Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Stanimira Petrova: Në çdo ndeshje dilja si për finalet

БНР Новини
Foto: BGNES

Stanimira Petrova me vendosmëri hedh poshtë përfytyrimin, se boksi nuk është për femra. Në kohë kur Bullgaria gjithnjë e më rrallë arrin dallime të larta në fushën e sportit, jo për mungesë të potencialit, por të politikës së ndjekur, ajo me burrëri fitoi kupën botërore në kategorinë deri në 54 kg. E para për femra në boksin bullgar. Kjo u bë në Kampionatin Botëror të Boksit në Xhexhu të Kores, ku bullgarja e hijshme fitoi arin pas pesë fitoreve bindëse kundër rivaleve të forta, mes të cilave kishte mbajtëse të medaljeve evropiane dhe botërore. “Në çdo një ndeshje dilja sikur për finale. Dhe në fakt luajta 5 finale”, zbulon sekretin e saj kampionia. Kështu ajo ka realizuar ëndrrën e vet – të dëgjojë himnin e Bullgarisë nga shkalla e lartë e nderit.

“Në këtë garë isha shumë e sigurt në forcat e mia. E vetmja gjë për të cilën mendoja ishte të zbavitem në ring. Dhe në gjysmëfinalet dhe finalet, kur ndjeva mbështetjen, që më japin Bullgaria, të gjithë miqtë dhe të afërmit e mi, i thashë vetes se luaj për Bullgarinë. Desha që bullgarët të ndihen krenarë”, ndan Stanimira në një intervistë për “Radio Bullgarinë”.

Moment nga finali: Stanimira e sulmon kampionen evropiane Marcia Davide nga ItaliaBullgarja 23 vjeçare u kthye në sensacionin e turneut, sepse dallimi për të erdhi pas rreth 2 vjetësh në këtë sport. E ka zgjedhur boksin si disiplinë me zgjedhje si studente në Akademinë Kombëtare të Sporteve në Sofje. Në fakt ky është sporti, të cilin e kishte zgjedhur prej kohe i ati. Kur doli në ring kuptoi menjëherë, se ky është pasioni i saj në jetë. Kuptohet, suksesi nuk erdhi nga asgjë. Sipas Stanimirës, një bazë e mirë për karrierën e saj të boksit ishin 15 vjetet e stërvitjeve aktive të taekuondos.

“Në qoftë se nuk kisha përvojën dhe aftësitë e grumbulluara në fushën e taekuondos, nuk mendoj se suksesi do të vinte aq shpejtë. Prej këtij sporti jam mësuar lëvizjen e pandërprerë me këmbët – anës, djathtas, përpara, mbrapa, siç thonë disa “të kërcejë” mbi ring. Nga taekuondos e kam edhe ndjesinë për distancën, tajming-un, çastin e saktë, kur duhet të goditësh, të bllokosh kundërshtarin.”

Si grua a e ka pasur të lehtë të kapërcejë barrierën psikologjike të godasë një njeri? “Nga herë e kam të vështirë dhe ndërpres. Por në fund të fundit ne kemi hipur në ring për këtë” – thotë Stanimira, duke theksuar, se jashtë ringut është njeri tjetër. I pëlqen të vizatojë, të kërcejë, të frekuentojë koncerte, të dëfrehet si çdo një vajzë në moshën e saj. Kuptohet, kur ka çast pushimi në të përditshmen e saj intensive, sepse sporti është në vendin e parë.

Stanimira gjatë mbërritjes në Sofje me trajnerin e saj personal Alleksandër Hristov i cili është kampion evropian e botëror dhe nënkampion olimpik“Në sallë bëjmë stërvitje dy herë nga dy orë. Por kjo nuk është e mjaftueshme – thotë kampionia botërore. Koha që ndaj për boksin nuk janë vetëm këto katër orë. Gjithë ditën – kur shtrihem, kur ngrihem, vazhdimisht mendoj çfarë duhet të bëjë që të bëhem më e mirë. Kështu që mund të them se boksit i kushtoj 24 orë në ditë. Bile kur jam në gjumë, nga herë ëndërroj se jam në ring.”

Si parime udhëheqëse në jetën e saj vajza nga Asenovgradi përkufizon vetëdisiplinën dhe vetëpërmbajtjen, të cilat janë me rëndësi të madhe në ring, ku njeriu duhet të jetë i qetë. “Kur është i qetë, ai mund të tregojë aftësitë e tij të plota. Sepse në momente të tërbimit, njeriu nuk mund të mendojë dhe atëherë mund të humbë”, saktëson në përfundim Stanimira Petrova.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pas 21 vitesh, një bullgare u rendit ndër 3 femrat më të mira në biatlon

Milena Todorova arriti suksesin më të madh për biatlonin bullgar të femrave në më shumë se dy dekada, pasi u rendit e treta në vrapimin 7.5 km në Kupën e Botës në Oberhof, Gjermani. Sportistja 26-vjeçare bullgare, e cila u rikthye në start pas lejes së..

botuar më 25-01-10 10.14.PD
Albert Popov

Albert Popov arriti fitoren e parë në sllallomin botëror

Albert Popov triumfoi në sllallomin në Madonna di Campiglio të Italisë. Skiatori më i mirë bullgar korri fitoren e parë në karrierën e tij në Kupën e Botës pas një zbritjeje të dytë të jashtëzakonshme. Ai ishte i 8-ti pas zbritjes së parë, por në..

rinovuar më 25-01-09 3.08.MD
Grigor Dimitrov

Tenisti Grigor Dimitrov mbetet numri 10 në botë

Sipas renditjes botërore të tenistëve të publikuar sot, Grigor Dimitrov ruan pozitën e dhjetë, ndonëse nuk arriti të mbrojë pikët nga titulli në Brisbane për shkak të lëndimit. Bullgari humbi 150 pikë dhe është me një aktiv nga 3200 – 5 më shumë se..

botuar më 25-01-06 3.04.MD