Shkollën Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov” në Sofje, Zornica Illarionova fitoi dekorata prestigjioze nga konkurset kombëtare dhe ndërkombëtare – “Nedjallka Simeonova”, “Panço Vlladigjerov”, “Dobrin Petkov” e të tjerë. Violinistja e re ka zhvilluar koncerte në Francë, Spanjë, Portugali, Gjermani, Belgjikë, Rusi, Austri, Serbi. Prej dy vjetëve është studente në Akademinë Mbretërore “Mbretëresha Sofia” në Madrid, në klasën e violinës të profesorit Zahar Bron. Sipas traditës, në fund të vitit shkollor jepen dekorata për një instrumentalit më të mirë në degët e ndryshme. Për periudhën 2013-2014 njohjen e fitoi bullgarja e re.

“Dekorata është për koncertin tim të fundit në Madrid, në të cilin morën pjesë të gjithë violinistët nga katedra – tregon Zornica. – Ajo jepet në takimin tradicional midis udhëheqjes së akademisë dhe pedagogëve në “Mbretëreshën Sofia”. Është e tepërt të them se jam shumë e lumtur. Kjo është një nga dekoratat më të mëdha të cilat kam marrë deri tani. Është e ditur se çfarë personaliteti i jashtëzakonshëm është pedagogu i madh Zahar Bron, në klasën e tij ka violinistë të shkëlqyer. Gjatë vitit 2012, pas një konkursi shumë të vështirë, më pranuan në shkollë. Nga 14 kandidatët profesori Bron pranoi katër. Puna është shumë intensive, por nuk e kam shkëputur lidhjen time me Bullgarinë. Aktualisht jam studente njëkohësisht dhe në Universitetin e Ri Bullgar. Është tepër e vështirë të gërshetohen angazhimet në të dyja shkollat, por tani për tani mundem.”

“Kur flas për mësuesit e mi, gjithmonë filloj me emrin e nënës time Bllagorodna Taneva – një nga pedagogët më të njohur të violinës në Bullgari. Asaj i dedikoj çdo gjë. Ajo është njeriu i cili më formojë si violiniste. Një përvojë shumë të mirë fitova dhe nga pjesëmarrja ime në klasat e ndryshme të mjeshtërisë të muzikantëve të mëdhenj. Kam mësuar tek profesori Minço Minçev, Svetlin Rusev, Kevork Mardirosjan (një violinist bullgar i cili jeton në Amerikë), Oleg Krisa nga Rusia dhe shumë të tjerë. Mendoj se, gjatë viteve të fundit u rrita mjaftë si muzikante dhe interpretuese nën drejtimin e profesorit Zahar Bron dhe të asistentit të tij Jurij Vollgin në Madrid. Unë u jam shumë mirënjohëse. Në Akademinë Mbretërore “Mbretëresha Sofia” japin mësim pedagogë me famë, përfaqësues të shkollës ruse. Jam adhuruese të sistemit të tyre të mësimit. Për mua është një shans i madh, se rashë aty. Vet mbretëresha Sofia personalisht i përkrah pedagogët dhe studentët. Ceremonia në të cilën e mora dekoratën time, u zhvillua në pallatin mbretëror “Ell Prado” në Madrid dhe personalisht Lartmadhëria e Saj i dha dekoratat fituesve nga çdo një degë e veçantë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Të mos jemi vetëm" – një këngë me mesazh të fortë

Në Ditën e Asistencës së Maternitetit, ju ofrojmë një këngë kushtuar një teme të vështirë - vdekshmërinë femërore gjatë lindjes. "Të mos jemi vetëm" bashkon disa nga muzikantët tanë më të mirë. Përveçse interpretoi këngën në mënyrën e tij të..

botuar më 25-01-21 8.10.PD

"Biljana e bukur"

DEEP ZONE Project janë gati me projektin e tyre më të fundit BG Ethno House - "Biljana e bukur", në të cilin edhe një herë kombinojnë muzikën moderne të kërcimit elektronik me motive origjinale të bazuara në folklor, si gjithmonë me shumë dashuri për..

botuar më 25-01-17 1.25.MD

"Fuego Del Amor" - kënga e parë e një artisti bullgar me familjen e Gypsy Kings

Joef Gipsy Kings Family regjistroi "Fuego Del Amor" - një këngë me këngëtaren bullgare Sandra Aleksandrova. Historia filloi tre vjet më parë, kur Sandra dhe producenti i saj Artur Nadosjan vizituan Nice - atje takuan familjen Joef Gypsy Kings, të quajtur..

botuar më 25-01-16 6.25.PD