Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me koncert në skenën e Teatrit Antik në Plovdiv fillon “Salloni i Vjeshtës i Arteve”

Foto: arkiv

Ku mund të shijojmë në një vend ekspozita nga më të ndryshmet, vallëzime, spektakle teatrale, interpretime muzikore, shfaqje të iluzionistëve, artistë të cirkut dhe shumë të tjerë? Përgjigja është Salloni i Vjeshtës i Arteve, kurse vendi është qyteti i Plovdivit. Sivjet shfaqjet e shumta fillojnë akoma me ardhjen e muajit shtator dhe përfundojnë në Festën e Iluministëve të Popullit (më 1 nëntor) me Festivalin Ndërkombëtar në kitarë. Hapja është më 2 shtator me koncert të orkestrës simfonike të Operës Shtetërore në qytetin e Plovdivit.

Drejtori muzikor i grupit Dian Çobanov personalisht i ka ftuar virtuozët e violinës, të cilët publiku do t’i dëgjoj në skenën e Teatrit Antik. Ja se çfarë tregoi ai: “Do të filloj me Kristof Konc – prijës i violinave të dyta në Filarmoninë e Vjenës. Unë personalisht kam punuar me të, si në Bullgari ashtu dhe në Austri. Ai është një muzikant i ri shumë interesant me një karrierë të shkëlqyer. Akoma si fëmijë ka marrë pjesë në produktin e Hollivudit “Violina e kuqe”. Kur ka qenë 18 vjeç fiton vendin e vet në Filarmoninë e Vjenës. Një interpretues i ri i shkëlqyer, me një prani shumë të fortë në skenë. Përveç tij publiku i Teatrit Antik do të shikojë dhe Mario Hosen. Një violinist me një karrierë të shkëlqyer solo, ai është dhe profesor në Universitetin e Ri Bullgar. Me të njihemi akoma nga shkolla. Kemi pasur dhe shfaqje të përbashkëta në Bullgari dhe jashtë shtetit. Përgjithësisht pesë janë interpretuesit, të cilët do të ekzekutojnë gjatë kësaj mbrëmje. Ata do të paraqitet veç e veç dhe në koncerte për dy e më shumë violina. Vizatohet një program i freskët dhe festiv, të përshtatshëm për hapjen e një formati si “Salloni Vjeshtor i Arteve.”

Mezi në 12 dhe 14 vjeç, vëllezërit Aleksandër dhe Martin Zajranovi janë “student të rinj” në klasën e violinës të profesorit Mario Hosen. Pavarësisht nga mosha e tyre e njomë, të dy janë laureatë të konkurseve prestigjioze kombëtare dhe ndërkombëtare. Dian Çobanov i përcaktoi pritjet e veta për shfaqjen e tyre të përbashkët:

“Për mua është shumë interesante se do të punoj me ta, nuk kam pasur një kënaqësi të tillë deri në këtë moment, por kam dëgjuar vetëm jehona pozitive. Publiku i qytetit Plovdiv i do, sepse e njeh talentin e tyre. Në këtë buqetë prej virtuozëve të violinës ka një zonjë të re – Zhaklin Prajs. Ajo është studente e profesorit Mario Hosen. Të dy do të interpretojnë koncert për dy violina në re minor nga Johan Sebastian Bah.

“Një ngjarje tjetër e rëndësishme për mua është shfaqja e operës “Aida” nga Xhuzepe Verdi më 7 shtator. Spektakli do të paraqitet në skenën e Teatrit Antik. Ky do të jetë prezantimi i dytë i operës në këtë lexim. Premiera u zhvillua në festivalin “Opera open” këtu në Plovdiv. Teatri ishte plotë e përplot – deri më 2500 veta. Estetika e regjisores Nina Najdenova në mënyrë vizuale është shumë e spastruar. Hapësira të cilën e propozon skena e Teatrit Antik, është krejtësisht e përvetësuar. Gëzohem se do të kem nderin të dirigjoj këtë shfaqje.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një valë kulturore franceze po përfshin Sofjen në javët e ardhshme

Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti  është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..

botuar më 24-10-16 7.20.PD

Tregu si fenomen kulturor në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen

Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..

botuar më 24-10-09 7.35.PD

Takim në Ambasadën e Shqipërisë me studentët e Universitetit të Sofjes

Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..

botuar më 24-10-06 12.05.MD