Ku mund të shijojmë në një vend ekspozita nga më të ndryshmet, vallëzime, spektakle teatrale, interpretime muzikore, shfaqje të iluzionistëve, artistë të cirkut dhe shumë të tjerë? Përgjigja është Salloni i Vjeshtës i Arteve, kurse vendi është qyteti i Plovdivit. Sivjet shfaqjet e shumta fillojnë akoma me ardhjen e muajit shtator dhe përfundojnë në Festën e Iluministëve të Popullit (më 1 nëntor) me Festivalin Ndërkombëtar në kitarë. Hapja është më 2 shtator me koncert të orkestrës simfonike të Operës Shtetërore në qytetin e Plovdivit.
Drejtori muzikor i grupit Dian Çobanov personalisht i ka ftuar virtuozët e violinës, të cilët publiku do t’i dëgjoj në skenën e Teatrit Antik. Ja se çfarë tregoi ai: “Do të filloj me Kristof Konc – prijës i violinave të dyta në Filarmoninë e Vjenës. Unë personalisht kam punuar me të, si në Bullgari ashtu dhe në Austri. Ai është një muzikant i ri shumë interesant me një karrierë të shkëlqyer. Akoma si fëmijë ka marrë pjesë në produktin e Hollivudit “Violina e kuqe”. Kur ka qenë 18 vjeç fiton vendin e vet në Filarmoninë e Vjenës. Një interpretues i ri i shkëlqyer, me një prani shumë të fortë në skenë. Përveç tij publiku i Teatrit Antik do të shikojë dhe Mario Hosen. Një violinist me një karrierë të shkëlqyer solo, ai është dhe profesor në Universitetin e Ri Bullgar. Me të njihemi akoma nga shkolla. Kemi pasur dhe shfaqje të përbashkëta në Bullgari dhe jashtë shtetit. Përgjithësisht pesë janë interpretuesit, të cilët do të ekzekutojnë gjatë kësaj mbrëmje. Ata do të paraqitet veç e veç dhe në koncerte për dy e më shumë violina. Vizatohet një program i freskët dhe festiv, të përshtatshëm për hapjen e një formati si “Salloni Vjeshtor i Arteve.”
“Për mua është shumë interesante se do të punoj me ta, nuk kam pasur një kënaqësi të tillë deri në këtë moment, por kam dëgjuar vetëm jehona pozitive. Publiku i qytetit Plovdiv i do, sepse e njeh talentin e tyre. Në këtë buqetë prej virtuozëve të violinës ka një zonjë të re – Zhaklin Prajs. Ajo është studente e profesorit Mario Hosen. Të dy do të interpretojnë koncert për dy violina në re minor nga Johan Sebastian Bah.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..
Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..
Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..